ILIRIADA PORTAL

Nderkombetaret: Rama eshte i papergjegjshem

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14052010

Mesazh 

Nderkombetaret: Rama eshte i papergjegjshem




Rozeta Rapushi
Furi deklaratash nderkombetare ne perpjekje per te sensibilizuar kreun socialist Edi Rama qe te heqe dore nga veprimet qe diplomatet e huaj i konsiderojne si te papergjegjshme dhe te papershtatshme per Shqiperine e per me teper, larg kornizave ligjore dhe kushtetuese te vendit dhe standardeve te Bashkimit Evropian. Komisioni per Zgjerimin Shtefan Fyle, i deklaroi publikisht pak dite me pare Rames se greva e urise ishte nje hap i gabuar, madje e paralajmeroi se do te mbaje ai pergjegjesi per shendetin dhe jeten e te ngujuarve. Menjehere me pas ishin Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe nepermjet zv/ndihmessekretarit te Shtetit paralajmeruan se greva e urise dhe seria e protestave jane shume te demshme per vendin. Ne kete kuader, OSBE, KE KiE, PE, BE dhe shume organizma te tjere te rendesishem kane vleresuar se greva dhe protestat jane te papranueshme dhe per me teper, kane paralajmeruar se rrezikojne procesin e integrimit te Shqiperise. Kulmi i kritikes arriti pardje me Partise Socialiste Evropiane qe fare hapur i bene thirrje Rames qe te futet ne Kuvend dhe atje te nise dialog me mazhorancen per te nisur reformen e zgjedhjeve te ardhshme. Ketyre thirrjeve po i bashkohen cdo dite shume intelektuale shqiptare te cilet i kerkojne Rames te ndale greven dhe protestat per te mos penguar integrimin. Nderkohe qe Presidenti i grupit parlamentar te Partive Popullore te Evropes ne Keshillin e Evropes, Luca Valonte, kritikoi ashper dje kreun e opozites, Edi Rama, per vijueshmerine e greves se urise, si dhe qendrimin e tij te pajustifikueshem. Ne nje interviste per gazetaret, te dhene pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Valonte tha se Rama po gabon ne planin institucional dhe po jep pergjigje kontradiktore me ate cka i kerkuar Keshilli i Evropes. Po keshtu Valonte theksoi se greva e urise eshte po ne kundershtim me ate qe po Rama ka deklaruar se do te beje, si dhe kritikoi qendrimin e kreut te opozites jashte kesaj greve. Nderkohe qe u shpreh se bllokimi rrugor ne Tirane dhe ne qytete te tjera nga opozita, eshte nje vendim kunder cdo norme civile qe ekziston ne te gjitha vendet demokratike. Zoti Valonte, si i shihni zhvillimet e fundit ne Shqiperi? Shoh qe demokracia funksionon shume mire, vendi po zhvillohet me ritme shume te rendesishme ne nje periudhe krize globale si kjo. Shpresojme qe te jepet sa me shpejt nje vendim ne favor te Shqiperise per liberalizimin e vizave dhe shpresojme qe Shqiperia te jete sa me shpejt ne Evrope. Ne italianet, po angazhohemi shume ne kete drejtim. Shqiperia e meriton sepse Evropa ka nevoje per nje vend si Shqiperia per demokracine shqiptare dhe rolin ne stabilitetin politik ne Ballkan. Si e shihni greven e urise se Partise Socialiste, a po demton? Veprimet e Edi Rames ne keto muajt e fundit, jane krejtesisht te pajustifikueshme. Nuk eshte vetem mendimi i Partive Popullore, por e ka thene zyrtarisht edhe Keshilli i Evropes, qe debati duhet te behet ne Parlament, opozita behet ne Parlament. Vezhguesit e OSBE-se kane deklaruar qe zgjedhjet kane qene me te mirat dhe me demokratiket e zhvilluara ndonjehere ne vend. Dhe ne kete kendveshtrim, ne planin politik, Rama po gabon dhe ne planin institucional po jep pergjigje kontradiktore me cka i ka kerkuar Keshilli i Evropes. Asambleja e Keshillit te Evropes, i ka dhene disa sugjerime qe PS t'i drejtohet gjykatave apo Komisionit te Venecias... Po, Asambleja Parlamentare ka thene shume gjera. Ka thene qe debati behet ne Parlamentet dhe bojkoti eshte i papranueshem. Me duket se Rama po ben totalisht te kunderten. Iniciativa e greves se urise eshte ne kundershtim me ate qe ka deklaruar se do te beje. Sepse, te kesh deputete qe nuk shkojne ne parlament dhe te njejtet deputete bejne greve urie, nderkohe qe mund te diskutojne ne Parlament, me duket ne kundershtim me cdo parim demokratik qe s'ka as minimumin e parimeve dhe vlerave te Keshillit te Evropes. KiE, ka kerkuar dhe sugjeruar qe ne se shihet e nevojshme te kerkohet nje rivleresim ne Komisionin e Venecias. Sigurisht, nese PS nuk bie dakord as me kete mundesi per t'iu drejtuar Gjykates per te marre nje mendim, atehere ajo bie ne nje pozicion politik te gabuar duke mos pasur asnje justifikim juridik per te pasur sadopak vemendje nga KiE, e cila nuk mund te beje me shume se kaq. I kerkohet te jape nje gjykim pozitiv per cka PD dhe qeveria Shqiptare ka bere edhe duke u perpjekur te mirekuptoje opoziten, edhe pse kjo ide per te bllokuar qarkullimin rrugor ne Tirane dhe per te bllokuar qarkullimin ne qytete te tjera, eshte kunder cdo norme civile qe ekziston ne te gjitha vendet demokratike. Disa dite me pare ishte ketu zoti Panella, per te mbeshtetur kete greve dhe zotin Rama, a keni ju nje koment per kete? Ne e njohim zotin Panella prej vitesh. Mendoj se edhe vete Panella ka qeshur me kete greve urie, greve e cila me thone se as nuk ka lidhje me Ramen. Pra ai i ka futur te tjeret ne greve urie dhe vete, bashke me disa krere te partise, nuk ka hyre ne greve. Kjo eshte dicka qesharake. Nga ana tjeter kur Panella hyri ne greve urie, nuk i solli kurre fat, sepse Partia Radikale mbeti gjithmone ne kuotat e 2-3 per qind. Une mendoj se nje force politike e pergjegjshme si Partia Socialiste Shqiptare, duhet te meritoje nje rol me te madh politik dhe nje prezence me te madhe ne problemet reale qe i interesojne qytetareve shqiptare. Ajo mund te kontribuoje me shume per te cuar Shqiperine ne Evrope. Kjo menyre sjellje eshte sterile, pa rezultat, qe prodhon probleme te medha per qytetaret, ashtu sic mund te prodhoje deme te medha nderkombetare. Nuk besoj se do i sherbeje as per publicitet Rames duke pare se jane perpara zgjedhjet e ardhshme lokale. A keni ju nje apel ? Apeli im eshte ky: Kjo qe po ndodh, skualifikon totalisht opoziten. Une shpresoj qe Edi Rama dhe Partia Socialiste te tregojne sens pergjegjesie, te ndjekin udhezimet e dhena nga Keshilli i Evropes, te vijne ne Parlament jo vetem ndonjehere, por te kontribuojne per te bere te mundur qe perpjekjet e gjithe vendit, jo vetem te Partise Demokratike, por te gjithe qeverise qe eshte edhe e Partise socialiste, te kontribuoje per te forcuar edhe me shume rolin nderkombetar te Shqiperise, te kontribuojne qe Shqiperia me ne fund te anetaresohet ne Evrope dhe t'i jape Partise Socialiste, ate rol dhe dinjitet politik qe meriton.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Nderkombetaret: Rama eshte i papergjegjshem :: Komentet

Mesazh prej Fri May 14, 2010 4:45 pm nga anonymus

Rama po e drejton hum shum keq PS. SKANDAL

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon May 17, 2010 11:34 am nga lidabica

PO ē'PS eshte kjo,ky eshte nje grupim i te degjeneruarve te PS-se,me nje super te degjeneruar-psiqik, ne krye...eshte per te ardhur keq...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 1:20 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi