ILIRIADA PORTAL

Edin nuk e lė pėrsėri mami tė hyjė nė grevė urie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052010

Mesazh 

Edin nuk e lė pėrsėri mami tė hyjė nė grevė urie




Ramen s'hyn serish ne greve urie Gjate dites se djeshme kishte bindur grevistet e urise dhe te gjithe ambasadoret dhe diplomate te Brukselit, se ai do te futej ne greve urie dhe se nuk do te dilte i gjalle prej andej pa rinumeruar votat e 28 qershorit. Por mesa duket pas gjithe ketyre premtimeve, Rama ka degjuar edhe nje here porosine e mamit te tij. Nderkohe qe protesta e djeshme ka deshtuar me gjithe thirrjet dhe spotet njejavore per pjesemarrje te Rames dhe mbeshtetesve te tij. Nga ana tjeter, me gjithe Ngjeles dhe Ndokes, duke premtuar se do te rrezonin qeverine Berisha, perkundrazi asgje nuk ndodhi dhe protestuesit u ndane qetesisht, pervec disa problemeve te castin. "Zeri yne po degjohet, kauza jone po perparon, zgjidhja eshte sot me afer se asnjehere ne keta nente muaj fale edhe shkembimeve shume pozitive te ideve qe kemi pasur sidomos ditet e fundit me miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise". Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Gjate protestes se zhvilluar nga opozita per transparencen e plote te zgjedhjeve, kryesocialisti thekoi se "do te rezistojne me kuraje e durim pa thyer asnje xham e pa keputur asnje lule". "Kurre nuk kam besuar tek dhuna dhe kurre nuk do te dyshoj tek rezistenca paqesore si e vetmja rruge per t'i hapur rruge te mires", u shpreh ne fjalen e mbajtur perpara protestuesve, lideri i socialisteve. Me tej, ai tha se dje u bene 14 dite greve dhe 15 net urie, qe 202 njerez po stermundohen duke i udhehequr te gjithe ne rrugen e kerkimit te rruges se vertetes. Sipas tij, keto jane ditet dhe netet me te renda opozitare, mes ferrave dhe urrejtjes se cinizmit te pushtetareve. "U them sot partnereve, ne jemi ketu miq te dashur evropiane sepse nga ju kemi mesuar se c'eshte liria dhe c'eshte e drejta e njeriut, c'eshte demokracia dhe shteti i se drejtes, nga ju kemi mesuar se cfare behet kur te drejtat e njeriut rrezohen", reagoi ndaj mesazheve te nderkombetareve, Edi Rama. Sipas tij, kurre transparenca nuk mund te pengohet. Ai tha se opozita ndodhet atyre sepse duan nje Shqiperi evropiane, te mireqeverisur nga vota e popullit. Kryesocialisti theksoi se rruge nuk kane dale per te shkaterruar, por per te ndaluar doren qe po shkaterron shpresen shqiptareve. "Prej 14 ditesh, burra e gra, djem dhe vajza, jane ne greve urie ne mes te Evropes per te deshmuar me forcen e aspirates sone te perbashket evropiane, kundershtimin stoik ndaj pushtetit qe po mban te mbyllur kutite, qe ka gjunjezuar ekonomine, por qe kurre nuk mund te na gjunjezoje ne", nenvizoi kreu i opozites. Sipas tij, nuk eshte greva e urise qe ka sjelle thellimin e krizes po eshte thellimi i krizes qe ka sjelle greven e tyre te urise. Lideri i selise roze tha se nuk jane protestat shkaku i mungeses se normalitetit demokratik ne kete vend, po eshte mungesa e normalitetit demokratik te ketij vendi shkaku i protestave. "Nuk jemi ne qe e largojme Shqiperine nga Evropa duke kerkuar transparence per zgjedhjet, per qeverisjen, per drejtesine, per ekonomine, po jane kutite e mbyllura te zgjedhjeve, te bemave te qeverise, te ceshtjeve te drejtesise, te shifrave te ekonomise, qe mbajne Shqiperine larg Evropes dhe lene shqiptaret te varfer, te papune, te pashprese", u shpreh Rama. Sipas tij, arritja e qellimit te opozites eshte shume me prane se c'ishte diten qe u ngrit kjo cader. Ai tha se kjo eshte nje beteje per Shqiperine e re, per Shqiperine e cliruar nga kthetrat e korrupsionit qe jane futur deri ne kutite e votimit. "Ndaj motra dhe vellezer, kurajen per te rezistuar duhet ta tregojme sebashku, eshte koha per zgjidhje, eshte koha qe veshet e pushtetit te hapen dhe qe zgjidhja te behet realitet, se ne jemi ketu per kete, askush te mos mendoje se ne do te lodhemi, ne jemi ketu per kete, ne nuk levizim nga ketu sepse ajo qe ne kerkojme eshte interesi yne kombetar, interesi i cdo qytetari", apeloi kryetari i PS, Edi Rama.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi