ILIRIADA PORTAL

Si shumė po i lodh njerėzit shoku Rama!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052010

Mesazh 

Si shumė po i lodh njerėzit shoku Rama!




Saimir Kumbaro*

Gabuat nė zgjedhjen tuaj si politikan. Nuk je fare politikan shoku Rama. Vetė e ke deklaruar. Tė bėsh politikė duhet tė dish, tė njohėsh dhe tė kesh kulturė tė madhe. Ti nuk i ke kėto cilėsi. Je karizmatik, flet bukur dhe i tėrheq e ndez turmat, por kjo nuk mjafton. Mbi tė gjitha duhet tė jesh i menēur. Nuk mjafton tė jesh i zgjuar. Nuk po marrim vesh se ku do dalėsh me armėn qė ke zgjedhur! Ku do ta shpiesh atė pjesė tė popullit qė ke marrė pėrsipėr tė mbrosh. Mė vjen keq kur shoh pėrqark teje, njerėz qė u ngjajnė dallkaukėve qė i rrotullon era sa majtas djathtas. Ata edhe ty njė ditė do tė kthejnė kurrizin. Janė tashmė tė provuar. Ata nuk kanė ideale, pra bėj kujdes nga babėzia pėr karrige e disa politikanėve qė tė vijnė rrotull. Si njė prej firmėtarėve tė apelit qė njė grup artistėsh, mjekėsh dhe profesorėsh shqiptarė ju bėnė pėr ndėrprerjen e grevės sė urisė, organizuar prej jush, dhe si njė qytetar qė dėgjoj fyerjet mė banale nėpėrmjet kanaleve televizive, e ndjej sėrish pėr detyrė t’ju drejtohem.
Nė vitin 2000, ju u zgjodhėt Kryetar i Bashkisė sė Tiranės. Komuniteti i artistėve dhe shkrimtarėve shpresoi se do shndėrroheshit nė njė promotor nė dobi tė jetės kulturore e artistike tė kryeqytetit. Kam besuar se do ta kthenit Tiranėn nė njė prej qendrave mė tė rėndėsishme tė promocionit kulturor rajonal e mė gjerė. Kam besuar se do i jepnit jetė iniciativave private artistike, duke vepruar si gjithė kolegėt tuaj perėndimorė, qė i ofrojnė artistėve hapėsira publike dhe mjete pėr tė realizuar krijime bashkėkohore. Kam besuar se do pėrpiqeshit ta shtrinit mė tej emancipimin e popullit. Mirėpo, ajo ēfarė ti ke bėrė nė fushėn e kulturės dhe lėvizjes artistike rezulton tė jetė njė masakėr e vėrtetė. Ti jo vetėm qė nuk ndėrtove institucione tė reja, siē mund tė ishin Galeria dhe Muzeu i Bashkisė, Teatri pėr tė rinjtė, jo vetėm qė nuk pėrkrahe iniciativat pėr organizime e aktivitete kombėtare e ndėrkombėtare, por iu sule atyre pak institucioneve artistike dhe i shkatėrrove. Kujtoj inaugurimin e kinema “Republika”, qė ti e quajte “Milenium 1”. Ku ėshtė? E rrafshove nga faqja e dheut. Rrafshove kinema “17 Nėntorin”, kinema “Ali Demin”, kinema nė Kombinat, Laprakė, kinema “Partizanin”, dhe sė fundi i dhe dėrrmėn kinema “Dajtit”. Nga tė buron gjithė kjo urrejtje pėr artin shqiptar? Ti shkatėrrove Estradėn e Tiranės. Deshe tė shkatėrroje edhe Teatrin Kombėtar, por nuk tė eci. Mban tė mbyllur kinema “Agimin”!
Pėrse gjithė ky vrer pėr krijimtarinė kombėtare?
Mė kujtohet mirė njė mbledhje nė Teatrin Kombėtar, kur talle dhe pėrbuze artisten e popullit Violeta Manushi. Ti nuk ke respekt pėr asnjė lloj zhanri dhe artisti qė krijon art kombėtar. Ti e pėrbuz krijimtarinė e artistėve dhe shkrimtarėve shqiptarė. Ti shan dhe etiketon me gjithfarė epitetesh artistėt e krijuesit qė nuk janė pro teje. I quan ahengxhinj e dajrexhinj, kalemxhinj e bojaxhinj. Epiteti i fundit do t’ju pėrshtatej mė sė miri, se e ke treguar veten qė nė kėtė fushė s’ta kalon njeri. Mbete njė piktor amballazhesh. Kryeveprat tuaja janė pallati me shigjeta nė unazėn e Tiranės dhe fasadat pa shije tė godinave socrealiste. “Bunkeri” yt nė Die tė Francės i mbuluar me rrecka, tė cilin ti e deklarove para publikut francez si njė copė Shqipėri. Njė tjetėr kryevepėr ishin ēarēafėt me tė cilėt mbulove Bashkinė e Tiranės. E mbulove me slogane si ato qė ke rreshtuar nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Ty tė pėrkrahin ata artistė qė financon me paratė e taksapaguesve shqiptarė. Ke mbjellė urrejtjen dhe pėrēarjen mes njerėzve. Mos i nxit njerėzit tė vrasin njėri-tjetrin o njeri. Njė fjalė e urtė thotė: “Kur lind njė konflikt shfaqet njė kategori njerėzish qė nxit”. Kėta njerėz janė pjesa mė e keqe e shoqėrisė. Ti po nxit.
O Kryetar i Bashkisė sė Tiranės! Ti qė “mbron” interesat e banorėve tė kryeqytetit, ti qė administron ēdo pėllėmbė tokė nė Tiranė. Dil e shih si e ke katandisur kryeqytetin. Tė zė tmerri kur mendon tė dalėsh nga shtėpia me makinė, gjithandej stres, zhurmė e pluhur. E vetmja gjė e mirė qė ke bėrė ka qenė prishja e kafeneve dhe kioskave. Tė fortėt qė ti i ke shumė frikė, i kompensove me toka nė zona parqesh. Ti je frikacak dhe oportunist! Tė njoh mirė dhe e di qė nuk je trim, pėrkundrazi. Shkrimet e tua nuk janė gjė tjetėr veē se “fletė\rrufe tė stilit tė revolucionit kulturor kinez”. Prano njė kėshillė si koleg: Mos ofendo ata qė dikur tė kanė mbėshtetur, tė kanė dalė krah dhe tė kanė votuar. E di dhe e kuptoj qė je i ngarkuar emocionalisht, e kuptoj qė barra qė ke marrė mbi supe ėshtė e rėndė, por harron se gjunjėt e tu nuk e mbajnė dot kėtė ngarkesė. Nuk merret pushteti me dhunė o njeri. Nė njė emision tė Adi Krastės dėgjova kryetarin e G 99. E.Veliaj na quajti krunde. Ata pak artistė qė tė mbėshtesin i quajti miell. Sa qesharak mu duk mullixhiu yt, ky pioner i Ramiz Alisė. Na quajti krunde se nuk jemi dakord me rrugėn tėnde. Ky djalė qė tė imiton dhe qė ka goxha rrugė pėrpara, ėshtė ende i njomė tė fyejė me banalitete ordinere armatėn e artistėve. Ėshtė ende i vogėl tė cilėsojė si krunde zonjat Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qiriako, Lili Cingu, Jera Kruja, Edi Luarasi, zotėrinjtė Agron Aliaj, Mirush Kabashi, Rexhep Ēeliku, Edmond Zhulali, Zhani Ciko, Mihal Luarasi, Halim Kosova, Dhori Kule, Shezai Rokaj, Marenglen Spiro etj! Asistenti yt, E. Veliaj ėshtė ende i vogėl tė pėrbuzė e pėrgojojė nė emisionet televizive emra tė tillė qė janė nderi i kombit. Tjetėr gjė ėshtė zoti Dokle. Ai si njė politikan i vėrtetė dhe njeri me kulturė, i vlerėsoi artistėt qė ti pėrbuze. U mundua t’u verė nė vend nderin e pėrkėmbur nga ju. Namik Dokle mori njė dimension tjetėr para nesh. Mėso nga ata qė dinė mė shumė se ty nė politikė. Zoti Kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe i socialistėve! Mos nxit urrejtje mes nesh. Mos pėrēa artistėt, mjekėt e profesorėt se gabon rėndė.
Si njė prej firmėtarėve tė asaj letre qė aq shumė tė ka acaruar, tė pyes: Pėrse nxit me grevėn tėnde? Pėrse bėhesh pengesė e njerėzve qė integrimi me botėn duhet t’i bashkojė. Nxitėsit e sė keqes janė kategoria mė negative e shoqėrisė. Pėrse duhet tė na ngresh njė ēadėr-pritė dhe tė bllokosh rrugėt? Po ndalon qarkullimin e njerėzve dhe ky veprim dėnohet nga ligji. Edhe nė Paris ka greva e demonstrata, por askush nuk guxon tė bllokojė sheshin e Bastijės ose Champ Elisene. Njerėzit protestojnė, edhe me dele e lopė, por janė nė lėvizje dhe jo mė shumė se tre-katėr orė nė ditė. Ti organizon anarkinė se ky tipar ėshtė pjesė e karakterit tėnd. Pėr ty dhe ata qė kanė hyrė nė grevė, kjo protestė ėshtė e drejtė, por ajo shkel parimin bazė tė demokracisė. Greva jote nė mes tė Tiranės shkel tė drejtat e anės tjetėr qė nuk ėshtė dakord me ty. Do qe e udhės tė zgjidhje njė tjetėr vend, qė mos pengonte qarkullimin e njerėzve. Rruga ėshtė e udhėtarit dhe e Zotit dhe jo e pasuesve tė tu. Pėrse kėrkon tė na kthesh nė shekullin e kaluar, kur nxitėsit e 97-ės dogjėn e vranė mbi 4500 njerėz? Me nxitjen e tyre dhe etjen pėr pushtet shkatėrruan shtetin e brishtė, qė nuk kish mė shumė se katėr-pesė vjet jetė. Disa nga ata qė sot tė rrethojnė, nxitėn njerėzit dhe dogjėn vendin, duke penguar ecjen e shqiptarėve drejt tė ardhmes. Fjala luftė qė ti e ke qejf ta pėrdorėsh shpesh, ngjit shumė nė masėn e njerėzve tė paditur. Nė 1997 u sajua njė luftė absurde, njė luftė ku shqiptarėt tė nxitur nga partia qė t’i pėrfaqėson dhe aleatėt tuaj, qė sot mbajnė fjalime patetike, nuk bėjnė gjė tjetėr veē nxitjes drejt sė keqes. Hidh sytė pas dhe kujto se ē’gjėmė ra mbi popullin e pafajshėm nė 1997. Fjalori fyes qė ti pėrdor kundėr atyre qė nuk mbajnė anėn tėnde, nuk i shėrben askujt. Fjalori yt nxit urrejtjen. Gjej mor burrė njė mėnyrė dhe zgjidhni kėtė nyje gordianė qė ke gatuar vetė. Nėse vėrtetė nuk je i zoti, ik nga skena politike, ik dhe merru me tjetėr gjė. Armata e artistėve ėshtė e fuqishme dhe bėj kujdes kur sulesh kundėr tyre. E mė nė fund, nėse vėrtetė nuk rrije dot pa “pushtuar” bulevardin e shqiptarėve, pėrse duhej bėrė pikėrisht ditėn kur Evropa me firmat 12 Ministrave tė Jashtėm nėnshkroi vullnetin e saj pėr tė na hapur derėn? Pra edhe njėherė, ndale ngujimin ku ke futur burra, gra e nėna tė nderuara dhe ulu e dialogo me kundėrshtarėt e tu, pėr tė mirėn e shqiptarėve. Bėj njė gjest qytetarie, se do dalėsh i fituar. Flake fjalorin e rrugės, flake atė fjalor qė nuk tė nderon. Fjala vret si plumbi o njeri dhe ti kėtė e di. “Pushteti fitohet me grykėn e pushkės”, ka thėnė Lenini. Por dije se dhuna pjell diktaturė dhe diktatura pjell pushtet tė pakufishėm, diktatura qėndron mbi ligjin. Jep shembull i pari e mos shkel ligjet e vendit, qė shumė nga ata qė kanė hyrė nė grevė i kanė votuar. Mos dhuno ata gra e burra tė mbyllur nė ēadrėn e vdekjes, se ashtu tė pėlqen ty. Mos dhuno njerėz shoku Rama. E drejta e jetės ėshtė nga mė themeloret e tė drejtave tė njeriut. Ti jep urdhra qė nėn emrin e kauzės, njerėzit tė vdesin ndėrsa vetė me kollare dhe kostum firmato bėn xhiro para kamerave televizive si nė njė sfilatė mode. Me njė sy tė pėrlotur mes atyre qė vuajnė dhe nuk kanė fuqi tė rrinė nė kėmbė i pėrkėdhel dhe u lėmon flokėt. I puth e pėrqafon pėr tė demonstruar dashurinė e pakufishme qė lideri ka ndaj njerėzve tė sakrificės. Nisesh deri nė Paris tė rekrutosh tė tjerė artistė. Po pėrdor ēdo mjet qė tė zgjatėsh agoninė tėnde nė politikė. Unė jam regjisor dhe i dalloj kollaj pozat dhe gjestet teatrale qė mirė i ke pėrvetėsuar. Je aktor i mirė, herė komik dhe herė dramatik. Do ta jepja me qejf rolin e “heroit’ tė realizmit socialist. Ja kalon Dedės, Nebi Surelit, Ademit tė digės, Koēit tė zonjės nga qyteti dhe gjithė heronjve tė socrealizmit, qė ne kemi krijuar nė filmat tanė pėr 40 vjet. Tė premtoj se do ta ofroj njė rol heroin e filmin e ardhshėm. Shoku Edi Rama, koha e dhunės ka mbaruar. Pėr tė shkatėrruar duhet vetėm njė cilėsi, pėrdorimi i forcės. Je orator i madh o Kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe i socialistėve, dhe kjo ėshtė dhunti natyrore, por fjalėt nuk i zgjedh mirė. Nė fjalimet qė mban dėgjoj qė pėrdor shpesh fjalėt: “betejė”, “luftė”, “mbi trupat tanė do mbrojmė..””, “shkėmb graniti” “kauzė” etj, si kėto qė na kujtojnė pushtetin e zi qė shporrėm njėherė e mirė nė vitin 1992. Sloganet e zjarrta qė ti ke zgjedhur ēojnė peshė vetėm ish-sigurimsat qė kanė filluar tė mblidhen edhe mė shumė rreth teje. Fjalori yt nuk na frymėzon, pėrkundrazi na revolton. Nuk do tė lejojmė tė pėrpiqesh qė tė pėrdorėsh dhe manipulosh njerėzit hallexhinj. Koha e dhunės ka vdekur. Ta zėmė se e more pushtetin! Pastaj? Kurrė nuk ke dhėnė njė alternativė, kurrė s’ke paraqitur njė platformė nė shėrbim tė njerėzve. Nuk dimė se si do ta drejtosh kėtė shtet apo do ta bėsh bordell, siē ke bėrė Tiranėn? Aftėsinė pėr organizim shoqatash ta njoh mirė. Por vetėm kaq. Je i limituar. Ėshtė vėshtirė tė drejtosh njė shtet, aq mė tepėr qė nuk je politikan siē ke deklaruar edhe vetė. E vėrtetė ėshtė qė je orator i madh.
Mė kujtohet njė prej mitingjeve nė sheshin para stadiumit “Qemal Stafa”, ku shave dhe akuzove pushtetin komunist: Tė kujtoj qė ata qė tė rrethojnė sot, kanė qenė ministra tė Ramiz Alisė. Nuk u lė gjė pa thėnė e pa sharė. I shave dhe pėrbuze para 40 mijė mbėshtetėsve qė tė duartrokitėn e brohoritėn me shpirt e zemėr. Ngrite zėrin si njė aktor tragjedie dhe the: “Enver Hoxha na skuqi si rusė, na zverdhi si kinezė dhe na nxiu si shqiptarė.” Tė kujtohet? “Na nxiu si shqiptarė”. Pushteti qė ti lakmon nuk merret me revolucion, nuk merret me dhunė. Nuk e kuptoj pėrse Qeveria tė toleron ty o njeri qė shkel ligjet e vendit. Mos pėrfito nga butėsia dhe zbatimi i ligjit qė demokracia nganjėherė e ka. Shko nė Paris dhe blloko Champ Elisene. Tė zėnė pėr zverku dhe tė sikterisin dyzet pash nėn dhe. Mos pėrfito e provoko demokracinė infantile shqiptare. Si nuk e kupton qė ēdo ditė ėshtė nė disfavorin tėnd. Zjarri qė kėrkon tė ndezėsh do tė pėrpijė e pėrcėllojė ty vetė. Pėrse je bėrė kaq agresiv o Kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe socialistėve? Ku u zhduk piktori i guximshėm Edi Rama? Ku humbi njeriu i tė famshmėve “Refleksione”. Mos na fyej o njeri, mos shaj se ky fjalor nuk tė nderon. Mos ofendo njerėzit me fjalė tė pamatura. Kthjellohu e ftillohu, thirri arsyes dhe flake tė kuqen bolshevike qė tė ėshtė ngjitur si tatuazh. Dikur bėrtisje kundėr diktaturės. Ēudi! Ku u tret e humbi antikonformisti i dikurshėm! E dalloj qartė armiqėsinė ndaj liderit tė maxhorancės Sali Berisha. Tė ėshtė kthyer nė obsesion emri i tij. Ėshtė zgjedhja jote. Urrejtja qė ke ndaj tij nuk duhet t’i ngjaj benzinės qė ndez zjarrin, nuk duhet ndėrzejė njerėzit. Mos i pėrēaj shqiptarėt se jemi pak pėr tė qenė armiq tė njėri-tjetrit. Koha e dhunės ka mbaruar, ajo i pėrket tė shkuarės dhe ti kot pėrpiqesh tė kthesh pas rrotėn e historisė. Nxirri njerėzit nga ngujimi dhe dil njėherė fshatrave tė shohėsh se sa kanė ndryshuar gjėrat. Dil njėherė dhe shih se s’ka mė shtėpi qerpiēi e rrugė me baltė, por vila e rrugė tė asfaltuara qė zbukurojnė e lehtėsojnė jetesėn e shqiptarėve.. Dil njėherė dhe do bindesh se sa ka ndryshuar jeta e popullit. Ka edhe njerėz me lista, ka edhe tė varfėr, por janė njė kategori qė nuk e do punėn, se fushat rrinė djerr e nuk i punon njeri. Vetėm tek ne quhet fjalė e urtė “Kam gjetur njė punė, pallė ariu”. Kėta janė ata qė hanė me lista. Dil njėherė dhe shih sa ka ndryshuar, Divjaka, Postriba, Preza e Petrela, Farka dhe Zara, Pojani e Tropoja. Dil o kryetar i socialistėve, qė tė bindesh se sa ėshtė rritur mirėqenia e kėtij populli. Shqiptarėt sot ndjehen mė shumė se kurrė evropianė, e mbi tė gjitha njerėz tė lirė! Edhe njėherė tė bėj thirrje: Mos i nxit njerėzit dhe mos i pengo drejt vėllazėrimit dhe sė ardhmes.
*Regjisor

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi