ILIRIADA PORTAL

Kriza, maxhoranca dhe opozita pranė kompromisit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052010

Mesazh 

Kriza, maxhoranca dhe opozita pranė kompromisit




Tiranė – Maxhoranca dhe opozita ndodhen mė afėr se kurrė arritjes sė marrėveshjes pėr zgjidhjen e krizės politike, gati 11 muaj nga pėrfundimi i zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Kjo marrėveshje duket mė pranė falė ndėrhyrjes sė komunitetit ndėrkombėtar, veēanėrisht tė ambasadorėve tė SHBA-sė, BE-sė dhe OSBE-sė. Pas takimeve me Presidentin Bamir Topi, ambasadorėt e KE-sė, Spanjės dhe SHBA-sė, kanė hartuar njė draft, tė cilin ia kanė paraqitur tė enjten nė mbrėmje kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit tė opozitės, Edi Rama.

Mėsohet se ambasadorėt kanė propozuar qė hetimi i zgjedhjeve tė 28 qershorit tė bėhet nėpėrmjet hapjes sė kutive tė materialeve zgjedhore, nėpėrmjet krijimit tė njė komisioni hetimor parlamentar. Dorėzimin e kėtij drafti tek krerėt e forcave kryesore politike e bėri tė ditur dje nė mesditė ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosh, i cili nė njė gjuhė tė prerė i kėrkoi partive ta firmosin atė.

Reagimi i partive

Burime pranė dy partive kryesore bėjnė tė ditur se Kryeministri Berisha ka pranuar hapjen e kutive tė materialeve zgjedhore, por duke iu referuar procedurės sė parashikuar nė Kodin Zgjedhor. Nė nėnin 178 tė Kodit “ruajtja e dokumentacionit” parashikohet qė materialet zgjedhore tė ruhen nė Arkivėn e Shtetit, ndėrsa fletėt e votimit tė digjen.

Por, burime nga Partia Socialiste bėjnė tė ditur se kryetari Edi Rama ka ofruar njė tjetėr mėnyrė. Ai bie dakord qė komisioni hetimor parlamentar tė hetojė zgjedhjet e 28 qershorit, duke hapur kutitė e materialeve zgjedhore, por kutitė e fletėve tė votimit tė mos digjen. PS propozon qė ato tė mbeten tė ngrira, dhe t’i drejtohet me njė kėrkesė Gjykatės Kushtetuese dhe Komisionit tė Venecias pėr tė marrė nga kėto dy institucione njė argumentim, nėse hapja e kutive tė votimit pėr zonat ku ka njė vendim gjykate bie apo jo ndesh me kushtetutėn.

Megjithėse varianti i propozuar nga maxhoranca ka njė ndryshim nga ai qė mbron opozita, pritet qė kompromisi tė arrihet shumė shpejt, duke qenė se Kryeministri Berisha ėshtė shprehur disa herė se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese dhe Komisionit tė Venecias pėr s ai pėrket hapjes sė kutive tė votimit.

start
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24471
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi