ILIRIADA PORTAL

Ramaland apo Ramarmallatė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16052010

Mesazh 

Ramaland apo Ramarmallatė?




Edmond Tupja

Tė gjithė ose thuajse tė gjithė e dimė se ē’ėshtė Disneyland-i: njė vend njė botė ku janė konkretizuar gjithė mrekullitė e veprės artistike sė Walt Disney-it. Me qindra mijėra njerėz shkojnė atje vit pėr vit, e vizitojnė dhe nuk ngopen sė mahnituri. Nga ana tjetėr, shkrimtari frėng Gilles Plazy ka shkruar njė libėr me titull “Udhėtim nė Gracqoland”, nė tė cilin i bėn njė analizė veprės sė shkrimtarit bashkėkombės Julien Gracq; nė kėtė vazhdė, edhe unė, pėrkthyes nė frėngjishte i tėrė romaneve tė shkrimtarit Fatos Kongoli, qė nga 1992 e kėtej, me shumė modesti, kam dėshirė tė shkruaj njė ditė, pasi tė mė nxjerrin nė pension, njė libėr tė quajtur “Shtegtim nėpėr Kongoland”.
Mirėpo ja qė zhvillimet politike tė kėtyre kohėve tė fundit nė vendin tim mė tundojnė qė tė ndėrmarr sot njė udhėtim nė... Ramaland. Kėtu, e shoh lexuesin tim tė vėmendshėm e tė paanshėm tė ndėrhyjė pėr tė mė pyetur: “Ē’kuptoni ju me Ramaland, zoti Tupja?”. Ja, pra, pėrgjigjja ime:
Pėr mua, Ramaland-i nuk ka tė bėjė fare me ndonjė tėrėsi veprash artistike, nė pikturė apo nė letėrsi, tė zotit Edi Rama, sepse ai nuk ėshtė mė as piktor, as shkrimtar e as krijues artistik (nėse ka qenė ndonjėherė) pėr shkak, natyrisht, tė cilėsisė sė tij tė trefishtė si Kryetar i Partisė Socialiste, si Kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe si Kryetar i bllokuesve tė rrugėve e tė shesheve tė Shqipėrisė. Janė pikėrisht kėto tri pika qė pėrbėjnė Shėn-Triadhėn e Ramaland-it, nė to duhet tė ketė mrekullira nga mė tė pabesueshmet qė prej atyre mė tragjikeve deri tek ato mė komiket, shkallėzime e nuanca qė shkojnė nga mynxyra te gallata. Prandaj mė duket mė me vend tė flas pėr njė shėn-Triadhė tragjikomike ose, mė saktė, mjerano-gallateske. Dhe, meqė fjala “gallatė” rimon me fjalėn “marmallatė”, propozoj, tashmė qė nė titullin e kėtij shkrimi, variantin “Ramarmallatė” nė vend tė termit “Ramaland”, ndryshe do tė kisha zhvelftėsuar botėn e mrekullueshme tė Walt Disney-it, tė Gilles Plazy-sė e tė Fatos Kongolit, para tė cilėve zoti Edi Rama mė ngjan si hije liliputi. Nė Ramarmallatė, pra, njė mendje zhbiruese do tė mund tė nuhaste lloj-lloj misteresh e intrigash, pazaresh, pasionesh e epshesh politike nė shėrbim tė luftės pėr pushtet qė po zhvillon zoti Edi Rama, duke mbajtur peng me dhunė partinė e vet, vendin e vet, tė tashmen dhe tė ardhmen e tij.
Sidoqoftė, do ta kėshilloja zotin Edi Rama tė dilte njė ēast nga Ramarmallata e tij ku po e verbon, tėrbon e shkallon lakmia, babėzia e makutėria pėr pushtet, dhe tė vinte tė mė takonte para kamerave tė mediave elektronike pėr tė mė shpjeguar, duke mė vėshtruar drejt e nė sy, mua, njėrit prej qindra nėnshkruesve tė letrės sė drejtuar vetė atij qė tė mbledhė mendjen dhe tė mos e lodhė mė njeriun shqiptar duke iu imponuar me madhėshtinė e rreme tė njė mbinjeriu pseudoniēean tė kohėve moderne, pėrse qenkam “sazexhi apo daullexhi i haremit mediatik tė Berishės”, nė ē’trajtė “u kapardiskam nė kėtė harem”, nė ē’mėnyrė kryeministri “mė ushqeka me fondet e oborrit tė tij, pėrse qenkam fytyra e pushtetit tė korrupsionit dhe tė gėnjeshtrės” etj, etj, siē u shpreh ai para mė se njė jave. Por unė e di qė ai nuk ka pėr tė dalė nga Ramarmallata e neveritshme, ku sazexhinjtė dhe daullexhinjtė e haremit tė tij tė mbrapshtė i kėndojnė hosana pa fund duke u shtirė si martirė tė demokracisė mė tė virgjėr, ku tifozėt e tij androidė, tė bashkuar nė njė kor kastratėsh, i binden atij verbėrisht, servilisht e prostitutivisht.
Nga ana tjetėr, ndonėse i ngujuar mendėrisht nė Ramarmallatėn e tij, zoti Edi Rama nuk duhet tė harrojė se historia njeh jo pak raste e shembuj figurash qė, duke hipur me dhunėn e rrugės nė pushtet, u kanė shkaktuar gjėma popujve tė tyre; zoti Edi Rama e di fort mirė qė figura tė tilla tė urryeshme si Adolf Hitleri e Josif Stalini kanė disa tipare tė pėrbashkėta me vetė atė: ata u shfaqėn nė kohė krize, pasi kishin dėshtuar nė profesionin dhe nė jetėn e tyre familjare; ata ishin vullnetaristė makiavelikė tė pėrbindshėm dhe i pėrdornin turmat pėr tė arritur qėllimet e tyre e pėr t’u bėrė tė gjithėpushtetshėm. Por ekziston njė figurė historike qė u paraprin kėtyre dy diktatorėve dhe qė, sipas meje, na jep njė ide sesi do tė evoluonte me gjasė zoti Edi Rama sikur tė vinte nė pushtet: bėhet fjalė pėr Neronin, i cili i vuri zjarrin Romės dhe, ndėrsa ajo digjej, ai vetė i binte ėmbėl violinės.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ramaland apo Ramarmallatė? :: Komentet

Mesazh prej Sun May 16, 2010 3:51 pm nga i persekutuari

Ramarmallate do ishte mire se marmallata osh e bute ha pyk, kurse ky osh Ramrrumpallapsikopat se nuk i gjinet ona.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi