ILIRIADA PORTAL

Berisha: Pėrpjekjet pėr dhunimin e shtetit ligjor, do marrin si pėrgjigje veprimin e ligjit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17052010

Mesazh 

Berisha: Pėrpjekjet pėr dhunimin e shtetit ligjor, do marrin si pėrgjigje veprimin e ligjit





Zgjedhjet, mė tė ndershmet e zhvilluara ndonjėherė- shteti ligjor garantoi sigurinė e procesit
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Durrėsi, se tendencat e qarqeve tė ngushta opozitare pėr tė dhunuar institucionet e ligjit, do marrin pėrgjigjen e veprimit tė ligjit. “Ne do bėjmė ēdo gjė pėr konsolidimin e shtetit ligjor, ndaj do t’i pergjigjemi ēdo pėrpjekje pėr dhunimin e shtetit ligjor. Qėndrimi jonė ndaj shtetit ligjor bėri qė zgjedhjet tė ishin tė lira dhe tė ndershme. Ēdo pėrpjekje do tė marrė pėrgjigjen e merituar”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Deklarata e kreut tė qeverisė u bė gjatė inagurimit tė Qendrės Operacionale tė Kufirit nė Durrės. Tė pranishėm nė pururim ishin edhe pėrfaqėsues nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Nė kėtė ceremoni Berisha theksoi se kusht pėr integrimin nė Bashkimin Europian ėshtė dhe kontrolli i kufirit si dhe implementimi i shtetit ligjor. I pyetur nėse qeveria do tė shfuqizojė moratoriumin pėr skafet, Berisha tha se kjo nuk do tė ndodhė. “Skafet nuk pėrdoren pėr hobe nė Shqipėri, kėtu ato pėrdoren vetėm pėr qėllime kriminale”- tha kryeministri. “Sistemi i radarėve tė vendosur nė bregdetin shqiptar me njė vlerė prej 2.4 miliardė lekė, ka sjellė njė teknologji moderne qė do tė shtojė kapacitetet nė operacionet e kėrkimit shpėtimit nė det”, tha ndėr tė tjera kryeministri Berisha, duke ēmuar se deti ėshtė njė burim kėnaqėsish, por shpesh herė ai bėhet burim fatkeqėsish tė thella njerėzore, qė ne shqiptarėt i kemi pėrjetuar jo pak. Sistemi i kontrollit detar u jep mundėsinė njėsive detare dhe tokėsore qė tė vėzhgojnė hapėsirėn nė luftė kundėr trafiqeve kriminale, kontrabandės dhe trafiqeve tė tjera tė paligjshme. “Falė sistemit tė radarėve ju keni bllokuar sasi tė mėdha ngarkesash kriminale”- shtoi kryeministri Berisha, duke siguruar se “bashkėpunimi me Rojet bregdetare tė Italisė dhe Greqisė do ta bėjė Adriatikun rajon sigurie nga Sllovenia deri nė Karaburun dhe nė Korfuz”.

55
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24166
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi