ILIRIADA PORTAL

Pamuk takim me Berishėn: Unė kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nėnės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18052010

Mesazh 

Pamuk takim me Berishėn: Unė kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nėnės




Kryeministri Sali Berisha pret shkrimtarin e njohur turk Orhan Pamuk


Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha priti sot, shkrimtarin e famshėm turk Orhan Pamuk, laureat i ēmimit Nobel pėr vitin 2006. Kreu i shtetit shqiptar shprehu kėnaqėsinė qė priste shkrimtarin e mirėnjohur, i cili me librat e tij ėshtė bėrė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur nė Shqipėri, sepse ato pėrshkruajnė njė botė dhe njė psikologji shumė tė afėrt pėr shqiptarėt. “Pėr disa shekuj, shqiptarėt i kanė dhėnė Perandorisė Osmane personalitete tė shquar, si Sami Frashėrin, hartuesin e fjalorit tė parė enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombėtar turk. Disa prej tyre ishin edhe formuluesit e ideve tė shtetit tė sotėm shqiptar dhe tė aspiratave tė tij europjaniste, si Sami Frashėri, Ismail Qemali, etj.”, tha Berisha. Nga ana e tij, Orhan Pamuk shprehu gėzimin qė vizitonte njė vend mik, shumė tė dashur pėr tė gjithė turqit. “Duhet tė kisha ardhur mė parė, sepse edhe unė kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nėnės”, u shpreh Pamuk. Ai u interesua pėr sfidat me tė cilat pėrballet sot Shqipėria. “Integrimi nė BE, padyshim mbetet projekti ynė madhor, sepse, pavarėsisht nga sukseset dhe pėrparimet e mėdha pėr tė arritur kohėn e humbur gjatė shekujve dhe diktaturės komuniste, vazhdimi i rrugės pėr nė BE duhet tė jetė njė proces i bazuar nė performancė dhe arritje reale”, nėnvizoi kreu i ekzekutivit. Shkrimtari turk i dhuroi Kryeministrit Berisha romanin e tij tė fundit, tė botuar nė shqip. Nė takim merrnin pjesė edhe ambasadori i Republikės sė Turqisė nė Tiranė dhe botuesja e librave tė Orhan Pamuk nė shqip, Flutura Aēka.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi