ILIRIADA PORTAL

Ish kreu i KQZ-sė Ēlirim Gjata: Formula e propozuar - absurde, s’ka asnjė ndryshim nga kėrkesa e zakonshme pėr hapjen e kutive tė votimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18052010

Mesazh 

Ish kreu i KQZ-sė Ēlirim Gjata: Formula e propozuar - absurde, s’ka asnjė ndryshim nga kėrkesa e zakonshme pėr hapjen e kutive tė votimit





Flet ish kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata: S’mund tė ketė konsensus pėrsa kohė opozita po zėvendėson gjykatat me grevė urie dhe protesta
Nuk mund tė ketė zgjidhje tė situatės pėrmes njė propozimi pėr hapjen e materialeve zgjedhore dhe mos hapjen e kutive tė votimit. Kjo ėshtė jashtė funksionimit, ėshtė absurde. Kėshtu u shpreh dje, ish kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata, pėrmes njė komunikimi me medait. Gjata e cilėsoi formulėn e shumė tė pėrfolur ditėt e fundit pėr zgjidhjen e situatės politike nė vend si absurde, pasi siē tha ai nuk ka asnjė ndryshim nga kėrkesa e zakonshme pėr hapjen e kutive tė votimit. Sipas juristit Gjata pėr tė dy opsionet le tė shprehet Gjykata Kushtetuese, e cila mė pas mund t’ia ēojė ēėshtjen pėr interpretim Komisionit tė Venecias dhe le tė jetė ky i fundit qė tė vendosė pėr hapjen ose jo tė kutive, tė materialeve zgjedhore dhe atyre tė votimit. “Nuk mund tė kėrkohet hapja e materialeve zgjedhore dhe mos hapja e fletėve tė votimit pasi janė e njėjta gjė pavarėsisht qė ndarja e tyre ėshtė vetėm ēėshtje teknike. Duke qenė se janė tė dyja kuti, pėrse duhet tė ndahen, pse tė pėrdoren dy standarde. Pėr tė dyja tė shprehet gjykata dhe nėse shkojmė nė Gjykatėn Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias, tė vendoset atje nėse duhen hapur ose jo kutitė. Nėse pranohet njė paligjshmėri pėr tė hapur materialet e votimit atėherė duhet tė pranohet edhe ajo pėr hapjen e fletėve tė votimit dhe kjo nga ana juridike ėshtė nė kundėrshtim me ligjin”, u shpreh ish kreu i KQZ-zė. Ai vuri nė dukje mė tej se rruga pėrmes po sė cilės po ecėn opozita nuk ėshtė e duhur pasi nuk mund tė zėvendėsohet gjykata me grevė urie dhe protesta. Duke ju referuar qėndrimit tė ndėrkombėtarėve e mė konkretisht, deklaratave tė Komitetit Presidencial tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės dhe Byrosė Parlamentare tė tij, ish-kreu i KQZ-sė Gjata thotė se zgjidhja duhet tė jetė institucionale dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kodin Elektoral, tė miratuar me konsensus nga tė dy palėt. “Zgjidhja duhet tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe tė vijė nė rrugė institucionale. Po u cenua ky parim, ajo ėshtė antikushtetuese. Dispozita e Kodit e thotė qartė se kutitė hapen vetėm pėr t’u mbyllur kjo histori dhe nuk hapen materialet, pa u hapur dhe kutitė e fletėve, tė cilat mė pas, digjen”- deklaroi juristi Gjata. Ish-kreu i KQZ-sė shprehet skeptik, teksa thotė se kompromisi i ofruar vjen nė njė kohė kur opozita nuk heq dorė nga protestat dhe greva e urisė. Sipas tij, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė formė presioni, qė e artikuluar nė kushte tė tilla, shton ish-kreu i KQZ-sė, nuk mund tė prodhojė zgjidhje tė ngėrēit politik nė vend. Gjata vėren gjithashtu se marrėveshja mes palėve pėr zgjidhjen e krizės duhet tė jetė nė zbatim tė kushtetutės sė vendit.

55
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24576
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi