ILIRIADA PORTAL

Debat nė grup, PS nė dilemė pėr ndėrprerjen e grevės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052010

Mesazh 

Debat nė grup, PS nė dilemė pėr ndėrprerjen e grevės






Gjiknuri: S’ka kuptim zėvendėsimi i grevistėve

Kur fuqitė fizike tė grevistėve tė urisė po shteren, kreu i PS-sė, Edi Rama, ėshtė vėnė para pikėpyetjes pėr ta vazhduar mė tej kėtė grevė. Duke vendosur pėr kėtė grevė mė 30 prill, pa menduar mė parė pėr njė strategji dalėse, ai po shteron tė gjitha opsionet pėr tė mos pranuar dėshtimin e grevės sė urisė, ndėrkohė qė kėrkesat e tij nuk janė plotėsuar nga mazhoranca. Duke folur me vendosmėri pėr vazhdimin e saj, por duke ditur se dhe pak ditė mund tė ndodhė kjo, ai ka thirrur pjesėn e mbetur jashtė tė grupit parlamentar nė konsultim. Megjithėse kanė qenė vetėm gjysma e deputetėve, pėr shkak se njė pjesė janė nė grevėn e urisė dhe disa deputetė kritikė nuk janė thirrur fare nė mbledhje, Rama nuk ka gjetur kohezion nė qėndrimet e tyre. Dy kanė qenė tezat e hedhura nė kėtė takim: njė, zėvendėsimi i grevistėve qė kanė dalė me tė rinj dhe dy, deklarimi i pėrfundimit tė grevės dhe vazhdimi i protestave mė tė forta, duke kaluar nė kėrkesė pėr zgjedhje tė parakohshme dhe duke deklaruar mosnjohjen e qeverisė. Rama ka marrė kėshilla nga disa deputetė tė rinj qė ta ndėrpresė grevėn, pasi sipas tyre, ajo e ka kryer tashmė misionin e saj. Ndėrsa nga tė vjetrit Rama ka hasur njė gatishmėri tė fortė pėr tė vazhduar grevėn, jo me ata qė kanė 18 ditė brenda, por me njerėz tė rinj. Mėsohet nga burime brenda grupit se Ethem Ruka, Arta Dade e Namik Dokle kanė shfaqur dėshirėn, pėr tė hyrė nė grevė urie duke kėrkuar nga Rama qė tė mos e ndėrpresė kėtė radikalizimin tė qėndrimit opozitar. Kėta deputetė kanė kėrkuar qė tė zėvendėsojnė kolegėt e tyre qė kanė pėrfunduar tashmė nė spital nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore. Ndėrsa po kėto burime thanė se deputeti Damian Gjiknuri ka mbrojtur tezėn se greva e ka pėrmbushur objektivin e saj. Sipas Gjiknurit, ėshtė e pakuptimtė qė tė zėvendėsohen ata qė kanė lėnė grevėn, sepse kėshtu do tė humbė kuptimin sakrifica e tyre. Mendimin e Gjiknurit e kanė mbėshtetur dhe disa deputetė tė tjerė, sipas tė cilėve, mund tė vazhdohet rruga e protestave pas pėrfundimit tė grevės, njė rrugė qė e ka nėnkuptuar dhe Rama nė fjalimet e tij dy ditėt e fundit. Por nė mbledhjen e djeshme siē mėsohet nga burime tė brendshme, Rama ka folur pėr vazhdimin e grevės. Ai ka thėnė se kjo grevė e urisė duhet tė vazhdojė, sepse sipas tij, “po ngre lart PS-nė dhe po gėrryen Berishėn”. Si pėrfundim, mbledhja ėshtė mbyllur pa asnjė vendim, duke e shtyrė pėr ditėt nė vazhdim gjetjen e njė strategjie. Zėdhėnėsja e grupit, Mimi Kodheli, tha se “grupi parlamentar i Partisė Socialiste vendosi qė greva e urisė tė vazhdojė deri nė plotėsimin e tė gjitha kėrkesave tė opozitės”. Nga ana tjetėr, ajo shtoi se nuk kishte vendim pėr njė grevė urie tė re, e cila do tė niste me hyrjen e grevistėve tė rinj, njė situatė kjo e paprecedentė pėr njė grevė urie. “Do tė ketė njė aksion politik i cili do tė finalizohet me strategjinė pėr tė realizuar kėtė gjė. E rėndėsishme ėshtė qė ne kemi qenė tė gjithė nė unanimitet pėr vendimin politik qė kemi marrė pėr vazhdimin e qėndresės dhe pjesėmarrjen kur tė jetė e nevojshme nė grevėn e urisė. Kemi njė listė tė pafund mbėshtetėsish, tė cilėt kanė shfaqur dėshirėn dhe kanė shėnuar emrin pėr tė qenė atje brenda”, - tha Kodheli.

Mė shumė se 60 grevistė nė spital, Rama: Greva do mbetet nė histori

Nė ditėn e djeshme ka shkuar nė 60 numri i atyre qė kanė lėnė ēadrat e grevės sė urisė sė nisur nga PS. Nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore dje kanė shkuar nė spital deputetet Olta Xhaēka dhe Shega Ligori dhe disa grevistė mbėshtetės. Nga ana tjetėr, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, theksoi vendosmėrinė e opozitės pėr tė mos e ndalur aksionin politik nė kėrkim tė transparencės sė plotė tė zgjedhjeve tė kaluara. Lideri i opozitės i ka quajtur tė pavėrteta tė neveritshme deklaratat e mazhorancės kundėr grevės sė opozitės. “Kėto ditė shfaqen njerėz, qė pėr tė mbrojtur oborrin e pushtetit thonė tė pavėrteta tė neveritshme pėr ata qė nė kėtė grevė urie nuk kanė hyrė pėr veten e tyre, por pėr mėnyrėn se si ata dhe tė gjithė ne duam ta jetojmė jetėn tonė nė kėtė vend, qė ėshtė vendi ynė i pėrbashkėt”, - tha Rama. Duke nėnvizuar vetėdijen e opozitės pėr vėshtirėsitė e rrugės sė zgjedhur, Rama tha se greva e urisė ishte e vetmja mėnyrė e mbetur nė luftėn pėr tė mbyllur epokėn e vjedhjes sė votave nė vend.

Deputetėt qė kanė lėnė grevėn

Olta Xhaēka

Besnik Bare

Klodiana Spahiu

Ermonela Felaj

Shegushe Ligori

Arben Malaj

Asllan Dogjani

Blendi Klosi



Gazeta Standard

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Debat nė grup, PS nė dilemė pėr ndėrprerjen e grevės :: Komentet

Mesazh prej Wed May 19, 2010 4:39 pm nga lidabica

Rama: Greva do mbetet nė histori


Ne historine e nje Partie te degjeneruarme nje GAY kryetar......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi