ILIRIADA PORTAL

“Ngėrēi”, presidenti Topi kėrkon zgjidhje ligjore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19052010

Mesazh 

“Ngėrēi”, presidenti Topi kėrkon zgjidhje ligjore




Valentina Madani

“Shqipėria ka mekanizmat ligjorė pėr zgjidhje”

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, kėrkon vėnien nė lėvizje tė Gjykatės Kushtetuese pėr ēėshtjen e “kutive” tė 28 qershorit. Kreu i shtetit bėri thirrje dje pėr rivendosjen e dialogut politik mes palėve, tė cilave u bėri tė qartė se Shqipėria i ka tė gjithė mekanizmat ligjorė pėr ta zgjidhur ngėrēin politik nė vend. Nė mėnyrė tė prerė ai bėri tė ditur se zgjidhja duhet tė vijė pėrmes zbatimit tė Kushtetutės, teksa i rekomandoi politikės qė tė lexojė Kushtetutėn dhe ligjet e vendit. Sipas z. Topi, palėt duhet tė gjejnė zgjidhje pėr situatėn politike nė vend, pasi janė tė gjitha instrumentet qė mund tė shpien nė zgjidhje. Duke iu referuar dėrgimit tė ēėshtjes nė Komisionin e Venecias, Topi vuri nė dukje se nuk ėshtė institucioni i tij qė mund ta bėjė kėtė, por duhet tė vihen nė lėvizje strukturat pėrkatėse. "Kjo ėshtė njė ēėshtje qė sigurisht po krijon njė lloj situate jo tė kėndshme, sepse njerėzit pa dyshim janė tė ndjeshėm, institucionet kanė nevojė qė tė funksionojnė nė tėrė dimensionet e veta”, - deklaroi z. Topi. Gjithsesi, ai gjykon se ēelėsi i suksesit ėshtė dialogu politik, afrimi i dy palėve; sė pari pėr tė riinstaluar dialogun; pastaj pėr t’u futur nė ata terma, tė cilėt mbi tė gjitha janė mekanizma ligjorė. “Pra, - evidentoi Topi, - sot ne nuk jemi nė njė moment kur kemi mangėsi strukturash institucionale dhe mungesė dijesh”. Presidenti Topi mendon qė janė tė gjitha instrumentet pėr tė shkuar drejt zgjidhjes sė njė krize, e cila sė paku pėr mekanizma ligjorė dhe institucionalė nuk mungon. “Pra, - tha ai, - duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmė. Problemi ėshtė mė se i qartė. Kėtu nuk ėshtė problemi nėse ua kėrkojnė, ėshtė problemi qė ekzistojnė tė gjitha mundėsitė e institucioneve, tė partive politike, tė 28 deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Lexoni Kushtetutėn, lexoni ligjet se si mund tė vihet nė lėvizje Gjykata Kushtetuese dhe pastaj pėr tė kaluar nė Komisionin e Venecias dhe si mund tė vihet nė lėvizje ky komision. Pra, janė gjėra shumė tė qarta, mjafton t’i studioni dhe t’i interpretoni mirė", - u shpreh Presidenti. Nisur nga kjo, kreu i shtetit bėri thirrje qė partitė politike t’i japin fund situatės kaotike nė vend, duke u kėrkuar palėve qė tė gjejnė zgjidhjen e duhur ligjore. Duke kėrkuar qė zgjidhja tė vijė pėrmes dialogut dhe zbatimit tė Kushtetutės, kreu i shtetit theksoi se nė tryezėn e Presidentit nuk ka negociata. Edhe mė parė kreu i vendit ka bėrė thirrje pėr gjetjen e marrėveshjes si dhe nuk ka pranuar organizimin e tryezave prej tij qė nuk do tė kenė si fund suksesin. Nė kėtė mėnyrė, Presidenti Topi i kėrkon klasės politike t’i japė fund kėsaj situate nėpėrmjet dialogut. I pyetur pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias, Topi u pėrgjigj: “Kushtetua pėrcakton mekanizmat”, - dhe sqaroi: “Nuk ka negociata nė tryezėn time”.

Nė 7 maj, Presidenti i vendit, Bamir Topi, nisi bisedimet me pėrfaqėsues tė politikės shqiptare dhe komunitetit ndėrkombėtar, duke synuar uljen e tensionit dhe zgjidhjen e krizės politike nė vend. Z. Topi ėshtė takuar me zėvendėskryeministrin dhe ministrin e Jashtėm, Ilir Meta, e mė pas me ambasadorin amerikan Withers, atė spanjoll, Montobio, si dhe kreun e KE-sė nė Tiranė, Lohan, duke synuar uljen e tensionit dhe zgjidhjen e krizės politike nė vend.

Ligji pėr Gjykatėn Kushtetuese

Neni 134

1. Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me kėrkesė tė:

a) Presidentit tė Republikės;

b) Kryeministrit;

c) jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve;

ē) kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit;

d) ēdo gjykate sipas rastit tė nenit 145 pika 2 tė kėsaj Kushtetute;

dh) Avokatit tė Popullit;

e) organeve tė qeverisjes vendore;

ė) organeve tė bashkėsive fetare;

f) partive politike dhe organizatave tė tjera;

g) individėve.

2. Subjektet e parashikuara nga nėnparagrafėt dh, e, ė, f dhe g tė paragrafit 1 tė kėtij neni mund tė bėjnė kėrkesė vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.





standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi