ILIRIADA PORTAL

Deshton greva e urise, mbyllen cadrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20052010

Mesazh 

Deshton greva e urise, mbyllen cadrat




Deshton greva e urise e Partise Socialiste, duke sjelle ne kete mbledhjen e cadrave te opozites qe jane vendosur ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", perballe Kryeministrise. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njoftoi dje nderprerjen e greves se urise qe zgjati prej 19 ditesh. Ndersa protesta po zhvillohej normalisht, sic jemi mesuar te shohim keto dite, pati nje njoftim se kryesocialisti do te vonohej ne dhenien e mesazhit per shqiptaret, pasi do te jepte nje mesazh te rendesishem. "Te majtet evropiane dhe te djathtet evropiane jane shprehur ne nje mendje se kjo gjendje nuk mund te vazhdoje me, per t'u angazhuar drejtperdrejt me te dyja palet per nje zgjidhje kompromisi qe i hap rruge transparences", beri te ditur Rama. Por kjo, sipas tij, nuk eshte domosdoshmerish fundi i betejes se tyre. Por, sic tha ai, eshte nje moment jashtezakonisht i rendesishem dhe pa asnje dyshim i vlefshem si nje moment per te shprehur te gjithe vullnetin e tyre qe zgjidhja te gjendet dhe transparenca te behet. "Ne nuk e kemi harruar per asnje sekonde te vetme se ne c'moment eshte vete Shqiperia dhe ne c'pjese te rruges sone drejt BE eshte vendi yne i perbashket, pavaresisht se jane munduar pafundesisht te thone e te prodhojne se ne jemi te pandjeshem ndaj sfidave te medha te liberalizimit te vizave, e kunderta eshte e vertete, ndjeshmeria jane ndaj ketyre sfidave na ka shtyre dhe na ka mbajtur ne kete proteste, e cila nuk kerkon asgje me shume dhe asgje me pak se sa Shqiperine si e gjithe Evropa", deklaroi kreu i Partise Socialiste. Lideri i socialiste solli ne vemendje se kane qene ne cdo cast te hapur dhe te gatshem per dialog dhe per cdo kompromis qe nuk komprometon transparencen ne funksion te garancive dhe lirive te zgjedhjeve te ardhshme qe nuk mund t'i mohohen me qytetareve dhe qytetareve te ketij vendi. Per te, perfaqesuesit me te larte se se majtes dhe te djathtes evropiane, me mbeshtetjen e te gjithe komunitetit nderkombetar presin ne tryeze te dyja palet, per te kerkuar zgjidhjen dhe per t'i hapur rrugen jo vetem transparences, por edhe perballjes me sfidat e integrimit. "Pergjigja ime ne emrin e te gjitheve ju, ne emer te te gjithe atyre qe kane pjese e rruges se kesaj proteste, ketu e muaj te tere me pare dhe ne emer te atyre qe kete proteste e ngriten ne piedestal me sakrificen e tyre ne greven e urise ka qene e menjehershme dhe pa asnje ngurrim, po ne jemi te gatshem t'i hapim rrugen e kesaj zgjidhje, po ne jemi gatshem t'i hapim rrugen liberalizimit te vizave, po ne jemi te gatshem t'i hapim rrugen integrimit te Shqiperise drejt BE. Uroj dhe shpresoj qe edhe pala tjeter te beje te njejten gje", siguroi Rama. Nderkohe, ai shprehu deshiren, "te ndante bindjen se te gjithe sebashku duhet t'i bejne nje ftese atyre qe jane ende ne sakrificen e greves se urise qe te bien ne mendje me ata per ta ndalur kete greve". "Eshte ora e nje shansi te ri, eshte momenti qe te vihet re, eshte dita per te mos e lene kete shans te humbase dhe kete mundesi te zhbehet sepse cdo shans humbet, cdo mundesi qe zhbehet eshte nje kohe e cmuar dhe energji e vyer qe humbet dhe c'behet ne nje perpjekje te jashtezakonshme, te denje, sa vete liria dhe te drejtat e njeriut, por njekohesisht ne nje perpjekje plotesisht te shmangshme ne rast se forca e arsyes triumfon mbi arsyen e forces". "Ashtu si edhe ne te gjithe keto muaj, edhe ne jemi ketu per te deshmuar se ajo qe kerkojme eshte zgjidhja me e mire per te gjithe, ne emer te interesit te te gjithe shoqerise, jo te nje pale", u shpreh kryetari i PS, Edi Rama. Kjo levizje vjen pas presionit te nderkombetareve per kryetarin e PS-se, si dhe eksponenteve te lidershipit socialist qe i kerkonin Edi Rames te nderpriste greven e urise. Ne lidhje me kete greve, kane nenshkruar u jane bashkuar apelit per mbylljen e saj rreth 482 intelektuale shqiptare. Ky eshte deshtimi i radhes se kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, nen drejtimin e PS-se.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Deshton greva e urise, mbyllen cadrat :: Komentet

Mesazh prej Thu May 20, 2010 2:40 pm nga lidabica

e ē'ju mbeti
vaj vatani e mjer mileti
anes Botes i papare
prane Edit ,te palare
arratisur e braktisur
kokethare e te krisur
kta greviste,heronj pa emer
kane dale si shelemer
turpin,ngrene me buke
jane bere si hajdute
iken nga kane ardh
me bisht nder shale....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi