ILIRIADA PORTAL

Berisha dhe Rama, darke pune sot ne Strasburg

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20052010

Mesazh 

Berisha dhe Rama, darke pune sot ne Strasburg






Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha niset sot ne Strasburg per te marre pjese ne nje darke pune ku se bashku me Kryetarin e PS-se, Edi Rama, dhe ne pranine e europarlamentareve, do te diskutohet gjate per gjetjen e nje zgjidhje per ngercin e tej zgjatur politik. Nderkohe qe pritet edhe arritja e nje marreveshjeje politike, e cila prej me shume se nente muajsh, nuk u arrit ne Shqiperi. Zyra e shtypit e kryeministrise, njoftoi dje se me ftese te Kryetarit te Grupit te Partise Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian, Joseph Doul dhe me ftese te Kryetarit te Grupit te Partise se Socialisteve Evropiane ne Parlamentin Evropian, Martin Schulz, Kryeministri Berisha niset per ne Strasburg, per te marre pjese ne nje darke qe shtrohet per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise Sali Berisha dhe per Kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas ketij njoftimi, gjate kesaj darke do te diskutohet gjeresisht mbi rruget dhe mbi menyrat per t'i dhene fund ngercit politik ne Shqiperi. Nderkohe qe dje pasdite, nga qyteti i Durresit, kreu i qeverise Berisha, u shpreh se institucionet ne Shqiperi po funksionojne me intensitet te plote dhe kjo sipas tij eshte nje e vertete e pamohueshme. Ai theksoi se gjithnje ka qene dhe mbetet i hapur per dialog me opoziten. "Nese do te kisha nje emer te dyte, dialog do te quhesha, une mbetem i hapur per dialog. Ashtu sic eshte nje e vertete e pamohueshme edhe greva e urise, kampi i ngritur para zyrave te mia. Kjo eshte nje deshmi madhore e funksionimit te demokracise se ketij vendi", tha Berisha. Sipas tij, cdo force politike, ben zgjidhjet e veta, dhe qeveria qe ai drejton, mbetet e hapur ne respekt te plote ndaj opozites, ne respekt te opsioneve qe opozita i gjykon me te pershtatshme per veten e saj te diskutoje dhe te krijoje hapesira. "Me pas cdo force pastaj merr vendimet e veta", u shpreh Berisha. Nje dite para takimit me Ramen ne Strasburg me shpresen per te gjetur nje zgjidhje per ngercin politik, kreu i qeverise, u shpreh serish dje i gatshem per bisedime, negociata me opoziten per ceshtjen aktuale politike. Nderkohe qe theksoi respektin e tij ndaj greves se urise, qe prej kohesh kryeministri e ka deklaruar, ndonese ka shprehur jo pak rezerva per vendin e zgjedhur. Deklarata Kryeministria konfirmoi dje se do te kete nje darke ne Strasburg ku te ftuar do te jene Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites, Edi Rama. Ftesa per te dy palet, eshte bere nga Kryetari i Grupit te Partise Popullore Evropiane, Joseph Doul dhe Kryetari i Grupit te Partise se Socialisteve Evropiane, Martin Schulz. Dialogu "Nese do te kisha nje emer te dyte, dialog do te quhesha, une mbetem i hapur per dialog. Ashtu sic eshte nje e vertete e pamohueshme edhe greva e urise, kampi i ngritur para zyrave te mia. Kjo eshte nje deshmi madhore e funksionimit te demokracise se ketij vendi", tha Berisha.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi