ILIRIADA PORTAL

Berisha-Rama, BE perjashton kutite

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21052010

Mesazh 

Berisha-Rama, BE perjashton kutite




Rozeta Rapushi
Ceshtja e hapjes se kutive te votimit, perjashtohet si mundesi zgjidhjeje per ngercin politik ne Shqiperi, ne diskutimet e bera dje ne oret e vona te mbremjes ne Strasburg. Burime bene te ditur se europarlamentaret, insistojne me shume ne gjetjen e zgjidhjes nepermjet Komisionit Hetimor Parlamentar te ngritur nga Kuvendit, per transparencen e zgjedhjeve. Nderkohe qe nuk mbeshtetet aspak hapja e kutive te votimit, kerkesa kyce e Partise Socialiste dhe opozites. Takimi i dy paleve kundershtare ne Shqiperi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites, Edi Rama, nisi pak minuta pas ores 08:30 ne nje prej restoranteve me prestigjioze te Strasburgut i quajtur "Krokodili". I pari qe mberriti ne darken e thirrur nga kreu i grupit parlamentar te Partive Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian, Martin Schultz dhe ai i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, ishte kreu i opozites Edi Rama, i cili ne darken e mbremshme shoqerohej nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi. Me pas mberriti Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga deputeti Ilir Rusmali. Te pranishem ne darke ishin edhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, Kryetari i delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore, Eduard Kukan, Drejtori per Ballkanin, Pjer Mirel si dhe zv/presidenti i PSE-se, Johanes Svoboda. Ne total, te pranishem ne darke ishin 11 persona, te cilet vijuan diskutimet jo pa qellim ne nje restorant te tille qe konsiderohet si simbolika e ketij vendi. Darka e mbremshme, aspak e shkurter, pritet te sjelle fryte vetem diten e sotme. Ashtu sic paralajmeruan edhe punonjesit e zyres se krereve evropiane, bisedimet do te jene te gjata dhe te veshtira, ndonese shpresa per arritjen e nje kompromisi eshte shume e madhe. Te ftuarit e posacem per te gjetur nje zgjidhje pikerisht ne Strasburg, qyteti i pajtimit franko-gjerman i cilesuar ndryshe si themelimi i Bashkimit Evropian, Sali Berisha dhe Edi Rama, u priten me nje menu speciale ne restorantin "Krokodil", qe perdoret vetem ne raste te vecanta festimesh. Takimi ne kete qytet dhe ne kete restorant, behet e ditur se u zgjodh pikerisht per te ndihmuar arritjen e nje zgjidhjeve. Dy lideret politike, si Berisha ashtu edhe Rama, mesohet se iu vu perpara nje draft prej pese pikash per tu diskutuar dhe me shpresen e arritjes se nje zgjidhjeje. Si kryeministri Sali Berisha ashtu edhe kryetari i opozites, Edi Rama me delegacionet perkatese, jane te akomoduar ne nje hotel, ne "Hilton". Por pavaresisht ketij fakti, ata nuk u takuan para zhvillimit te darkes se organizuar. E njejta gje ndodhi edhe me udhetimin, ku Rama u nis qe ne oren 06:00 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe kreu i qeverise ne oren 13:00 te drekes.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi