ILIRIADA PORTAL

"Hesht" bulevardi, 1 dite pas greves

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21052010

Mesazh 

"Hesht" bulevardi, 1 dite pas greves






Asnje shenje e protestave dhe greves 20-ditore, nuk ka ngelur ne vendin ku u ngriten cadrat e socialisteve Asgje nuk pipetin ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Per nje person qe nuk e di se aty eshte zhvilluar greve per plot 20 dite, apo se kjo greve eshte shoqeruar me protesta masive, as qe kishte per ta kuptuar nje gje te tille, po te shikonte bulevardin ne gjendjen e djeshme. Edhe banderolat e grupuara me slogane, sipas njesive bashkiake te Tiranes (me kryetare socialiste), apo sipas rretheve te ndryshme te vendit, jane hequr si me magji. E vetmja shenje (jo domosdoshmerish deshmitare protestash) qe ka ngelur ne bulevard, jane disa flamuj kuqezi dhe te Bashkimit Evropian, te cilet nga valevitja e shumte, kane ngecur ne pemet dhe telat ku jane varur. Te tjera s'ka. Sepse cuditerisht pllakat e vockla te bulevardit, jane akoma me te pastra se c'do te kishin qene ne nje dite normale te periudhes para-greve. Dhe c'eshte me e rendesishme, edhe trafiku eshte zhbllokuar ne kete aks kryesor te trafikut kryeqytetas. Heshtje Heshtjen qe ka perfshire mbare bulevardin kryesor te Tiranes, e thyejne vetem zhurmat qe shkaktojne makinat, apo ndonje kenge qe bucet nga lokalet, prane vendit ku eshte zhvilluar greva. Gjithcka tjeter eshte ne qetesi te plote, gje qe i kishte munguar prej kohesh qytetareve. Nese per nje cast do te fshinim nga kujtesa te shkuaren e greves dhe protestave te perditshme, as qe do te kuptohej se ne ate vend kane qene instaluar cadra, e aq me teper qe ne ato cadra, paskeshin jetuar per tri jave 200 fryme. E per me teper qe keto 200 fryme ishin pajisur me disa EC portative, apo se po keto 200 fryme jane shoqeruar nga familjaret, miqte dhe mbeshtetesit e kauzes se tyre. Cdo shenje, cdo deshmi u zhduk gjate nates pasardhese, si nje enderr e keqe qe paralizoi pothuaj gjithcka tjeter ne Tirane. Mjaftuan pak ore dhe bulevardi "Deshmoret e Kombit" u kthye ne gjendjen e meparshme. Paralelisht me kete, u zhduk edhe bllokimi i trafikut, apo kthimi i bulevardit ne nje parking masiv. Shitesit Ata qe diten ta kthenin pakenaqesine e socialisteve ne interesin e tyre, ishin pikerisht shitesit ambulante. Keta te fundit arriten te mekembnin biznesin e tyre modest, duke bere per nje dite xhiro, aq sa nuk benin dite me radhe. Qenia e bulevardit pothuaj gjate gjithe kohes plot me njerez, mbeshtetes te grevisteve, beri qe ketyre qytetareve t'u linde domosdoshmeria per te ngrene dicka, per te pire nje kafe ne lokalet ndane cadrave, apo per te pire cigare. Sigurisht qe "buka e tyre e perditshme" do te ishin edhe gazetat me lajmet e servirura nga to. Veliu, gazetashitesi prane cadrave te instaluara per tri jave rresht perballe Kryeministrise, thote se gjate atyre diteve shiste shume gazeta, revista, apo edhe produktet e tjera qe ofron per te shitur. Ai thote qe gazetat shiteshin heret ne mengjes, nga qytetaret e "etur" per t'u njohur me ngjarjet me te fundit, apo me menyren se si ishte trajtuar protesta e nje nate me pare neper gazeta. Shume prej tyre, paten kenaqesine te shohin fytyren e tyre te kapur spontanisht neper fotot qe gjendeshin ne gazeta, ndersa te tjere i kane blere thjesht per te shuar kureshtjen mbi ngjarje te tjera. "Ditet qe zhvillohej greve dhe proteste, numri i gazetave dhe revistave te shitura, ishte shume i madh. Ndersa sot, kur gjithcka ka rene ne qetesi, puna ka rene ne krahasim me ato dite", rrefen Veliu. E pra, shitesit ambulante i quajne "te arta" ato dite, vetem ne aspektin e fitimeve monetare qe u solli, ndersa nuk e mohojne stresin dhe kaosin qe shkaktuan. L.Ndoka Ilir Gordani: "Shisja shume ne ditet e protestave" Ditet e fitimeve moren fund edhe per shitesin ambulant Ilir Gordani. Nje dite pas mbylljes se greves tri-javore dhe protestave qe zgjaten po aq, Iliri thote se gjithcka ka rene ne qetesi. "Nuk ka pasur shume levizje, pervec makinave. Por mund te them se bleresit jane te pakte", thote Iliri. Ndersa ndryshonte puna deri dje. Sipas Ilirit ne ditet kur bulevardi "Deshmoret e Kombit" ishte plot e perplot, kishte me shume bleres, e rrjedhimisht edhe me shume fitime. Ndersa dje, gjithcka ndryshoi. Megjithate, Iliri nuk e prish gjakun. Ai e vazhdon i qete aktivitetin e tij si shites ambulant, si nje ndihme per familjen e tij, per te perballuar jetesen mjaft te shtrenjte si pasoje e te ardhurave te pakta, cmimeve te larta te ushqimeve dhe energjise elektrike. Ai rrefen se fitimet jane te kenaqshme, kur ka aktivitete te ndryshme te organizuara nga bashkia, apo ne dite festash qe festohen masivisht. Projektet Bashkia, si u paralizuan te gjitha aktivitetet Gjate diteve te zhvillimit te protestave dhe greves, edhe bashkia e Tiranes ishte ne "greve". Aktivitetet e zhvilluara nga ky institucion u kufizuan vetem ne pritje te ndonje personaliteti te huaj. Bashke me "paralizimin" e punes se bashkise, te njejten gje pesoi edhe Keshilli Bashkiak. Ndonese ai duhej te ishte mbledhur urgjentisht per te shqyrtuar projektbuxhetin 2010, te cilit i ka kaluar cdo afat, kjo nuk ka ndodhur. Edhe nje dite kur keshilltaret tentuan te benin nje mbledhje, nuk u paraqit njeri. Sipas ligjit, data 31mars perkon me afatin e fundit per miratimin e buxhetit te qeverisjes vendore. Ne fakt, deri tani keshilltaret nuk kane votuar asnjehere per nje gje te tille, as parimisht. Ne kete menyre, ata kane kaluar cdo lloja afati te parashikuar ne ligj, pasi ka kaluar 1 muaj e gjysme nga kjo date. Nje gje e tille sjell bllokim te projekteve ne Tirane, qe zbatohen me leket e taksapaguesve te kryeqytetit. Lokalet Edhe ne lokalet prane vendit ku ishin instaluar cadrat e grevisteve, puna ka ecur shume gjate diteve te greves dhe protestave. Sipas kameriereve te ketyre lokaleve, tavolinat nuk rrinin asnjehere bosh, xhiroja ishte me e madhe dhe fitimet ishin me te larta se ne ditet e zakonshme.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi