ILIRIADA PORTAL

Kushtetuesja, mazhoranca "rrezon" Topin ne Kuvend, vote kunder kandidatit Kosta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21052010

Mesazh 

Kushtetuesja, mazhoranca "rrezon" Topin ne Kuvend, vote kunder kandidatit Kosta




R. Rapushi
Kuvendi pranoi dje vetem dy nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti Bamir Topi, per anetaret e Gjykates Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja. Nderkohe qe rrezoi kandidaturen e trete te sugjeruar nga kreu i shtetit, Vangjel Kosta. Ky i fundit, u rrezua me 66 vota kunder, kater pro dhe dy abstenime nga Kuvendi. Ne fakt demokratet e vendosen rrezimin e Kostes qe ne mbledhjen e grupit parlamentar, te zhvilluar vetem pak minuta para mbledhjes se seances se djeshme plenare, ne oren 18:00 te pasdites. Demokratet vleresuan se Kosta nuk duhet te jete pjese e Gjykates Kushtetuese, duke e treguar kete edhe me vote ne seance. Nderkohe qe Altina Xhoxhaj, u emerua me nje shumice prej 70 votash pro dhe vetem dy kunder, si anetare ne Gjykaten Kushtetuese, ne vend te ish-anetarit Kujtim Puto, te cilit i perfundoi mandati kohe me pare. Po keshtu, miratimin e mazhorances, e mori edhe Bashkim Dedja, i cili u miratua po me 70 vota pro, nje kunder dhe nje abstenim, si anetar i Gjykates Kushtetuese, ne vend te ish anetarit Fehmi Abdiu, te cilit i perfundoi mandati kohe me pare. Nderkohe qe tashme Presidentit Bamir Topi, i mbetet te emeroje nje tjeter kandidature per postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese, qe duhet te zere vendin e Sokol Sadushit, te cilit i ka perfunduar mandati. Nuk eshte hera e pare, qe Kuvendi rrezon nje kandidature te propozuar nga Presidenti Bamir Topi, per postet e anetareve ne gjykata te ndryshme ne vend. E njejta gje ndodhi edhe dy vite me pare, kur me shumice votash, mazhoranca ne Kuvend, nuk pranoi propozimet e bera nga kreu i shtetit per anetare te Gjykates se Larte. Ne seancen e djeshme, pavaresisht mbylljes se greves se urise, deputetet socialiste serish nuk ishin te pranishem. Kosta dha denime me burg per arratisje ne vitin 1989 Kandidati i Presidentit Topi per anetar te Gjykates Kushtetuese, Vangjel Kosta eshte rrezuar per shkak se ne vitin 1989 ka qene pjese e dhenies se vendimit per denim me burg per tre qytetare shqiptare, perkatesisht Adnan Balla, Kastriot Mara dhe Agron Fico per tentative arratisje. Pikerisht ne limitet e fundit te renies se diktatures, Kosta ka dhene vendimet qe shkonin deri ne shtate vite burg, dhe qe jane pare nga ana e deputeteve te mazhorances, si nje arsye per te mos i dhene voten qe te jete anetar i Gjykates Kushtetuese.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi