ILIRIADA PORTAL

Varferia, shtyse per nenen monster

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23052010

Mesazh 

Varferia, shtyse per nenen monster




KORCE- Fqinjet e familjes Lumi ne Zemblak te Korces, nuk munden te shmangnin dot tragjedine, edhe pse degjonin te qarat e femijes 18-muajsh te ciftit te ri. Vetem kur kane pare 23-vjecaren me vogelushin ne dore qe nxitonte per ne spital, kane kuptuar se dicka e keqe kishte ndodhur. Policia e Korces deklaroi dje se ne gjendje depresive, nena kishte rrahur femijen qe nuk pushonte se qari dhe me pas e kishte mbytur, pa kuptuar se i kishte shkaktuar ne te njejten kohe edhe vdekjen, megjithese e dergoi ne spital. Gruaja e re, Sonila Lumi, tashme ndodhet nen akuze per vrasjen e femijes se sapolindur, kurse babai dhe te afermit e tjere, dje i kane bere nderimet e fundit te ndjerit qe nuk e gezoi dot jeten. Por te aferm e fqinj, te familjes qe kishte lene fshatin Vidohove per t'u vendosur ne Zemblak, tregojne se cifti ishte ne gjendje te veshtire ekonomike, te papune dhe te varfer. Kete fakt e provon edhe procesverbali i grupit hetimor, qe gjate keqyrjes se shtepise, ka vene re se banesa ishte pothuajse e amortizuar, higjiena qe mungonte, pajisjet elektro-shtepiake si mjet i domosdoshem po ashtu dhe me orendi gjysme te prishura. Nuk mjaftonte kjo, por mbi tavoline eshte gjetur dhe nje cope buke dhe ne dollap mungonin ushqimet me elementare per nje familje. Sipas hetuesve, kjo tragjedi mund te jete edhe si pasoje e varferise dhe depresionit qe mund te kete kaluar 23-vjecarja, pasi nuk ka pasur mundesi t'i sherbente femijes me ushqime dhe ilace ne raste semundjesh. "Ata ishin te varfer dhe mundoheshin te mbijetonin vetem duke punuar token. Mendojme se varferia mund te jete bere shkak", rrefejne banoret e fshatit Zemblak qe njohin mire familjen Lumi. Nena ka pranuar se kishte rrahur femijen, kurse ekspertet gjeten gjurme gishtash rreth qafes. Por ajo eshte shprehur se nuk e kishte menduar se do i shkaktonte vdekjen, ndersa ishte perpjekur ta pushonte se qari. Babai i femijes ka terhequr trupin e femijes mengjesin e dites se djeshme, per te kryer ceremonine oret e pasdites. Shkak per vonesen eshte bere mungesa e celebrimit te ciftit qe jetonte ne varferi ekstreme. Policia e ka klasifikuar krimin ne kushtet e tronditjes se thelle psikike, ndersa pritet qe 23-vjecares se dyshuar t'i behet edhe nje ekzaminim mjeko-ligjor.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi