ILIRIADA PORTAL

Pije false pa analiza nė Tiranė, pranga biznesmenit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23052010

Mesazh 

Pije false pa analiza nė Tiranė, pranga biznesmenit




Etleva Delia

Njė tregtar dhe njė kimiste u arrestuan dje nga policia e Tiranės, e cila zbuloi njė punishte pijesh tė falsifikuara, qė hidheshin nė treg pa analizat e nevojshme pėr shėndetin. Punishtja u zbulua nė njė ambient magazine nė afėrsi tė Shkozės gjatė njė operacioni tė Antikrimit Ekonomik tė policisė sė Tiranės i koduar me emrin "Kokteil". Nuk ka ende tė dhėna nėse pijet e prodhuara pa licencė pėrbėjnė rrezik pėr shėndetin, megjithatė policia tha se produkti hidhej nė treg pa analizat e nevojshme kimike mbi pėrbėrjen e lėngjeve dhe pijeve. Pronari i punishtes, biznesmeni Vasil Zhupa dhe kimistja Rajmonda Neziri, u arrestuan. Kjo e fundit ishte e punėsuar pėr tė analizuar produktet para se tė hidheshin nė treg, por sipas policisė, ajo nė asnjė rast nuk kishte kryer analiza mbi pėrmbajtjen e pijeve qė hidheshin nė treg, duke mos vlerėsuar kėshtu riskun qė produktet kishin pėr shėndetin e konsumatorėve. Pas arrestimit tė biznesmenit dhe kimistes, policia shoqėroi edhe pesė persona tė tjerė, tė cilėt do tė procedohen penalisht nė gjendje tė lirė, duke qenė se ishin nė dijeni tė aktivitetit kriminal dhe bashkėpunonin me dy tė arrestuarit. Burime nga policia thanė se nė magazinė u sekuestruan mallra me vlerė rreth 500 mijė euro, tė cilat janė prodhuar pa licencė, me etiketa tė pamiratuara nga Ministria e Bujqėsisė dhe tė paregjistruara nė organet tatimore, pėr t'iu shmangur taksave. Tė arrestuarit nė mėnyrė tė paligjshme arrinin tė konkurronin edhe ato kompani tė tjera qė prodhonin produkte qė ishin tė licencuara. Policia tha se punishtja prodhonte produkte tė falsifikuara, qė shiteshin nė treg me njė ēmim mė tė vogėl se produktet origjinale, duke i konkurruar mallrat e vėrteta dhe tė licencuara. Policia pohoi se do tė zhvillojė analiza tė hollėsishme kimike pėr tė verifikuar nėse pijet e prodhuara nė punishte pėrbėjnė rrezik pėr shėndetin.TE ARRESTUAR

TE ARRESTUAR

Vasil Zhupa, 46 vjeē, pronari i punishtes
Rajmonda Neziri, 41 vjeē, kimiste
5 persona, procedim penal nė gjendje tė lirė

SEKUESTRUAR
250 arka me shishe lėngjesh frutash tė ndryshme.
10 makineri, qė shėrbenin pėr prodhimin, ambalazhimin dhe etiketimin e lėngjeve tė frutave.
20 mijė shishe tė ndryshme, qė shėrbenin pėr mbushjen dhe tregtimin.
100 mijė etiketa dhe stampa tė ndryshme.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi