ILIRIADA PORTAL

Skema, shisnin ilaēet qė jepeshin falas pėr sėmundjet kanceroze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23052010

Mesazh 

Skema, shisnin ilaēet qė jepeshin falas pėr sėmundjet kanceroze




Sonila Mesareja

Hetimi, pėrgjimet zbardhin mėnyrėn si ndihmėsfarmacisti shiste ilaēet pėr kurėn e kemioterapisė


Tė vuash nga sėmundje tė rėnda nuk qenka mė e rėndė sesa tė mos kesh mundėsinė pėr tė gjetur nė farmaci ilaēet qė tė lehtėsojnė sadopak dhimbjet e tyre. Dhe, bėhet fjalė pėr ilaēe qė ishin 100% tė rimbursueshme nga shteti dhe qė furnizimi i farmacisė te Onkologjiku bėhej periodikisht. Megjithatė, do tė vinte momenti kur nga ana e hetuesve do tė zbardhej skema se si funksiononte shitja e ilaēeve tė vėshtira pėr t’u gjetur nė farmaci, mjaft tė shtrenjta, por edhe tepėr tė domosdoshme pėr pacientėt qė bėnin kimioterapi apo vuanin nga sėmundje tė rėnda kanceroze. Njė hetim 2-vjeēar zbardhi komplet mėnyrėn se si shiteshin nėn dorė kundrejt shumave tė konsiderueshme, pėrkatėsisht nga 20-40 mijė lekė, tė kėtyre ilaēeve nga farmacisti i farmacisė sė Shėrbimit Onkologjik pranė QSUT-sė. Dosja voluminoze, brenda sė cilės ka dėshmi, pėrgjime, pėrballje mes tė pandehurit dhe personave tė cilėve u ka shitur kėto ilaēe, pėrballja me dokumentet, kartelat dhe regjistrat e spitalit, si dhe fotografime apo filmime qė tregojnė se si i pandehuri Isnih Bajrami ndėrronte mallin apo e ēonte atė nė shtėpi pėr t’ua dhėnė kėrkuesve mė pas. Njerėz tė ndryshėm, tė afėrmit e tė cilėve kishin nevojė pėr kimioterapi, detyroheshin t’i gjenin mikun ndihmėsfarmacistit Bajrami, duke blerė ilaēe 100% tė rimbursueshme nga shteti, pasi i pandehuri deklaronte se kėto ilaēe nuk gjendeshin nė spital. Por, si tė mos mjaftonte akuza pėr shitjen e tyre, ky i pandehur ka rezultuar tė ndėrronte ilaēet e farmacisė me ilaēe qė ishin nė prag skadimi, pėr tė ndihmuar firma qė nė depot e tyre farmaceutike kishin ilaēe nė prag skadimi dhe qė nuk mund tė futeshin dot nė tenderin pėr furnizimin e farmacive. Pėr tė gjitha kėto, i pandehuri Bajrami do tė gjykohet nėn akuzėn “Korrupsion nga persona qė ushtrojnė funksione publike”.

Hetimi

Nga hetimet 2-vjeēare dhe nga shqyrtimi i provave ka rezultuar se nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Tiranė, pranė repartit Onkologjik funksionon farmacia shtetėrore me farmacistė ndėr tė tjerė edhe tė pandehurin Isnih Bajrami. Detyra funksionale e tij ishte shėrbimi i medikamenteve si “Taxoter", "Zometa", "Herceptinė", "Mapter", “Amastinė”, "Cisplatinė", "Manitol" etj, pėr pacientėt e Spitalit Onkologjik Tiranė. Sipas akuzės, barnat pėr pėrdorim spitalor shpėrndahen sipas udhėzimit nr. 134 datė 10.7.2007 tė Drejtorisė sė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" Tiranė dhe pėr ēdo dalje bari nga farmacia, duhet administruar receta mjekėsore dhe i sėmuri ose i afėrm i tij duhet tė shoqėrohet nga kryeinfermierja e pavijonit ku ėshtė i shtruar i sėmuri. Pacienti, ose i afėrmi i tij, i identifikuar me mjet identifikimi duhet tė firmosė nė recetė pasi merr barnat dhe tė shkruajė nė tė “I tėrhoqa pa pagesė”. I pandehuri Isnih Bajrami, duke shfrytėzuar gjendjen e tė sėmurėve nė repartin Onkologjik, nevojėn e tyre pėr t’u trajtuar me barna tė ndryshme, ka nxjerrė pėrfitime tė ndryshme duke i dhėnė barnat qė jepen falas nga shteti pėr tė sėmurėt nė spital kundrejt shumave tė parave. I pandehuri, pėr tė realizuar pėrfitime tė padrejta nga tė sėmurėt apo familjarėt e tyre, ka paraqitur gjendje mungese tė barnave nė farmacinė e spitalit dhe nė kėto rrethana u ofrohej atyre pėr t’ua gjetur dhe shitur me ēmime qė varionin nga 20 mijė lekė nė mbi 40 mijė lekė tė reja, sipas llojit tė barnave tė kėrkuara. Po sipas hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri ka dalė nga farmacia e spitalit me kuti barnash dhe duke i vėnė nė bagazhin e mjetit tė tij “Benz”, nė mėnyrė qė mė pas t’ua shiste ato personave tė ndryshėm. Gjithashtu, ai ka ēuar barna nga farmacia shtetėrore nė banesėn e vet dhe mė pas i ka shitur tek pacientėt si barna tė siguruara nė farmaci private, fakt i cili rezulton nga bisedat e tij me bashkėshorten e vet, pėr tė marrė barna si "Taxoter" etj., nga banesa dhe pėr t’ia dėrguar tek spitali.

Inventarėt nė farmaci

Nga kėqyrja e inventarėve tė farmacisė, si dhe raportit tė KLSH-sė, rezulton se farmacia ka qenė pėrgjithėsisht e furnizuar me medikamente dhe madje nė periudhat qė i pandehuri Isnih Bajrami paraqiste situatėn e mungesės sė ndonjė ilaēi, ky ilaē ka ekzistuar nė farmaci. Por, sipas hetimeve, situata e mungesės ėshtė paraqitur prej tij me qėllim qė medikamenti t’i shitej dhe jo t’i jepej falas pacientit. Gjithashtu, nga farmacisti Isnih Bajrami nė vazhdimėsi janė ndėrruar barnat pėr pėrdorim spitalor tė farmacisė shtetėrore me barna nga depo farmaceutike private, tė cilat ishin nė kufijtė e skadencės. Konkretisht, sipas hetimeve, kėtė veprimtari ky shtetas e ka kryer nė funksion tė kompanisė "Hoffman La Roche" me pėrfaqėsues deklaruesin Ilir Minga. Kjo kompani, me qėllim qė tė merrte pjesė nė tendera, i duhej qė barnat tė kishin njė afat skadence mbi 2/3 e afatit tė pėrdorimit nė momentin kur furnizohej spitali. Duke qenė se kėtė kusht nuk mund ta plotėsonte, ka mundur tė ndėrrojė barna nga depoja e tij me afat skadence tė afėrt me barna tė spitalit qė plotėsonin kushtin e skadencės mbi 2/3 e afatit tė pėrdorimit. Kėshtu rezulton nga hetimi dhe kėqyrja e dokumenteve spitalore se i pandehuri Isnih Bajrami, duke nxjerrė nga spitali barna me afat skadence tė rregullt dhe duke i zėvendėsuar ato me barna nė kufijtė e skadencės apo tė skaduara, ka favorizuar kompaninė “Hoffman La Roche” nė mėnyrė tė padrejtė, si dhe ka krijuar njė premisė nė drejtim tė rrezikimit tė shėndetit tė pacientėve. Nė rrethanat e mėsipėrme, materialet e transkriptuara, deklarimet e shtetasve tė ndryshėm tė pyetur rreth kėtyre bisedave tė transkriptuara ku ata konfirmojnė qė kanė komunikuar dhe janė takuar me tė pandehurin dhe se kane blerė medikamente nga Isnih Bajrami, verifikimet e kartelave tė disa pacientėve dhe konfirmimet e ardhura nė prokurori nga Spitali Onkologjik pėr gjendjen e medikamenteve mjekėsore nė kėtė farmaci, provohet se i pandehuri, i cili duke qenė nė detyrėn e farmacistit tė Spitalit Onkologjik, ka ndėrruar dhe u ka shitur medikamente tė spitalit personave tė ndryshėm nė kėmbim tė pėrfitimeve personale.



Disa nga rastet e shitjes nėn dorė tė ilaēeve pėr kurėn e kimioterapisė

* I pandehuri Bajrami i ka kėrkuar pronarit tė depos farmaceutike “Euro-Farma” sh.p.k, Toni Tolica ilaēin “Dekarbazina” dhe i ka dhėnė atij pėr tė shitur ilaēe si “Asfaradinat”. Gjithashtu i premton edhe shitjen e ilaēit “Asparaginaze”, njė ndėr ilaēet mė tė shtrenjta dhe qė mezi gjendet. Tolica rezulton t’i ketė blerė tė pandehurit dy copė “Cisplatinė” dhe “Karboplatinė” me ēmimin nga 50 mijė lekė. Gjithashtu, nga pėrgjimet telefonike rezulton se tė pandehurit i ėshtė kėrkuar edhe ilaēi “Oksiplatinė” qė kushtonte 214 euro, duke shitur dy prej tyre.

* I pandehuri Bajrami i ka siguruar shtetasit Ilir Shehu, pėrfaqėsues i “Medicamenta” sh.p.k dhe pronar i firmės “Medicamenta-I” sh.p.k 4 copė “Adremicinė” pėr t’ia dhėnė njė mikut tė tij qė bėnte kimioterapi. Mė pas, po ky shtetas, Shehu, i ka kėrkuar tė pandehurit dy flakone “Doksurobicine”, tė cilat kushtonin 65 mijė lekė flakoni. Kėto flakone i donte pėr njė shtetase qė punonte te farmacia qendrore e QSUT-sė. Gjithashtu, Shehu e ka porositur tė pandehurin edhe pėr njė “Dokser” dhe pesė “Lakokorsinė” dhe Bajrami ia ka ēuar ato te lokali. Gjithashtu, ky shtetas i ka kėrkuar tė pandehurit edhe njė flakon “Oksiplatin” dhe 120 kokrra “Kseloda”. Njė kokėrr “Kseloda” kushtonte 317 mijė lekė, ndėrsa njė flakon “Oksiplatinė” kushtonte 249 euro.

* I pandehuri Bajrami i ka shitur shtetasit Behar Dosti medikamente qė kapnin ēmimin e 87 eurove. Gruaja e kėtij shtetasi ka deklaruar se pas operacioneve tė tė shoqit, ka blerė 6 cikle “Dekarbazina” dhe 6 cikle “Cisplatine” dhe “Vimcristine”. I pandehuri i ka thėnė kur i ėshtė drejtuar farmacisė se “kėtu nuk ka, por nėse i dėshironi, mund t’jua gjejmė ne nė ndonjė farmaci tjetėr, por duhet tė paguani. Kam njė farmaci “Hysa” dhe t’i gjej unė”. Fillimisht gruaja ka blerė 30 flakone me nga 900 lekė copėn, ndėrkohė qė cikli nė total kishte 180 flakone. Tė pandehurit Bajrami, shtetasja i ka dhėnė 30 mijė lekė tė reja pėr tė blerė kėto flakone, tė cilat i janė dorėzuar pas orarit tė punės te kryqėzimi i Farmacisė 10 qė tė mos dukej te spitali.


Pėrgjimet e zbardhura pėr bisedat e ndėrrimit apo shitjes sė ilaēeve

Isnih Bajrami: 3 kutia o vėlla?

Ilir Minga: Po ēne tre kutia o vėlla?

Bajrami: Po 3 o vėlla, 10800, duro njėherė te paratė o shqipo.

Minga: Si 3 kutia 10800 o vėlla? 3 kutia janė 360 kokrra.

Bajrami: O 3600 1 kuti me lidhje siē ėshtė, 3 kutia tė plota.

Minga: E do m’i biesh 3 dhjetėshe.

Bajrami: Po pra po.

Minga: Do vijė Edliri, ai nipi jonė, ai ēuni i vogėl.

Bajrami: Po mirė pra bjeri sa mė shpejt.

Minga: Hajt ēao.

Eltion Zela: Se mė mori vetė ai personi... mė tha ...

Isnih Bajrami: E mirė dakord, dakord.

Zela: Hė, hė? S’mė solle ndonji gjo?

Bajrami: Ja ta bi nesėr unė, t’i kesh aty.

Zela: Sepse po i hanė duart, kupton? Edhe neve po na hanė nga nji ēikė.

Bajrami: Po, po. Mirė, dakord.

Pas gjetjes sė ilaēit 3 copė “Carboplatina”/ Bajrami: O Toni?

Zela: Hė ēa bėre ti, mirė?

Bajrami: Mirė, si ja kalove?

Zela: Nigjo, tė bėj nji pyetje! Ato tė treja qė gjetėm herės qė shkoi si e kishin emrin mo, si e kanė emrin ato?

Bajrami: “Karboplatinė.

Zela: Karboplatinė, i madh je. Hė rrofsh.

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi