ILIRIADA PORTAL

Eurovizion... black &silver, ndez Juliana!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26052010

Mesazh 

Eurovizion... black &silver, ndez Juliana!








Mbrėmje e argjendtė, me sfond tė purpurt, rrethoi performancėn e Juliana Pashės, nė paraqitjen shqiptare mbrėmė. Ndėrsa ėshtė ndezur atmosfera nė Oslo pas interpretimit shqiptar, e 12-ta nė renditje. Njė kėngė dinamike, e fortė ka ēuar nė shpėrthim emocional tė kėngėtares sonė. Tė njėjtat komente me impresionon qė u mor mbrėmė duke e ēuar Shqipėrinė pėr tė shtatin vit, nė edicionin e 55-tė tė Kėngės Evropiane, nė Eurosong. Nė arenėn gjigande, prej njė mijė metėr katror, baladat dhe kėngėt ėndrrimtare kanė poseduar mbrėmjen gjysėm finale ku janė ngjitur nė skenė 17 vende. Luksi dhe atmosfera rrezėllitėse, nėn pluhurin magjik tė shpėrndarė mbi skenė, me hartė e kombeve, dhe flamujt e tyre ka tėrhequr vėmendjen edhe nga veshjet e kėngėtarėve, e vlerėsuar dhe mė e komentuar mė shumė nė kėtė edicion tė Eurosong. Veshjet kanė qenė diskutimet, duke etiketuar kėtė edicion si nga mė tė mrekullueshmet, njė sens politik pėr shkėlqimin perėndimor, atė evropian qė e rikthen festivalin nga njė rrugėtim disavjeēar nga vendet ballkanike dhe nga Lindja. Zakonisht, Shqipėria ėshtė vendi i parė qė shėnon ēdo vit hyrjen e saj nė kėngėt e Eurovizionit. Por pėrshtypja qė merret duke u nisur nga titulli ėshtė njė lloj shmangie nga “ndezja” kombėtare pėr kėngėn “Nuk mundem pa ty”, me kompozim tė Ardit Gjebreas dhe tekst tė Pirro Ēakos, ku delegacioni shqiptar ka dhėnė pėrgjigjen se e kėnduar nė anglisht, kėnga e shndėrruar “It’s all about you”, do tė ketė shanse mė tė mira. Juliana ka hyrė nė mbrėmjen e gjysmėfinales, nė skenėn gjigante tė Oslos me zgjedhjen e parė tė veshjes sė saj. Nė fakt pėr kėtė Eurovizion identifikimi i pothuaj tė gjithė kėngėtarėve ėshtė bėrė sipas tipikes sė veshjes. Stilimi i Julianės ka qenė; me pantallona tė zeza, me tendenca moderne, me bluzė tė zezė tė zbukuruar me shumė ornamente argjendi shoqėruar me tre vokalistė me fustane tė zeza, me elementė argjendi tė vogėl mbi supet e tyre, ndėrsa violinisti i Julianės ėshtė i veshur me njė kostum, nė ngjyrė gri tė errėt. Gjithė stilimi i grupit ka nė sfond tė skenės ngjyrėn e purpurt tė saj dhe tė bardhėn. Pėrshtypja e tėrė ėshtė shumė dinamike. Ėshtė vlerėsuar zėri i Juliana Pashės, si njė paraqitje shumė e fortė dhe plot ndriēim. Vendi unė ka arritur tė kualifikohet nė finale pėr dy vitet e fundit - kėshtu qė nga shtypi ėshtė konsideruar si ēėshtje besimi, pse kjo mund tė jetė e treta me fat pėr kėngėtaren simpatike Juliana Pasha. Nė konferencėn pėr shtyp nė Oslo, Juliana Pasha ka zbuluar se ekipi i saj ėshtė njė mbėshtetje e mirė pėr tė. Nė pėrgjithėsi kujdesi pėr kėngėtarėt ka qenė njė nga pikat kryesore, pėr tė cilat janė shprehur se kanė qenė shumė tė kėnaqur me kushtet qė kanė pasur nė skenė. Ēfarė i ka shqetėsuar kėngėtarėt nė ndryshim nga provat e para kanė qenė kamerat e vendosura nė shumė kėnde. Nė konferencėn pėr shtyp Juliana ka zbuluar dhe anėn teknike tė paraqitjes sė saj, duke bėrė tė ditur se veshjet janė bėrė nga njė prej dizajnueseve mė tė njohura shqiptare. Kėngėtarja jonė ka treguar se ishte njė veshje e planifikuar me disa elementė folklorikė nė to. Kėngėtarja shqiptare nuk dėshiron tė japė ndonjė informacion se si do tė bėjė flokėt pėr natėn gjysmėfinale, duke thėnė se do tė jetė surprizė pėr publikun. Kėngėtarja shqiptare ka festuar ditėlindjen e saj njė ditė mė parė dhe ishte shqetėsuar pėr gjumin, pėr tė qenė gati pėr gjysmė finale. Megjithatė, ajo ka treguar se nuk ka qenė e shqetėsuar pėr humbjen e zėrit pėr mbrėmjen e madhe. Kėngėn Juliana e ka promovuar nė Maqedoni, Bosnjė dhe Hercegovinė, si dhe nė Holandė. Ndėrsa ėshtė pyetur nė lidhje me kėngėtarėt e saj tė preferuar ku ajo ka pėrmendur Ėhitney Houston dhe Celine Dion dhe stilet e preferuara tė saj muzikore qė janė xhaz, blues dhe rock. “Ne duam tė jemi nė skenė jo vetėm pėr 3 minuta, por pėr gjashtė minuta”, - ėshtė shprehur Juliana Pasha nė fillim tė konferencės pėr mediat shqiptare, duke shtuar se ishte shumė e kėnaqur me provat e para, edhe pse kompozitori Ardit Gjebrea ka vėnė nė dukje se ende mund tė bėjė mė mirė dhe se do tė pėrqendrohen nė pėrmirėsimin e punės me kamerat gjatė provave tė dyta. Juliana ka shpjeguar se kėnga e saj me qėllim ėshtė mbajtur pa koreografi, nė mėnyrė qė tė pėrqendrohet vėmendja nė mesazhin e kėngės. Tre vokalistet shoqėruese, Joy, Daisy dhe Glennis janė tė gjitha kėngėtare tė xhazit dhe vijnė nga SHBA. Kur ato janė pyetur pėr karrierėn e tyre, kanė treguar se vijnė nga njė eksperiencė liturgjike, tė krishterė. Ndėrsa performancėn e Pashės e shoqėron dhe loja e njė violinisti, qė quhet Olen Cesari, i cili njihet si njė nga muzikantėt mė tė famshėm nė Itali, qė sapo ka kryer kohėt e fundit njė koncert pėr Papėn. “Nuk mundem pa ty” ka qenė dhe njė dhuratė qė kėngėtarja ja ka dedikuar bashkėshortit tė saj, tė cilin thuhet se kėngėtarja simpatike e bėri tė lotonte pak. Kur janė pyetur pėr kujtimet nga e kaluara, kantautori shqiptar, kompozitori i kėngės, Ardit Gjebrea ka thėnė se e ka ndjekur qysh kur ishte fėmijė i vogėl, nė vitin 1972, duke kujtuar Vicky Leandros qė fitoi garėn me “Apres Toi” dhe qė atėherė ėshtė shprehur se ka jetuar me ėndrrėn se kur do tė jetė momenti qė Shqipėri t’i bashkohet kėtij konkursi, qė ndodhi mė nė fund nė vitin 2004. Juliana Pasha filloi nė garėn e Radio Televizionit “Kėngė shqiptare” nė 1999 dhe nė 2000 ajo u nderua me ēmimin “Vaēe Zela” si kėngėtarja mė e mirė tė re dhe pothuajse ēdo vit ajo ka fituar ēmime tė ndryshme. Si njė fakt interesant, ajo ėshtė duke punuar pėr albumin e saj tė parė me kėngė tė krishterė.
Eurovizion, televotimi mė i vėshtirė nė botė
"Dhe nė fund ... 12 pikė tė shkojė nė ...". Kjo ėshtė pjesa mė e shikuar dhe mė emocionuese e njė pjesė tė kėngėve tė Eurovizion-it, votimi. Dje, nė ėeb-in e Eurovizionit ėshtė ndalur nė njė nga momentet mė tė diskutuara, anatemuara, siē janė votimet, ku organizatorėt kėtė vit kanė treguar se prioriteti mė i lartė i kėtij edicioni ėshtė sigurimi i votimit tė rregullt. Qė nga viti 2004, organizatorėt kanė shpjeguar se ka hyrė njė teknologji e re votimi panevropian, ku ekspertėt kanė ndėrtuar njė platformė tė veēantė pėr tė marrė pėrgjigjet e miliona votave hyrėse qė njerėzit dėrgojnė nga shtėpitė, pėrmes telefonit, ose me SMS, qė konsiderohet si njė nga operacionet mė tė vėshtirė dhe komplekse tė televotimit nė botė. Vota vjen pėrmes mė shumė se 200 operatorėve tė telefonisė nga e gjithė Evropa, dhe vitin e kaluar mė shumė se 10 milionė telefonata dhe SMS janė pėrpunuar nė ēėshtje tė minuta. Pėrveē elementit mė popullor tė konkursit, kjo ėshtė dhe nga mė tė diskutuara. Janė 125 milionė shikues qė sjellin 125 milionė mendime tė ndryshme. Pas kritikave tė parashikueshmėrisė sė votimit, disa vjet mė parė, EBU bėrė disa ndryshime tė vėshtira nė mėnyrėn e zgjedhjes sė tė preferuarit. Ndryshimi mė i madh ndodhi nė vitin 2009, kur juria profesioniste e EBU-sė dha mundėsinė pėr tė pėrcaktuar gjysmė finalistėt e kėngės nė Eurovizion. Pas reagime pozitive nga konkurruesit, tė shtypit dhe tė shikuesve, u vendos qė t’ju japė edhe jurisė 50% tė aksioneve nė rezultatin e gjysmėfinales. Pra nė tė dyja gjysmėfinalet, si dhe nė finale, gjysma e rezultateve do tė pėrcaktohet nga 39 vendet pjesėmarrėse, shikuesit nga shtėpia me telefon ose SMS. Pėr herė tė parė, nė secilin nga tre programe tė drejtpėrdrejta, fillon votimi nga kėnga e parė e me radhė, deri 15 minuta pas kėngės sė fundit.

Violeta Murati

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Eurovizion... black &silver, ndez Juliana! :: Komentet

Mesazh prej Thu May 27, 2010 12:23 pm nga lidabica

Me pelqen shume kjo kenge dhe interpretimi i Julianes.Uroj fitoren e saj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi