ILIRIADA PORTAL

Krimet e Rėnda transferojnė hetimet nė Policinė e Shtetit, ende asnjė gjurmė pėr ish-kėshilltarin e Priftit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28052010

Mesazh 

Krimet e Rėnda transferojnė hetimet nė Policinė e Shtetit, ende asnjė gjurmė pėr ish-kėshilltarin e Priftit




Zhdukja enigmatike e Eduart Belegut, ish-kėshilltari i ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, do tė hetohet tashmė nga Policia e Shtetit. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda e ka transferuar dosjen “pėr zbulim”, pasi nga hetimet shumėmujore ende nuk ėshtė gjetur ndonjė gjurmė jete. Burime nga policia deklarojnė se nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar asnjė pistė nga e cila mund tė zbardhej vendndodhja e Belegut. Gjatė kėsaj kohe janė verifikuar banesat e tė afėrmve tė Belegut pėr vendstrehimin e tij. Gjithashtu janė kontrolluar pronat e tij, si dhe ėshtė kėrkuar informacion nė pikat e kalimit kufitar, nga ku kanė ardhur pėrgjigjet se “Eduart Belegu nuk rezulton ta ketė lėnė Shqipėrinė para se tė zhdukej”. Tė ndodhur nė kėto kushte, Krimet e Rėnda e kanė transferuar dosjen nė polici, ndėrsa do tė jenė sėrish prokurorėt qė do tė drejtojnė hetimet. Paraprakisht dosja nė fjalė ka disa dyshime nė lidhje me veprėn penale tė konsumuar nė kėtė rast, pasi ka dyshime pėr njė rrėmbim tė mundshėm, por edhe pėr njė largim nga banesa. Pėr rastin e parė, kompetente ėshtė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, ndėrsa pėr tė dytin Prokuroria e Rrethit. Pėrpos kėtyre diskutimeve, puna hetimore ėshtė pėrqendruar pėr gjetjen e fakteve pėr tė zbardhur fatin e Belegut.
Mėsohet se informacione zyrtare kanė mbėrritur nė polici dhe prokurori nga pikat e kalimit kufitar tokėsor, si Dogana e Kakavijės, Kapshticės, Dogana e Tre Urave nė Pėrmet, Dogana e Qafė-Thanės, si dhe Dogana e Hanit tė Hotit nė Shkodėr. Asnjė gjurmė pėr Belegun, i cili nuk rezulton ta ketė lėnė Shqipėrinė nė rrugė tokėsore. Vėmendja u pėrqendrua edhe nė aeroportin e Rinasit, prej nga ku erdhi pėrgjigjja se nuk rezulton ta ketė lėnė Shqipėrinė asnjė shtetas shqiptar me emrin Eduart Belegu. Pas kėtyre hetimeve tė hollėsishme, puna e grupit hetimor u pėrqendrua nė verifikimin e ēdo prone dhe pasurie tė Eduart Belegut. Burime nga Policia e Shtetit thanė se morėn urdhėr pėr tė vėzhguar banesat e tė afėrmve tė Belegut, si dhe kanė mbajtur nėn kontroll njė pjesė tė mirė tė tė dyshuarve. Megjithatė, as kjo masė nuk ka mjaftuar pėr tė mėsuar fatin e ish-kėshilltarit tė ministrit tė Ekonomisė, i hetuar mė parė nėn akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės nga Prokuroria e Elbasanit.
Njė pikė kyēe e hetimeve ishin edhe tabulatet e telefonit tė tė zhdukurit. Personat qė kanė kontaktuar sė fundmi me Belegun janė marrė nė pyetje dhe nga verifikimet paraprake nuk ka rezultuar ndonjė detaj me vlerė pėr hetuesit. Njė nga provat mė tė rėndėsishme pėr grupin hetimor ishte edhe mesazhi qė ka mbėrritur nė celularin e tė vėllait. Pėr tė mundėsuar njė hetim tė plotė, oficerėt e policisė gjyqėsore po kėqyrin ēdo tė dhėnė nė tabulatet telefonike, nga ku shpresohet tė nxirret ndonjė fakt pėr zhdukjen e tij. Gjithashtu, hetimet janė pėrqendruar edhe tek automjeti, i cili ėshtė gjetur nė periferi tė Tiranės. Ekspertė tė fushės po vazhdojnė tė bėjnė kėqyrjen e tij, ndėrsa po mbahen kontakte me familjarėt pėr ēdo tė re. Burime nga policia dhe prokuroria thanė se Belegu ka takuar rreth 25 persona para se tė zhdukej, ndėrsa ata qė kanė komunikuar, qoftė fizikisht, qoftė verbalisht, janė thirrur pėr dėshmi nė polici dhe prokurori. Grupi hetimor ka dyshime se gjatė takimeve me kėta persona, Belegu u ka bėrė me dije shqetėsimet e fundit nė lidhje me punėn apo me hallet familjare, tė cilat nga akuza mund tė konsiderohen edhe si pista tė zhdukjes sė

shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi