ILIRIADA PORTAL

Gjykata Kushtetuese "rrezon" me vote Vangjel Kosten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052010

Mesazh 

Gjykata Kushtetuese "rrezon" me vote Vangjel Kosten




Rozeta Rapushi
Ne kulmin e debateve per rrezimin ne Kuvend te nje prej anetareve te Gjykates Kushtetuese, Vangjel Kosta, eshte kjo gjykate e cila e "rrezoi" atw per te dyten here. Me shumice votash, Gjykata Kushtetuese, rrezoi dite me pare kerkesen e Shoqates se Distributoreve Farmaceutike te Shqiperise, te perfaqesuar nga avokati, Vangjel Kosta, ne kerkesen e bere per te shpallur si antikushtetues vendimin e Keshillit te Ministrave per "Miratimin e listes se barnave qe rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe te mases se mbulimit te cmimit te tyre", ne pjesen integrale lista e cmimeve te barnave qe rimbursohen ne rubriken "referenca". Si dhe gjithashtu hodhi poshte kerkesen per pezullimin e zbatimit te kesaj kerkese deri ne marrjen e vendimit. Sipas avokatit, vendimi i qeverise, cenon parimin e lirise se veprimtarise ekonomike dhe te proporcionalitetit te mbrojtura nga nenet 11 dhe 17 te Kushtetutes, pasi cmimi i percaktuar ne kete vendim te KM perben nje nderhyrje jo proporcionale dhe dikton kushte te padrejta per veprimtarine ekonomike te tregtimit te barnave me shumice. Kerkese e cila u rrezua menjehere nga perfaqesuesit e Keshillit te Ministrave, te cilet u shprehen se vendimi i qeverise, objekt shqyrtimi, ne zbatim te detyrimeve ligjore, nuk ka rregulluar kontrollin e cmimit te barnave apo percaktimin e cmimit te barnave sikurse pretendohet ne kerkese, por listen e barnave qe rimbursohen dhe masen e mbulimit te cmimit te barnave qe perfshihen ne liste. Ne lidhje me kete kerkese, Gjykata Kushtetuese, vleresoi se vendimi objekt shqyrtimi, eshte nje akt i nxjerre ne mbeshtetje te ligjit per sigurimet shendetesore, i ndryshuar dhe ligjit per buxhetin e shtetit 2009. Ai percakton marzhet e diferencuara te listes se barnave qe rimbursohen ne baze te formules se percaktuar. "Ne keto kushte Gjykata vlereson se nese ka kufizim te veprimtarise se lirise ekonomike kete gje e ka bere ligji per sigurimet shendetesore dhe per barnat dhe jo akti nenligjor objekt shqyrtimi. Keto dy ligje nuk jane objekt i ketij shqyrtimi kushtetues", thuhet ne vendimin e marre. Po keshtu, gjykata veren se ligji per sigurimet shendetesore dhe ai per barnat kane hyre ne fuqi me heret se tre vjet me pare nga data e depozitimit te kerkeses, objekt i ketij shqyrtimi kushtetues, dhe, ne keto kushte, afati tre vjecar i parashikuar ne ligjin per GJK ka kaluar. Perplasjet PD-PS per emerimin e Kostes Rrezimi i kandidatures se Vangjel Kostes per postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese nga Kuvendi, ka qene nje arsye me shume ne perplasjet mes pozites dhe opozites. Maxhoranca e cileson si nje figure, e cila nuk mund te jete pjese e institucioneve per shkak te dhenies se vendimeve politike gjate sistemit komunist. Nderkohe qe socialistet, e cilesuan rrezimin e Kostes, si nje shprehje te krizes se rende te vendit dhe krizes qe ka te beje me gjunjezimin e shtetit te se drejtes dhe perpjekjes konstante per ti kapur te gjitha organet e sistemit te drejtesise dhe per ti vene ato ne funksion te interesave te oborrit dhe pushtetit. Argumentet per rrezimin e kerkeses per shpalljen e antikushtetuetshmerise Gjykata Kushtetuese, konstaton se menyra e pergatitjes se listes se barnave qe rimbursohen nga ISKSH, si dhe formula se si do te llogariten cmimet ne kete liste percaktohen ne ligjin per barnat dhe ne vendimin e KM-se nr. 504 date 8.08.2007 "Per ngritjen dhe funksionimin e komisionit te cmimit te barnave" dhe vendimin e KM-se nr. 56 date 28.01.2005 "Per percaktimin e marzheve te fabrikimit dhe te tregtimit te barnave". Gjykata veren se vendimi objekt shqyrtimi eshte nje akt i nxjerre ne mbeshtetje te ligjit per sigurimet shendetesore, i ndryshuar dhe ligjit per buxhetin e shtetit 2009. Ai percakton marzhet e diferencuara te listes se barnave qe rimbursohen ne baze te mekanizmit/formules se percaktuar ne aktet e sipercituara. Ne keto kushte Gjykata vlereson se nese ka kufizim te veprimtarise se lirise ekonomike kete gje e ka bere ligji per sigurimet shendetesore dhe per barnat dhe jo akti nenligjor objekt shqyrtimi. Keto dy ligje nuk jane objekt i ketij shqyrtimi kushtetues. Per me teper, kerkuesi nuk legjitimohet per te kerkuar kontrollin kushtetues te dy ligjeve te siperpermendur. Ne nenin 50 te Ligjit nr.8577, date 10.02.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese" parashikohet se kerkesat lidhur me shqyrtimin e pajtueshmerise se ligjit ose te akteve te tjera normative me Kushtetuten ose me marreveshjet nderkombetare mund te paraqiten brenda tre vjeteve nga hyrja ne fuqi e tyre. Gjykata veren se ligji per sigurimet shendetesore dhe ai per barnat kane hyre ne fuqi me heret se tre vjet me pare nga data e depozitimit te kerkeses, objekt i ketij shqyrtimi kushtetues, dhe, ne keto kushte, afati tre vjecar i parashikuar ne ligjin per GJK ka kaluar. 22. Bazuar ne sa me lart, Gjykata arrin ne perfundimin se pretendimi i kerkuesit se vendimi nr. 521, date 13.05.2009 i KM-se cenon lirine e veprimtarise ekonomike ne menyre jo proporcionale eshte i pabazuar dhe per rrjedhoje duhet rrezuar.

loha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi