ILIRIADA PORTAL

Regjistrimi i popullsisė me skanerė optikė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052010

Mesazh 

Regjistrimi i popullsisė me skanerė optikė




Tiranė - Pėr regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė dhe banesave pėr vitin 2011, mbledhja e tė dhėnave e pyetėsorėve, do tė kryhet nga skanerė optikė me teknologji tė avancuar, qė pėrdoren gjerėsisht nė vendet e zhvilluara.
Drejtoresha e Pėrgjithshme e Institutit te Statistikave (INSTAT), Ines Nurja, tha se “mbledhja e tė dhėnave nga regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė dhe banesave ėshtė njė faze kritike, e cila ėshtė e kushtueshme nė terma kohorė dhe kostoje”. Sipas saj, pėr tė shkurtuar kohėn e mbledhjes sė tė dhėnave, INSTAT-i po pėrdor njė teknologji tė avancuar pėr kapjen e tė dhėnave. Pranė zyrave tė INSTAT-it ėshtė zbatuar sistemi i skanerėve optikė, tė cilėt arrijnė tė lexojnė rreth 60 mijė pyetėsorė nė ditė, detajoi Nurja, sipas tė cilės, ky sistem pėrbėhet nga dy skanerė optikė, tė cilėt lexojnė dhe interpretojnė tė dhėnat sipas teknologjisė OCR (Optical Character Recognition).

Ajo vlerėsoi se kjo ėshtė njė teknologji, e cila zbatohet nė shumė vende tė zhvilluara tė Evropės dhe siguron njė ruajtje dixhitale tė pyetėsorėve tė plotėsuar. Pėrdorimi i skanerėve optikė bėn tė mundur qė tė dhėnat tė mblidhen mė shpejt dhe tė rritet ndjeshėm cilėsia e tyre. Nėpėrmjet kėtij sistemi arrihet tė sigurohet njė bazė tė dhėnash me e sigurt dhe lehtėsisht e menaxhueshme.

INSTAT ka pėrfunduar edhe dixhitalizimin e tė gjitha hartave tė caktuara pėr zonat pilot, pėrfshirė zonat urbane nė Tiranė, Vlorė, Durrės, Peshkopi dhe ato rurale nė Tiranė, Durrės, Peshkopi, Pukė, Korēė, Gjirokastėr, Peqin dhe Kukės.

"Regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė dhe banesave pėr vitin 2011 ėshtė investimi mė i madh qė njė vend kryen. Buxheti total ėshtė parashikuar nė vlerėn rreth 15 milionė euro, prej tė cilės, Qeveria mbulon rreth 5 milionė euro, IPA 8 milion, UNFPA 1 milion euro, financime tė tjera tė PNUD-it, Statistikat Suedeze, etj", theksoi Nurja.

Ky regjistrim ėshtė i dyti nė periudhėn post-komuniste dhe tė dhėnat do tė shėrbejnė pėr tė patur njė fotografi mė tė qartė tė realitetit shqiptar nė tė gjithė territorin e vendit. Tė dhėnat qė do tė sigurohen nga ky regjistrim janė tė ruajtura nė bazė tė ligjit pėr statistikat dhe janė konfidenciale, pra asnjė e dhėnė individuale nuk do tė pėrdoret apo bėhet publike.

Treguesit e agreguar do tė shėrbejnė pėr tė prodhuar statistika tė ndryshme demografike, sociale dhe ekonomike. Ato do tė jenė baza mė e rėndėsishme e tė dhėnave mbi tė cilat do tė zhvillohen politikat pėr zhvillimin e vendit pėr tė paktėn 10 vitet e ardhshme.
start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi