ILIRIADA PORTAL

KMSH padi Kastriot Myftarajt, pėr nxitje tė urrejtjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052010

Mesazh 

KMSH padi Kastriot Myftarajt, pėr nxitje tė urrejtjes




Tiranė - Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė, i ėshtė drejtuar Prokurorisė sė Tiranės, me njė padi penale ndaj opinionistit tė gazetės “Sot”, Kastriot Myftaraj, pėr nxitje tė urrejtjes fetare.
Nė padinė e saj, KMSH-ja, vė re se i padituri me anė tė dy shkrimeve tė tij, ka shkelur njė sėrė ligjesh tė Kodit Penal shqiptar, si neni 265 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, neni 266 “Thirrja pėr urrejtje nacionale”, neni 267 “Pėrhapja e informatave tė rreme qė ngjallin panik”, te Kodit Penal te Republikės sė Shqipėrisė”.

“KMSH i ėshtė drejtuar Prokurorisė sė Rrethit Tiranė me cilėsinė e institucionit mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė myslimanėve nė Shqipėri, i cili ka qellim fetar e bamirės dhe nėpėrmjet besimit islam, tė mbrojė dinjitetin, tė drejtat dhe interesat e myslimaneve, tė rrisė e zhvillojė ndjenjėn e dashurisė e tė besnikėrisė ndaj fesė dhe atdheut, si dhe tė ruajė e forcojė dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale nė vendin tonė”, thuhet nė deklaratėn e shpėrndarė nga ky institucion.

Nė dy shkrime tė tij, me tituj: “Ylli i kuq i Moskės dhe Guri i zi i Mekės” dhe “Njė formulė pėr matjen e shkallės sė rrezikut tė terrorizmit islamik nė Shqipėri dhe Kosovė”, Myftaraj, ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndėrmjet popullsisė shqiptare.

“Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė duke qenė njė organ pėrfaqėsues i besimtarėve myslimanė shqiptarė tė cilėt ndjehen tė prekur nga sulme tė tilla tė paligjshme, e konsideron detyrim ligjor dhe si shenjė tė respektimit tė legjislacionit shqiptar nė fuqi t’i drejtohet me anė tė kėtij kallėzimi penal, pėr vlerėsim dhe veprim ligjor nga ana e Organit tė Prokurorisė sė Rrethit Tiranė”, shkruan mė tej KMSH-ja.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi