ILIRIADA PORTAL

Dyshime pėr skandal pedofilie nė misionin e OSBE nė Shkup

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01062010

Mesazh 

Dyshime pėr skandal pedofilie nė misionin e OSBE nė Shkup




Shkup – Mediat maqedonase raportojnė pėr njė skandal tė mundshėm pedofilie dhe promovim pornografie nga radhėt e punonjėsve ndėrkombėtar pranė misionit tė OSBE-sė nė Shkup.
Kėto media raportojnė tė kenė marrė njė letėr anonime, nė tė cilėn thuhet se njė punonjės i OSBE-sė nga Norvegjia, ėshtė nėn hetime me dyshimet se ėshtė marrė me pedofili dhe promovim tė pornografisė me tė mitur.

Thuhet se nė kompjuterin e tij janė gjetur video incizime me akte pedofilie dhe pornografie me tė mitur.

Po sipas kėsaj letre, thonė mediat nė gjuhėn maqedonase, punėtori, emri i tė cilit nuk citohet, ėshtė larguar nga Maqedonia dhe se misioni i OSBE-sė po tenton qė tė fsheh skandalin. Letra thotė se policia tashmė kėtij tė punėsuari ia ka marrė kompjuterin nė tė cilin janė gjetur gjurmėt e skandalit.

Mediat shkruajnė se personi nė fjalė ėshtė momentalisht jashtė Maqedonisė pėr njė pushim prej dhjetė ditėsh.

“Misioni nuk ėshtė i njoftuar zyrtarisht se ka ndonjė hetim ndaj ndonjė pjesėtari tė misionit,” thonė nga misioni i OSBE-sė.

Ndėrkohė, nga Ministria e Punėve tė Brendshme mohohet se janė duke u bėrė hetime ndaj rastit tė paraqitur nė kėtė letėr anonime.

“I punėsuari pėr tė cilin flitet ėshtė momentalisht jashtė dhe nėse ka ndonjė hetim, Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė do tė analizojė nė detaje evidencėn eventuale....”, thuhet nė reagimin e misionit tė OSBE-sė nė Shkup, pėr mediat maqedonase.

Nė rast tė konfirmimit tė kėtyre raportimeve tė bazuara nė kėtė letėr anonime, ky do tė ishte rasti i dytė i skandalit tė misionit tė OSBE-sė nė Shkup.

Tė punėsuarit e huaj nė OSBE, tė cilėt kanė imunitet diplomatik nė Maqedoni, kishin qenė tė pėrfshirė nė njė skandal tjetėr nė vitin 2006. Njė prej tyre ishte zėnė nė Itali me 20 kg heroinė nė veturėn e tij dhe ėshtė duke vuajtur dėnimin me burg. /Zhurnal/

start

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi