ILIRIADA PORTAL

Durrės: Kapen dy breshka “carreta carretas”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05062010

Mesazh 

Durrės: Kapen dy breshka “carreta carretas”




[Dy breshka tė rralla uji janė kapur dje paradite nga njė peshkatar nė bregdetin e Durrėsit, nė njė largėsi prej 1 milje nga bregu dhe nė thellėsinė ujore prej 12 metra.
Nė veshin e njėrės prej tyre ėshtė fiksuar njė target metalik, nė tė cilin konfirmohet studimi i tyre shkencor nė kuadėr tė njė projekti botėror.
Me peshė prej rreth 50 kg secila dhe njė gjatėsi trupore rreth 70 cm, dy breshkat kanė mbetur nė grepat e peshkatarit Flori Dedja, teksa ai peshkonte prej natės sė kaluar nė zonėn detare pėrballė Currilave, vetėm 2 km nė veri tė portit tė Durrėsit.
Peshkatari Dedja tha pėr ATSH-nė se ato duket tė jenė njė ēift breshkash uji, shumė tė rralla nė kėtė zonė detare. "Unė u habita nga prania e tyre", tha Flori, i cili gjuan prej mė shumė se 10 vitesh nė kėtė zonė.
Nė njė target metalik alumini, me gjerėsi 1 cm, ėshtė gdhendur nė mėnyrė profesionale ‘AL 0125”, ndėrsa nė pjesėn qė duket nė anėn tjetėr tė veshit shkruhet njė e dhėnė tjetėr mė e rėndėsishme “PROF. HAXHIU VORE ALBANIA”.
Ndėrsa ATSH intervistonte peshkatarin Dedja, ky i fundit shprehu shqetėsimin se "breshkat po e humbasin freskinė". Flori, i cili herė pas here me shokėt e tij u hidhte ujė breshkave tė rralla, do tė vijonte se "ato i kanė ende grepat nė trup dhe unė kam nevojė tė komunikoj me specialistėt pėr tė mos i dėmtuar ato gjatė kohės sė kthimit nė ujė".
Gazetari i ATSH-sė iu pėrgjigj shqetėsimit tė peshkatarit, duke u vėnė nė kontakt me profesor Idriz Haxhiun pėrmes profesorit tė njohur tė shkencave bujqėsore Enver Isufi.
Carreta carretas, specie nė zhdukje
“Peshkatarėt duhet t'i presin filispanjat e grepave sa mė pranė trupit dhe t'i lėshojnė ato pėrsėri nė det", kėshilloi prof. Idriz Haxhiu, emri i tė cilit ndodhet nė targetin metalik.
I kontaktuar me telefon nga ATSH, prof. Idriz Haxhiu tha se breshka e kapur sot ėshtė “markuar” prej tij njė vit mė parė me targetin metalik. Edhe sot ai ndodhej nė Patok, ku siē u shpreh pėr ATSH-nė ka vendosur stampat metalike nė 10 breshka tė tjera uji.
Nga viti 2004, me bashkėpunėtorėt e mi kemi “markuar” mė shumė se 600 breshka uji tė tipit “carreta carretas”, shtegtimi i tė cilave ka pėrfunduar jo vetėm nė brigjet shqiptare, por edhe nė ato tė Italisė apo Greqisė; tregon specialisti Haxhiu. Ai shton se deri sot sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij kanė grumbulluar tė dhėna vetėm pėr 120 breshka nga 600 tė tilla qė janė nėn vėzhgim shkencor.
Sipas profesorit, me pėrvojė 40-vjeēare, prishja e ekuilibrave natyrorė dhe ndotja bregdetare ka ndikuar nė shtegtimin e paqartė tė breshkave tė detit. “Ato janė parė mė shpesh nė plazhin e Patokut pranė grykėderdhjes sė lumit Ishėm, ku janė shfaqur me shumicė gaforre dhe kandila deti qė shėrbejnė si ushqim pėr “carreta carretas”-shtoi prof. Haxhiu, sipas tė cilit ky konsiderohet “shtegtim ushqimor”, alternativa e dytė pas “shtegtimit riprodhues” tė breshkave.
Projekti i mbėshtetur nga UNDP i ka ndėrprerė financimet qė para njė viti, tregon prof. Haxhiu, ndėrsa nėnvizon se "me disa bashkėpunėtorė po i vazhdojmė studimet dhe “markimet” e breshkave.
Ai vlerėson qėndrimin e kujdesshėm tė peshkatarėve qė kanė kėrkuar sot ndihmėn e specialistėve dhe duke falėnderuar pėr ndėrmjetėsimin e ATSH-sė shton se qytetarėt po ndėrgjegjėsohen gjithnjė e mė shumė pėr ruajtjen e specieve tė tilla nė zhdukje.
Prof. Haxhiu kėrkoi tė njihet edhe me fotot e gazetarit tė ATSH-sė si dhe me tė dhėnat e pėrftuara nga peshkatarėt.
Peshkatari i vjetėr Bajram Iljazi tha pėr ATSH-nė se prej kohėsh nė kėtė zonė detare pranė Durrėsit nuk ka egėrsira deti dhe mjaft rrallė janė kapur peshkaqenė tė vegjėl, por breshka tė kėtij lloji janė parė tė ngordhura rreth 6-7 vjet mė parė brenda basenit portual.
Disa vite mė parė nė afėrsi tė Durrėsit dhe tė Spillesė (Kavajė), nė dy raste tė veēanta, u vranė nga gjuetarėt dy pėllumba me targete shkencore nga institucionet studimore tė Athinės dhe tė ish-Jugosllavisė.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi