ILIRIADA PORTAL

Shqipėria njė pikė turistike tėrheqėse nė Mesdhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07062010

Mesazh 

Shqipėria njė pikė turistike tėrheqėse nė Mesdhe




Pėr mė shumė se gjysmė shekulli, plazhet e shqipėrisė ishin tė ndaluara pėr tė huajt. Por sot, ky vend ballkanik pėrpiqet tė sjellė sa mė shumė vizitorė tė huaj dhe t’u tregojė atė qė s’kanė pasur rastin tė shohin mė parė.
Me 354 kilometra plazhe Shqipėria po hap dyert e turizmit pėr njė prej viseve mė tė panjohura tė Europės.
“Na ka munguar njė koncept turizmi pėr 50 vjet. Ishim vend i izoluar nė krahasim me vendet tjera tė rajonit”, thotė Klodian Pajuni, kreu i turizmit nė Ministrinė pėr Turizmin, Kulturėn, Rininė dhe Sportet.
“Ne dolėm nga kjo periudhė 50-vjeēare ndryshe nga vendet qė kanė pasur pėrvojė nė turizėm edhe pse ishin pjesė e bllokut lindor. Fillimisht, pas viteve ’90, kishim jo vetėm problemin e ndėrtimeve pa leje, por edhe problemin e pronėsisė dhe kjo bėri qė turizmi tė zhytej nė kaos prandaj do t’i duhet kohė tė marrė veten. Por jam i bindur se me strategjinė dhe punėn tonė jemi nė rrugėn e duhur”.
Shqipėria pėrjetoi njėrin prej regjimeve komuniste mė tė ashpra nė Europė i cili u pėrmbys mė 1990, pas dekadash izolimi ndėrkombėtar me kufizime tė rėnda pėr udhėtimet dhe kontroll tė pamėshirshėm nga ana e shtetit.
Sot, vendi ka tregues tė mirė makroekonomikė me rritje ekonomike prej mesatarisht 6 pėrqind dhe me inflacion 2-4 pėrqind. Ēmimet e ulėta tė pronave kanė tėrhequr investitorė nga Izraeli, vendet arabe dhe vendet tjera nė Ballkan.
Autostrada qė i bie tėrthor Shqipėrisė dhe lidh veriun me jugun ėshtė duke u ndėrtuar. Njė tjetėr autostradė qė lidh vendin me Kosovėn i ka sjellė pushuesit e Kosovės nga Mali i Zi nė plazhet e Shqipėrisė.
“Qytete si Durrėsi, Vlora, Saranda janė vende ku duhet tė punohet pėr tė ardhmen e turizmit. Tė ardhurat kryesore i kanė nga turizmi. Pėr kėtė arsye ata i kanė sytė nga e ardhmja dhe e kuptojnė se ia vlen tė investohet nė turizėm me ēdo kusht”, thotė Pajuni.
Megjithatė, vendi akoma varet nga afro njė milion qytetarė qė u larguan nga Shqipėria pas rėnies sė komunizmit. Ata dėrgojnė rreth 1 miliard euro nė vit pėr tė ndihmuar familjet e tyre.
Zyrtarėt thonė se Shqipėria ka shėnuar rritje nė numrin e turistėve me afro tre milionė mė 2009, 34 pėrqind mė shumė se mė 2008. Mė shumė se njė e treta janė shqiptarė qė jetojnė jashtė vendit, ndėrsa pjesa tjetėr turistė nga vende tė tjera.
“Kemi shėnuar rritje tė numrit tė turistėve, por kjo ka tė bėjė me faktin se turistėt janė kureshtarė tė njohin Shqipėrinė si vend i ri, si sekreti i fundit i Europės, siē e kemi thėnė nė logon tonė tė mėparshme”, thotė Franka Paloka, e Agjencisė Kombėtare tė Turizmit, qė promovon turizmin nė Shqipėri".
“Na duhet ta ruajmė kėtė numėr turistėsh qė vijnė nė Shqipėri dhe tė punojmė pėr rritjen e numrit, por nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme rritja e numrit. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė sektori ynė i turizmit tė zhvillojė dhe krijojė njė produkt tė mirė turistik”.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi