ILIRIADA PORTAL

Mėsim i unifikuar pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07062010

Mesazh 

Mėsim i unifikuar pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan?




Ministri Hoxha kundėr kryeministrit Berisha pėr unifikimin e arsimit!

Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nė Maqedoni me njė dozė rezerve kanė mbėshtetur nismėn e Kryeministrit Sali Berisha qė shqiptarėt nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia tė mėsojnė me tekste tė unifikuara shkollore.
Nė fund tė majit nė Tiranė u mbajt takimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha me delegacionin e Komisionit pėr Arsim dhe Shkencė tė Kuvendit tė Kosovės. Me kėtė rast kryeministri Berisha ka theksuar: "Ne duhet tė shkojmė drejt teksteve tė pėrbashkėta, me pėrmbajtje tė unifikuar, sepse tė vėrtetat janė unike, ndėrsa pėrgjegjėsia e shkencės ėshtė pėr tė hequr pluhurin e sė kaluarės prej tyre. Sistemet e arsimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės duhet tė jenė tė njėjta, pėr tė arritur aspiratat e pėrbashkėta nė arsim".
Kėrkesa e Berishės
Kryeministri shqiptarė Sali Berisha pėr herė tė parė kėtė nismė e nxori nė pah mė 8 mars tė kėtij viti nė Tiranė, gjatė takimit me delegacionin kosovar pėr arsim tė kryesuar nga ministri Enver Hoxhaj.
"Ne kemi nevojė tė kalojmė nė programe dhe tekste tė pėrbashkėta nė shumė lėndė dhe nė tė gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga shkollimi fillor deri nė nivelin universitar, me pėrmbajtje tė pėrkthyera fundamentale. Kjo ėshtė njė pėrparėsi nė bashkėpunimin mes ministrive tė tė dy vendeve".
Pak kohė pas takimit nė Tiranė, ministri kosovar pėr Arsimin Enver Hoxhaj i pėrgjigjet nismės sė kryeministrit shqiptar Sali Berisha pėr mėsimin e unifikuar shqip. "Nuk do tė ketė unifikim tė teksteve shkollore me Shqipėrinė. Kosova ėshtė njė shtet i pavarur me sistemin e vet arsimor, ajo do tė zhvillojnė bashkėpunimin nė fushėn e arsimit edhe me shtete tjera", publikon shtypi shqiptar deklaratėn e ministrit kosovar Hoxhaj.
Iniciativat e Berishės kanė ngjallė shpresat mes shqiptarėve nė Maqedoni dhe nxėnėsve shqiptarė nė kėtė vend pėr tė mėsuar nga tekstet e unifikuara, me ato tė Kosovės dhe Shqipėrisė. Nuhi Dardhishta, kryetar i Bashkimit tė Arsimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni tha se ideja e Berishės: "Ėshtė e dobishme dhe e mirėseardhur, e sidomos nė mėsimin e historisė, ku nuk do tė ketė mė libra tė shkruara nga autorė tė rrejshėm".
Shtypi shqiptar nė Maqedoni transmeton deklaratėn e gjuhėtarit dhe dekanit tė Fakultetit tė Albanologjik nė Shkup, Asllan Hamidi, i cili propozon: "Formimin e njė grupi ekspertėsh qė do tė pėrgatisė tekste tė pėrbashkėta pėr shqiptarėt nga tė tre vendet".
Agim Poloska, profesor i gjuhės shqipe nė tė njėjtin universitet, pėr Dojēe Velen thekson, se angazhimi i Sali Berishės ėshtė pėr tu pėrshėndetur: "Pasi qė me realizimin e kėsaj ideje shqiptarėt tė cilėt jetojnė nė shtete tė ndryshme do tė mėsojnė prej librave tė njėjta, me gjuhė amtare tė standardizuar dhe nė kėtė mėnyrė do tė kontribuohej mė shumė nė afrimin e gjuhės shqipe me gjuhėt e tjera nė rajon, nė frymėn e njė ideje tė lashtė pėr formimin e "Bashkimit Gjuhėsor Ballkanik".
Ideja e Berishės e volitshme
Ndėrsa pro-rektori nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, Ismail Ahmedi, shprehet:
"Ideja e Sali Berishės ėshtė shumė e volitshme, kjo ėshtė me interes tė veēantė pėr shqiptarėt, sepse ajo shkon sė bashku me trendėt bashkėkohore tė zhvillimit nė Evropė dhe mė gjerė. Unė mendoj se kjo nismė ėshtė edhe nė frymėn e "Deklaratės sė Bolonjės pėr funksionimin e universiteteve."
Zėvendėsministrja e Arsimit Lindita Qazimi pėr nismėn e mėsimit shqip tė unifikuar me kėtė rast pėrgjigjet shumė shkurt: "Unė nuk mund tė komentoj diēka qė nuk e kam dėgjuar. Ne do tė prononcohemi pėr kėtė ēėshtje, vetėm nėse ėshtė e nevojshme. Tani pėr tani unė nuk mund tė them asgjė".
Gjuha dhe letėrsia shqipe e njėjtė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. Kėshilltari shtetėror nė kėtė ministri, Numan Sallahu beson se ėshtė njė ide e mirė: "Tė mėsuarit e gjuhės shqipe dhe zhvillimi i letėrsisė sė bashku me Kosovėn dhe Shqipėrinė do tė ishte njė ide e mirė pėr t'u realizuar. Sallahu shton se: "Pėr shkak tė diversitetit tė kurrikulės nė Maqedoni pėr tė vendosur nė tekstet e shkollės sė bashku me Kosovėn dhe Shqipėrinė, Ministria e Arsimit e Maqedonisė duhet tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė pėrshtatshme me krerėt fqinjė shqiptarė".
Kėrkuam mendim edhe nga profesori i universitetit pėr shkenca politike nė Shkup, Zhidas Daskallovski. Sipas tij: "Ėshtė i papranueshėm etnizimi i proceseve arsimore nė Ballkan, - tė gjithė shqiptarėt tė mėsojnė sipas programeve vetanake etnike pėr procesin arsimor, ndėrsa tė tjerėt, etnitetet e tjera sipas programeve te veta. Njė gjė e tillė ėshtė e papranueshme nė Ballkan pa veprim tė koordinuar dhe marrėveshje tė koordinuar tė vendeve tė tjera," thekson Daskalovski dhe shton:
"Natyrisht, ėshtė njė veprim politik, propozimi politik, i cili nuk ėshtė nė frymėn e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore mes vendeve nė Ballkan". (dw)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi