ILIRIADA PORTAL

"Matura e lirimit", sot prova e madhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07062010

Mesazh 

"Matura e lirimit", sot prova e madhe




Mijera nxenes do t'i nenshtrohen sot paradite provimit te pare te lirimit, atij te gjuhes amtare. Qe ne mengjes, ne oren 9, nxenesit duhet te paraqiten ne mjediset e shkollave ku do te zhvillohet provimi dhe do te sistemohen neper klasa, sipas rendit zbrites te emrave. Testi do te jete unik per te gjithe, dhe mendohet se numri i nxenesve qe do t'i nenshtrohen ketij provimi, te jete rreth 55 mije. Testi Meqenese gjate dites se sotme eshte hera e pare qe aplikohet sistemi 9-vjecar ne vendin tone, eshte menduar edhe per menyren ndryshe te testimit te nxenesve. Struktura e tezes se provimeve te lirimit eshte menduar qe te permbaje rreth 20 pyetje, prej te cilave 10 te jene me alternativa dhe 10 te jene me zhvillim, pak a shume si e njejta strukture qe ndiqet edhe ne provimet e Matures Shteterore. Mesohet se vleresimi i pergjigjeve te nxenesve behet me pike, te cilat ekuivalentohen ne note. Gjithashtu, vleresimi i cdo pergjigjeje te dhene nga nxenesi per kerkesen perkatese, mbeshtetet ne skemen e vleresimit te pergatitur nga AVA. Skema e vleresimit eshte nje standard vleresues i njejte per cdo nxenes. Cdo pergjigje e plote, e sakte ose e pjesshme, e dhene nga nxenesi per cdo kerkese, vleresohet me pike, sipas skemes se vleresimit. Bashke me testet per cdo PL, AVA i dergon KPL te DAR/ZA skemen e vleresimit te testit dhe skemen e konvertimit te pikeve ne nota. Procedurat e hartimit te ketyre testeve percaktohen ne "Rregulloren per zhvillimin e Provimeve te Lirimit ne Republiken e Shqiperise", te miratuar me Urdhrin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences. MASH ka udhezuar edhe ngritjen e nje grupi monitorues ne Qendren e Vleresimit. Vleresimi Vleresues i jashtem per PL eshte cdo mesues i shkolles 9-vjecare, ose specialist me pervoje ne mesimdhenie ne lenden qe zhvillohet provimi. Cdo test vleresohet nga dy vleresues, por ne rastet kur midis dy vleresuesve ka ndryshime pikesh per te njejtat kerkesa, kryetari i vleresuesve te lendes cakton nje vleresues te trete, vendimi i te cilit eshte perfundimtar. Pervecse menyres se testimit, AVA ka menduar edhe per menyren e korrigjimit te testeve, e cila mendohet se do te jete edhe kjo e njejte me ate te Matures Shteterore. "Keto punime te nxenesve, qe i takojne juridiksionit te nje zyre arsimore rrethi dhe nje drejtorie arsimore rajonale, do te mblidhen dhe do te korrigjohen ne nje qender vleresimi te percaktuar prej Drejtorise Arsimore Rajonale, sikurse edhe Matura Shteterore. "Ndryshimi i vetem eshte se nese ne Maturen Shteterore te gjitha punimet grumbullohen fillimisht ne Tirane dhe me pas shperndahen ne kater qendra, ne provimet e lirimit, punimet e cdo rrethi mblidhen ne qendren e ngritur prane tij", thone burime nga AVA. Iva Tusha: Jam pergatitur shume, por serish jam e tensionuar Nxnesja e klases se nente Iva Tusha e pret me ankth diten e provimit. Megjithate ajo tregon se eshte pergatitur shume. "Nuk e kam lene gjithcka per momentin e fundit, por kam mesuar sistematikisht ne te gjitha vitet", thote 15-vjecarja. Ajo tregon se shpeshhere madje, eshte perqeshur nga moshataret per faktin se mbyllej per ore te tera ne dhome duke mesuar. "Nuk jam aspak e penduar per kete, perkundrazi. E di qe do te behem dikush", rrefen Iva duke buzeqeshur. Ajo eshte nxenese tipike qe meson mire. Nuk i pelqen te lyhet, te dale me shoqerine, por vetem te realizohu qellimet qe i ka vene vetes. Ajo eshte shume e sigurt qe ky mund do t';i shperblehet, duke filluar qe sot, kur te zhvillohet provimi i pare i nje rangu kombetar per te. Ne fakt, ajo ka marre pjese edhe neper olimpiada, porse kurre ne nje provim masiv. Rregulla te vecanta per minoritaret Ne udhezimin me te fundit te kreut te Ministrise se Arsimit, Myqerem tafaj, ka disa dispozita te vecanta per nxenesit e shkollave te pakicave kombetare. Keshtu, ne keto lloj shkollash, provimi i Lirimit zhvillohet edhe per gjuhen amtare. Per shkollat e pakices kombetare greke teza do te pergatitet nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastres. Zyra Arsimore e Delvines dhe ajo e Sarandes terheqin ne DAR Gjirokaster tezen ne diten e provimit. Per shkollat e pakices kombetare maqedonase teza pergatitet nga DAR Korce. Testi per Provimin e Lirimit ne gjuhen amtare do te permbaje te njejtat kerkesa si per nxenesit e tjere. Sipas udhezimit, provimet e Lirimit i jep cdo nxenes qe ka perfunduar me rezultate kaluese te gjitha lendet e klases se nente te arsimit baze.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi