ILIRIADA PORTAL

Ligji i ri, dy paga shtese, pas moshes 55 vjec

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Ligji i ri, dy paga shtese, pas moshes 55 vjec




Sonila Isaku
Punonjesit e industrise se rende, por edhe personat e tjere, te cilet kane klasifikohen ne profesionet e veshtira, pasi te mbushin moshen 55 vjec do te perfitojne nje pagese stimul, por nuk do te perfitojne ulje te moshes se pensionit. Ky eshte projektligji i cili eshte hartuar tashme nga Ministria e Ekonomise dhe pritet te zbatohet per rreth 3 mije persona, te cilet bejne pjese ne kete kategori. Perfituesit Qeveria duket se ka rene dakord me kerkesat e minatoreve, te cilet ishin edhe protestuesit kryesore, per uljen e moshes se pensionit. Por ne projektligjin qe eshte hartuar nuk parashikohet nje ulje e moshes se pensionit, por kur personat te cilet i perkasin kategorise se pare per shkak te punes se veshtire te perfitojne nje pagese shtese, pervec pages qe kane, pasi te kene mbushur 55 vjec. Ne kete projektligj parashikohet qe mbi 3 mije persona qe i perkasin 117 profesioneve te veshtira edhe pse nuk do te dalin me heret ne pension, mund te perfitojne pagese shtese mujore. "Perfitojne ata minatore qe kane mbi 15 vite pune nen toke, si dhe ata punonjes te tjere te industrise se naftes e industrise kimike, te cilet duhet te kene 26 vite pune dhe te kene paguar siguracion", thote zevendesministri i Ekonomise, Neritan Alibali. Sipas tij, keta persona duhet te kene paguar sigurime shoqerore per 30 vite me radhe, ne menyre qe te perfitojne kete lloj pagese. Persa i perket kesaj te fundit, ajo do te jete e ndryshme ne baze te profesioneve. Pagesa Ekspertet e Ministrise se Financave dhe asaj te Ekonomise, kane parashikuar qe pagesa nuk do te jete me e ulet se pensioni minimal dhe jo me e larte se dy pensione te tilla. Fondi per te financuar pagesat shtese nuk do te jete pjese e buxhetit te shtetit. "Per fondin kontribuojne punedhenesit, punemarresit, sindikatat dhe qeveria me dy per qind te rentes minerare", u shpreh Alibali. Ne kategorine e dyte jane klasifikuar profesionet e naftetareve, te cilet megjithese kane veshtiresi pune nuk mund te perfitojne trajtim te vecante. "Duke pare pervojen nderkombetare, menduam qe te perfshijme vetem kategorine e pare te profesioneve te veshtira, duke lene jashte kategorite e tjera te cilet kane dhe numrin me te madh te punonjesve, sic jane industria e naftes. Me te drejte sindikata e tyre kerkoi te perfshihej ne projektligj, por kjo nuk eshte ne doren tone. Kategorizimi i profesioneve behet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore per efekt te pensioneve", u shpreh zevendesministri Alibali Ky projektligj eshte diskutuar ne Keshillin Kombetar te Punes. Nderkohe qe sindikalistet te cilet kane qene pjesemarres ne kete takim, e kane perkrahur projektligjin i cili sipas tyre gjen zgjidhje per disa nga kerkesat e tyre. Ulja e moshes se pensionit nuk eshte pranuar nga Ministria e Financave, pasi kjo do te sillte prishje te skemes se sigurimeve ndaj eshte gjetur menyra e pageses shtese. Kushtet e perfitimit -Per te perfituar trajtim te vecante, personat qe punojne ne kategorine e pare, duhet te kene mbushur 15 vjet pune dhe te kene derdhur per 30 vjet kontributet shoqerore. -Personat qe jane ne kategorine e pare por jo minatore duhet te kene 22.6 vite pune ne kete kategori dhe 30 vjet kontribut te sigurimeve shoqerore - Punonjesit e te tjere te industrise se naftes e industrise kimike, te cilet duhet te kene 26 vite pune dhe te kene paguar siguracion

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi