ILIRIADA PORTAL

Rrugėt e kryeqytetit qė do marrin emrat e artistėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Rrugėt e kryeqytetit qė do marrin emrat e artistėve




Korifenjtė ngjiten nga panteoni i gjelbėr i oborit tė Teatrit tek Panteoni Historik i Kryeqytetit Bashkia e Tiranės pas procedurave tė pėrjetėsimit po pėrfundon etiketimin e rrugėve edhe me emrat e mjaftė artiste tė shquar tė Teatrit (Popullor) Kombėtar Ditėn e jubileut tė 65-tė tė Teatrit Kombėtar, pėr njė moment qėndrova tek “Panteoni i gjelbėr” nė oborin e teatrit, njė parcele kjo e mbjell me pisha nė kujtim tė aktorėve qė nuk janė mė midis nesh pasi ēdo njėra prej tyre mbart emrin e aktorit qė i dedikohet. Shpesh nė raste pėrkujtimesh dėgjon “pema e... “ Dhe te krijohet njė emocion mbi kėtė mėnyrė pėrjetėsimi. Por ky memorial natyror mbetet i mbyllur, e vizitojė punonjėsit e institucionit, tė afėrmit e korifenjve apo tek- tuk ndonjė qytetar kurioz dhe vetėm kaq. Por kėta artist kanė pėrmasa kombėtare dhe ndėkombėtare ata tashmė mbartin shumė vlera si artistike, qytetare, publike, edukative e profesionale, ata mbartin shumė vlerėsime dekorata, tituj nderi , ēmime artistike etj pra kanė pėrvijuar vlera tė shumanshme. Pėr kėtė arsye Bashkia e Tiranės realizoi ngritjen e kėtyre personazheve tė dashura nė piedestal tjetėr atė mė popullorin, mė tė pėrdorshmin, mė pėrkujtuesin pra realizoi emėrtimin e rrugėve dhe aktualisht po kryen etiketimin e rrugėve me emra tė shquar nga te gjitha fushat e jetes sė vendit dhe ato ndėrkombėtare. Tani nuk ēuditemi, bile emocionohemi kur dėgjojmė apo themi: “Takohemi tek Vangjush Furxhi” apo “shkojmė deri tek Kadri Roshi” ose unė banojė tek “Violeta Manushi” duke i mbajtur ata gjithmonė nė mesin tonė dhe duke i kujtuar me dashje apo pa dashje ēdo ditė, ku nuk do tė mungojnė edhe etiketime dashamirėse qė qytetarėt i kanė pėr zemėr si Rruga e Teto Ollges, Rruga e Plakut Mere, Rruga e Zhelesnovit, Rruga e Peliēelit , Rruga e Mon Kukaleshit , Rruga e Kapter Ramiut, etj, role qė i kanė personalizuar interpretuesit e tyre tė shquar. Edhe pse enciklopedia e kujtesės mbart 1300 emra, veēova vetėm aktoret dhe krijuesit e lidhur me Teatrin (Popullor) Kombėtar pėr tė informuar qytetarėt dhe pėr tu bėre pjesė e homazhit pėr kėta artistė tė skenės.

Nė perkujtim edhe tė 75-sė vjetorin e vdekies
Rruga:Aleksandėr Moisiu

Aleksandėr Moisiu lindi mė 2 prill tė vitit1879 nė Kavajė dhe vdiq mė 22 mars tė vitit 1935 Qė i vogėl shpėrngulet ne Itali Mė 1898 e nisi karrierėn e vet si kompars (aktorė qė luajnė rol tė vogėl) nė Burgtheatėr. Pastaj vijuan angazhime nė teatėr nė Pragė dhe Berlin. Nė Berlin Aleksandėr Moisiu u pranua nė grupin e regjsorit Max Reinhard me tė cilin shkoi nė turne nė Petersburg (1911). Atje u dallua pėr rolin e Edipit. Pas kėtij suksesi ai u angazhua nė shumė vende tė Evropės dhe Amerikės Veriore.
Ai llogaritej sidomos nė vitet para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirėn gjermano-folėse. Nė periudhėn mes dy luftėrave ishte shumė kohė nė turne. Prej vitit 1910 e deri mė 1935 mori pjesė nė 10 produksione tė filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zė. Nė vitin 1935, pak kohė para vdekjes sė tij, Moisiu kėrkoi shtetėsinė e Shqipėrisė si dhe atė tė Italisė. Shqipėria refuzoi kėtė kėrkesė, kurse Italia ia dha shtetėsinė Moisiut, kur ai ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos nė Shqipėri si njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenj tė vendit, edhe pse ai qė nga rinia e tij mė nuk e vizitoi Shqipėrinė. Ėshtė vlerėsuar me titullin “Artisti i Popullit”
Aleksander Moisiu ėshtė stėrgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard ėshtė mjaft i famshėm pėrmes suksesit te disa tele-serive gjermane si Komisari Rex

Rruga:Sandėr Prosi
Aktori Sandėr Prosi lindi nė janar tė vitit 1920 dhe vdiq mė 1985 gjatė karrierės sė tij tė gjatė artistike interpretoi mbi 100 role nė fushėn e kinemasė dhe teatrit Sandėr Prosi dha mėsim si pedagog nė degėn dramatike nė Akademinė e Arteve duke filluar qe prej vitit 1962 deri nė fund tė jetės se tij. Nė 25 vjetorin e vdekjes, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i akordoi “Artistit tė Popullit”, Sandėr Prosi, urdhėrin e lartė “Nder i kombit”.

Kadri Roshi lindi mė 4 janar 1924, Mallakastėr, Shqipėri; vdiq mė 6 shkurt 2007 nė Tiranė, aktor shqiptar. Pėrfundoi studimet e larta nė Pragė nė vitin 1951. A, e filloi karrierėn e tij si aktor nė Teatrin Popullor nė moshėn 21-vjeēare duke qenė njė ndėr krijuesit e kėtij teatri. ai numėron rreth 180 role nė skenė dhe kinematografi ai mban titullin Nderi i Kombit" nga viti 1999.

Violeta Manushi lindi mė 6 mars 1926 nė Pogradec. Vdiq me 27 Korrik 2007 ne Tirane. Ajo ishte njė nga ikonat e Teatrit Kombėtar tė Tiranės. Aktore e madhe, me mbi 100 role nė teatėr dhe 16 nė kinema ” .Ish-punėtorja e tipografisė, vetėm 20 vjeēe u regjistrua nė shkollėn e parė dramatike, tė hapur pranė Teatrit tė Shtetit (sot TK), mė 1946. U shqua menjėherė pėr vėrtetėsi, spontanitet e natyrshmėri tė rrallė, por edhe disiplinė e vullnet tė hekurt. Nė dramėn “Orėt e Kremlinit” (1957) ajo luajti njėherėsh tre role, duke shėnuar kėshtu njė rekord origjinal, ende nė fuqi.
Ka luajtur edhe nė 16 filma, qė nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogėl” (1989) dhe njė teledramė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” (1976). Pėr rolin e teto Ollgės tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit tė Filmit mė 1977. Ėshtė vlerėsuar me titullin e lartė “Artiste e Popullit”.

Pjetėr Gjoka lindi nė Ulqin mė 3 gusht tė vitit 1912 dhe vdiq mė 2 maj tė vitit 1982, ishte aktor i njohur shqiptar. Aktivitetin nė teatėr nė lėvizjen amatore e filloi qė vitet 30 nė Shkodėr. Nė vitin 1947 vjen si aktor nė Teatrin Ka interpretuar rreth 90 role nė kėtė teatėr, dhjetėra kryerole nga dramaturgjia botėrore, ndėrsa nė skenė qėndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbėr krejtėsisht. Nė vitin 1961 ai ėshtė ndėr katėr aktorėt qė u nderua me titullin e lartė "Artist i Popullit". Ka interpretuar edhe nė disa filma artistikė, duke krijuar figura tė arrira. Krahas punės si aktor, ka vėnė nė skenė edhe disa pjesė, si regjisor

Kujtim Spahivogli lindi mė 30 korrik tė vitit 1932 nė Lushnjė dhe vdiq mė 7 korrik tė vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar. Studimet e larta pėr teatėr i kryen shkėlqyeshėm nė Moskė nė vitin 1956. Nė vitin 1956 emėrohet aktor nė Teatrin Kombėtar. Roli i tij i parė nė skenėn e Teatrit Kombėtar (Popullor). Por mė shumė ka punuar dhe u shqua si regjisor nė TP dhe si petagog nė ILA.. Kujtim Spahivogli ėshtė themeluesi i Fjalės artistike. Nė vitin 1973 e larguan nga teatri pėr arsye politike. Pas
vdekjes, nė vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Vangjush Furxhi ka lindur nė vitin 1947 dhe vdekur nė 1998. Diplomohet nė Institutin e Lartė tė Arteve dhe mė pas punon nė Teatrin e Korēes dhe atė Popullor (sot Teatri Kombėtar). Punon dhe si pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve ku bashkė me regjisorin Esat Oktrova do tė themelojė katedrėn e “Regjisurės”. Ai do tė ngelen nė kujtesėn e publikut pėr rolet e tij tė spikatura si nė teatėr ashtu edhe nė kinematografi.Disa kohe ka qene edhe Zv.Minister i Kulturės. Pėr meritat e tij artistike Vangjush Furxhi ėshtė nderuar me titullin e lartė "Artist i Popullit"

Marie Logoreci lindi mė 23 Shtator tė vitit 1920 nė Shkodėr dhe vdiq mė 19 Qershor tė vitit 1988 nė Tiranė. Ishte aktore e teatrit dhe filmit. Nė 1947 filloi punėn ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar). Interpretoi i pare i saj nė skenėn e Teatrit ishte elmira nė komedinė “Tartufi” tė Molierit. Paraqitja pėr herė tė parė nė film ishte tek Skėnderbeu, mė pas nė filmin e parė shqiptar. Fėmijėt e saj, dhe mė pas ne filmin Tana Toka jonė etj. Maria bėri regjinė edhe ne disa dramės. Ėshtė vlerėsuar me titullin Artiste e Populli

Mihal Stefa lindi nė Korēė nė vitin 1902 dhe vdiq mė 16 korrik tė vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar. Nė skenė pėr herė tė parė paraqitet nė vitin 1922 nė pjesėn “Detyra e nėnės”. Nė 1929 vendoset nė Tiranė dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit nė teatrin amator. Nė Teatrin Popullor vjen qė nė vitin 1945 dhe interpreton nė pjesėn e parė “Topazi”, nė rolin e Panikės. Interpreton edhe shumė role tė tjerė mė pas. Nė karrierėn e tij interpretoi mbi 45 role nė Teatrin Kombėtar, duke krijuar figura tė goditura qė flasin pėr njė aktor tė shkėlqyer dhe pėr njė mjeshtėri artistike Ka interpretuar edhe nė filmin artistik disa role.”Artist i Merituar”

Andon Pano lindi nė Stamboll mė 23 prill tė vitit 1921 dhe vdiq mė 24 prill tė vitit 1993. Pasi kryen normalen e Elbasanit , merr pjesė nė radhėt e rezistencės dhe ėshtė pjesėmarrės qė nė krijimin e teatrit partizan nė maj 1944. Pas ēlirimit tė vendit qė nė vitin 1945 ai ishte ndėr tė parėt qė ka marrė pjesė nė komisionin pėr krijimin e Teatrit tė Shtetit. Pas specializimit tė tij nė BS, ai rikthehet sėrish nė Teatrin kombėtar dhe pėr disa vite rresht Andon Pano interpretoi me mjeshtėri disa role qė ishin jo vetėm kulmet e tij, por edhe tė vetė teatrit Pėr njė periudhė ai ishte edhe drejtuesi i Teatrit Popullor dhe i Teatrit tė Kukullave, ku edhe shkruan pjesė pėr kėtė teatėr. Laureat i Ēmimit tė Republikės nė vitin 1955 si dhe ėshtė nderuar edhe me ēmime e tė tjera. Ėshtė nderuar edhe me titullin "Artist i Merituar".

Besim Levonja
lindi nė Elbasan mė 16 mars tė vitit 1922 dhe vdiq mė 21 qershor tė vitit 1968, Veprimtarinė e tij artistike Besim e filloi qė herėt, nė burgun fashist, nė vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor nė 1945 Besim Levonja ėshtė ndėr tė parėt artistė qė formuan grupin artistik tė kėtij teatri. Pjesa e parė qė shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonė ėshtė pjesa "Coni, Ishja, Roma" nė vitin 1945. Por suksesin mė tė madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinė "Prefekti" (dhjetor 1948), e cila pėr kohėn qe njė komedi e suksesshme. Rolet e tij nė teatėr janė tė shumtė.
Ndėr kryerolet e tij nė Teatrin Popullor pėrmendim Gjeloshin "Votra e huaj", plakun e urtė "Trimi i mirė me shokė shumė", Sokoli "Halili dhe Hajria", Tetarefi "Mikroborgjezėt", varrmihėsi "Hamleti", Dobēinski "Revizori", etj. Ėshtė nderuar me urdhrin e lartė "Hero i punės socialiste" pėr kohėn, dhe me titullin "Artist i merituar".

Behije Levonja (Ēela) lindi nė fshatin Xibrakė tė rrethit tė Lushnjės nė vitin 1925 dhe vdiq mė 15 shkurt tė vitit 1999 Nė vitin 1938 filloi veprimtarinė si kėngėtare krahės artisteve tė tjera nė "Radio Tirana" .Vazhdoi studimet nė Itali, ku regjistrua fillimisht nė "Centro experimentale" e mė vonė nė Konservatorin "Xhoakino Rossini" nė degėn e kantos dhe nė vitin 1943, pėr shkak tė luftės, kthehet nė atdhe. Me krijimin e Teatrit tė Shtetit nė 1945, Behije Ēela ėshtė ndėr aktoret e para. Interpreton qė nė pjesėn e parė "Topazi" nė rolin e Bernardės. Nė jetėn e saj tė gjatė artistike ajo ka realizuar mbi 90. Roli i fundit i saj nė Teatrin Kombėtar ėshtė i vitit 1977 nė komedinė "Karavidhet". Njė artiste qė ėshtė nderuar me titullin e lartė "Artiste e Merituar".

Bexhet Nelku lindi nė Tiranė nė vitin 1937 ėshtė aktor nė skenėn e Teatrit Kombėtar dhe nė ekran. Bexhet Nelku pėr pakė vite artistike arriti tė realizojė shumė role.Nė shtator tė vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor nė Teatrin Kombėtar. Provėn e parė tė suksesshme Bexheti nė Teatrin Kombėtar e kishte dhėnė qė nė vitin 1957 me interpretimin e tij nė dramėn "Orėt e Kremlinit, kur ishte ende nxėnės nė Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjatė viteve 1963 - 1970 Bexhet Nelku interpretoi nė 20 pjesė, pra nė tre role nė vit, shto kėtu edhe disa role nė filmin artistik, qė ishte nė hapat e para tė tij.
Bexheti ka dhėnė njė kontribut tė veēantė si pedagog nė ILA i tė folurit skenik, kur edhe vetė dallohej si njė nga aktorėt mė tė mirė tė tė folurit skenik. Mė 21 nėntor 1970 u nda nga jeta pas njė sėmundjeje tė rėndė. Artist i Merituar

Gjon Karma lindi nė Shkodėr mė 18 mars tė vitit 1915 dhe vdiq nė Tiranė mė 13 janar tė vitit 1994, Gjon Karma filloi aktivitetin artistik nė vitin 1932 nė Shkodėr me shoqėrinė “Bogdani”. Mė 1945 vjen aktor nė Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role nė karrierėn e tij artistike, Ai ėshtė cilėsuar si “aktori i madh i roleve tė vegjėl”.Ka interpretuar me sukses edhe disa role nė filmin artistik. Doli nė pension nė 1976, por pėr 15 vjet rresht punoi pranė arkivit tė teatrit, duke bėrė njė punė tė mrekullueshme. Ka marrė disa ēmime e urdhra.

Ilia Shyti lindi mė 19 korrik 1929 nė Lushnjė, vdiq mė 26 nėntor 2003 ne Tirane, ishte aktor dhe regjisor shqiptar.Veprimtarinė e tij e filloi si aktor dhe regjisor nė qytetin e tij tė lindjes, ndėrsa nė vitin 1954 ai u vendos mė pas pranė Kinostudios “Shqipėria e re. Katėr vite mė vonė, nė vitin 1958, ai do tė interpretonte nė filmin e parė me metrazh tė shkurtėr “Tana”. Ilia Shyti, arriti tė ripėrtrijė personazhe qė kanė mbetur tashmė nė kujtesėn e spektatorit. Nė kinema aktorė me njė profil tė tillė janė tė paktė ai ka interpretuar rreth 45 role ne kinematografi Ne vitet 80-te Ilia Shyti mori titullin, ARTIST I MERITUAR..

Artisti i popullit Kristaq Antoniu lindi nė Bukuresht mė 1907. Familja e tij nga Korēa kishte vite qė jetonte nė Rumani. Mbasi mbaroi shkollėn e mesme, filloi studimet nė shkollėn e lartė Mimodramatike, nga ku do tė merrte elementet e duhura tė profesionit tė aktorit dhe regjisorit. Qė nė vitin 1924, viti i parė i studimeve, u aktivizua te filmi me metrazh tė shkurtėr “Gjynahu i parė”. Nė periudhėn 1924-1931 Kristaqi luajti nė 11 filma. Mbas disa vitesh me aktivitet tė vazhdueshėm nė kinematografi,Antoniu kreu njė kurs specializimi nė qendrėn eksperimentale tė kinemasė nė Romė. Talentin si kėngėtar Antoniu e tregoi qė nė vitin 1930. Mori pjesė nė festivalin e shoqėrisė studentore nė Bukuresht, ku pati shumė sukses, po nė kėtė vit, pra mė 1932, pėr herė tė parė Antoniu shkel tokėn mėmė, i ftuar nė njė koncert nė Tiranė. Nė vitin 1942 Kristaqi vendoset pėrfundimisht nė Shqipėri. Ku aktivizohet si aktor, kėngėtar lirik edhe si regjisor e pedagog zėri deri sa vendoset pėrfundimisht pranė ėshtė vlerėsuar me urdhra e medalje. Nė vitin 1975 iu dha titulli “Artist i popullit”

Kolė Jakova Dramaturg .lindi nė vitin 1916 nė qytetin e Shkodrės dhe vdiq nė Tiranė nė vitin 2002. Kola mbaroi shkollėn fillore dhe te mesme, u angazhua nė Lėvizjen Antifashiste Nacionalēlirimtare. Drejtori i pare i Tatrit Popullor, njė nder themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artisteve. Fusha kryesore nė tė cilėn Kolė Jakova ka dhėnė kontribut tė veēantė ėshtė dramaturgjia. Nė vitin 1954 shkruan dramėn "Toka jonė", "Pėrkolgjinajt" nė vitin1965, "Lulet e shegės" nė vitin 1970, "Bashkė me agimin" nė vitin 1975 dhe dramėn "Lugajanet" nė vitin 1997.Kėto i dhanė njė

Pandi Stillu lindi nė Korēė mė 1 maj tė vitit 1914 dhe vdiq mė 1 qershor tė vitit 1970, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.Aktivitetin e tij artistik e filloi nė vitin 1934. Nė vitin 1937 niset pėr studime nė Rumani nė Akademinė e Arteve Dramatike nė Bukuresht. Nė vitin 1942 diplomohet pėr aktor dhe fillon punė pranė Teatrit Nacional tė Bukureshtit, ku pėr njė vit interpreton disa role nė shfaqjet e asaj kohe. Gjatė kėtij viti kryen edhe njė kurs pėr regjizurė. Mė 1946 vjen nga Korēa si regjisor nė Teatrin Popullor. “ Qypi me flori" ėshtė premiera e parė e tij. Ka vėnė nė skenė 33 premiera dhe disa tė tjera nė qytete tė ndryshme tė vendit.Pandi Stillu ishte krijues, i cili dinte kėrkonte, tek loja e aktorit, tė zbėrthente, tė shprehte individualitetin, stilin e tij. Ka vėnė nė skenė edhe operėn e parė shqiptare, “Mrika”, 1959.
Pas vdekjes iu dha titulli "Artist i Popullit", 1979.

Prokop Mima lindi nė Durrės mė 7 korrik tė vitit 1920 dhe vdiq mė 18 gusht tė vitit 1986, ishte aktor i njohur shqiptar. Prokop Mima ėshtė cilėsuar i veēantė nė tė folurėn e tij, njė mjeshtėr i gjuhės shqipe, njė aktor brilant karakteresh. Qė i ri ishte i apasionuar pas recitimeve. Veprimtairnė e tij nė skenė e ka filluar qė nė vitin 1945, me krijimin e Teatrit Popullor. Roli i tiji i parė ėshtė nė dramėn “Topazi” e mė vonė nė dhjetėra role tė suksesshėm. Deri nė vitin 1982 ai interpretoi mbi 70 role, ka interpretuar disa role tė spikatur edhe nė filmin artistik shqiptar. Ėshtė nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Shaban Hysa lindi mė 30 shtator tė vitit 1938 nė Tiranė dhe vdiq mė 28 gusht tė vitit 2005, ėshtė piktor dhe skenograf i njohur shqiptar. Studimet e mesme i kreu nė liceun artistik “Jordan Misja“ nė Tiranė, mė 1957. Nga viti 1957- 1961 kreu studimet e larta nė Varshavė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, ku diplomohet pėr piktor skenograf. Nė 1961, pas diplomimit, emėrohet skenograf nė Teatrin Kombėtar dhe nė 1963 kalon nė TOB. Qė nga viti 1967 punoi si pedagog nė Akademinė e Arteve ku formoi Degėn e Skenografisė. Aktiviteti krijues i tij shtrihet nė tė gjitha gjinitė e skenografisė dhe tė pikturės, si pjesėmarrės nė aktivitete teatrore, por edhe nė ekspozita kombėtare, ku ėshtė nderuar me mjaft ēmime. Punoi mbi 250 skenografi nė Teatrin Kombėtar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, Mbante titullin “Artist i merituar”.

Mihal Popi lindi nė Shkodėr mė 7 nėntor tė vitit 1909 dhe vdiq mė 19 shtator tė vitit 1979 nė Tiranė, ishte fotograf dhe aktor i njohur shqiptar. Mihail Popi aktivitetin e tij artistik e filloi nė teatėr nė vitin 1924 nė Tiranė, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral nė vitin 1932, pranė kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role sė bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefėn, Hasan Reēin etj. Gjatė pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor nė Radio Tirana. Nė vitin 1945 ėshtė ndėr aktorėt e parė nė Teatrin Popullor, ku shkėlqeu qė nė rolet e para. Ai ėshtė nderuar me titullin e lartė “Artist i Popullit". Mė 1966 del nė pension, por nuk u shkėput nga skena. Ka interpretuar bukur nė disa filma artistikė si dhe nė estradėn e shtetit.

Sulejman Pitarka, lindi mė 2 shkurt tė vitit 1924 nė Dibėr dhe vdiq nė Tiranė mė 24 mars tė vitit 2007, Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses mbi 50 role nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės dhe 20 tė tjerė nė kinema. Ka hyrė nė historinė e dramės shqipe si autor i dramės “Familja e peshkatarit”. Mė 1927, kur ai ishte nė moshėn tre vjeēare familja e tij u vendos nė Durrės. Kėtu kaloi fėmijėrinė. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, filloi punė nė bankė.Disa pėrvoja skenike, pothuaj rastėsore, gjatė shėrbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynė tė interesohej mė shumė pėr teatrin dhe tė pėrfshihej nė lėvizjen amatore tė Durrėsit. Mė 1951, u pėrzgjodh pėr t’iu bashkangjitur trupės, ende nė formim, tė Teatrit Popullor (sot Kombėtar) nė Tiranė, ku u bė menjėherė margaritari i kurorės. Luajti rreth 50 role, duke shkėlqyer njėsoj, si nė dramė, ashtu edhe nė komedi. U kurorėzua Artist i Popullit.

Esat Oktrova, ka lindur nė Pogradec nė vitin 1930 dhe vdiq nė Tiranė nė vitin 2001. Mėsimet e para i mori nė bankat e shkollės sė mesme nė Korēė pėr tė kaluar mė pas nė liceun artistik “Jordan Misja” nė Tiranė dhe pėr tė pėrfunduar studimet e larta nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Artit Teatral tė Moskės, Fakulteti i Regjisė. Njė pjesė e karrierės sė tij ėshtė edhe aktivizimi si aktor duke shprehur kėtu talentin e tij tė padiskutueshėm, fillimisht pranė Tetarit “Andon Zako Ēajupi” tė Korēės (1952-54), si dhe nė Estradėn e Ushtarit nė Tiranė. Puna cilėsore e Oktrovės nė vite ėshtė shoqėruar edhe me vlerėsime tė tjera nė periudha tė ndryshme.

Xhemal Broja lindi mė 24 mars 1918 nė Shkodėr ku ndoqi gjimnazin franēeskan dhe mė pas studimet pėr drejtėsi nė Grenobėl tė Francės. Aty ndiqte njėherėsh kursin e letėrsisė dhe dramaturgjisė. Nė kėtė periudhė aktivizohet nė lėvizjen e Partisė Komuniste Franceze. Dhe mė pas kthehet nė atdhe ku angazhohet nė lėvizjen antifashiste. Prirjen pėr teatėr e kishte shfaqur qysh nė adoleshencė, sidomos me ardhjen e profesor Skėnder Luarasit nė gjimnaz.Pas luftės u thirr nė Tiranė pėr organizimin e Teatrit Popullor ku punoi pėr 20 vjet si drejtor e dramaturg dhe njėherėsh kontribuoi nė organizimin e teatrove tė tjerė tė Operės e Baletit, Teatrit tė Kukullave dhe atyre nė rrethe. Nuk mund tė lihet mėnjanė ndihma e madhe qė ai ka dhėnė nė Institutin e Lartė “Aleksandėr Moisiu” pėr pėrgatitjen e studentėve

Naim Frashėri lindi nė Leskovik mė 12 gusht tė vitit 1923 dhe vdiq mė 18 shkurt tė vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.Karrierėn profesionale si aktor e filloi nė fillim tė vitit 1945, por dashuria pėr teatrin i lindi qė nė 1942. Naim Frashėri do tė luante me sukses njė sėrė rolesh kryesore e tė suksesshme. Pėr fat tė keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Njė kontribut tė vyer ka dhėnė edhe si pedagog Naim Frashėri ėshtė nderuar me shumė tituj dhe ēmime tė ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ėshtė dekoruar edhe me urdhrin e lartė "Hero i punės socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit". Mė datėn 31 maj 2010 u vlerėsua edhe me titullin Nderi i Kombit

Ndrek Luca lindi mė 3 shtator 1927 nė Dukagjin dhe vdiq me 13 janar tė vitit 1993, ne moshn 76 vjeēare, duke lėnė pas dhjetėra role, ėshtė aktor i mirėnjohur shqiptar. Pasi punoi disa kohė si ushtarak nė aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor nė Teatrin Popullor ku realizoi rreth 70 role Luca ishte aktor i thyeshėm, qė operon me plane tė ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq tė rėndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Ėshtė nga aktorėt e zėshėm tė filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, tė veēanta nė llojin e tyre, pėrdorte me menēuri gjestin e figurshėm, plastikėn dhe mjete tė tjera tė njėmendėsimit pamor tė personazhit. Vlerėsuar Nderi i Kombit

Viktor Eftimiu (1889 - 1972) ėshtė shkrimtar i pėrmasave tė mėdha si poet me 60 mijė vargje tė botuara, prozator me disa romane e vėllime me tregime, dramaturg me shumė pjesė tė vėna nė skenė, eseist, etj. Ai ėshtė shqiptar i lindur nė Shqipėri, nė Boboshticė, paēka se rumunėt e mbajnė si shkrimtar dhe personalitet tė kulturės sė tyre sepse Viktor Eftimiu shkroi nė gjuhėn rumune, botoi dhe i vuri nė skenė veprat e tij nė teatrin e Bukureshtit dhe mė pas disa syresh u pėrkthyen nė gjuhėn shqipe, u botuan dhe u vunė nė skenė edhe nė Tiranė. Veprat e tij janė pėrkthyer dhe janė vėnė nė skenė edhe nė kryeqytete tė tjera tė Evropės e mė gjerė. Viktor Eftimiu nga Boboshtica e Korēės, qė u bė figurė e rėndėsishme e kulturės rumune, ėshtė edhe mė tepėr se pėrfaqėsues i kulturės rumune dhe shqiptare. Fama e tij ėshtė mbarė-evropiane, prandaj shqiptarė e rumunė kanė tė drejtė tė krenohen me emrin e tij.

Sokrat Mio lindi nė Korēė mė 16 mars tė vitit 1902 dhe vdiq mė 14 gusht tė vitit 1992 ishte regjisor i njohur shqiptar dhe pionieri i regjizurės sonė, ai qė vuri themelet e saj e qė dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm. Ishte vėllai i piktorit tė madh Vangjush Mio. Nė vitin 1923 pati fatin e madh tė shohė nė skenė aktorin e madh Aleksandėr Moisiu nė turneun e tij nė Bukuresht. Ishte kjo nxitja qė e bėri djaloshin t'i pėrkushtohej mė shumė ėndrrės sė tij pėr t'u marrė me teatėr. Mė 1927 Mio niset pėr studime nė Francė sė bashku me Kristo Konon nė Konservatorin "Artur Berlioz", nė degėn e instrumentit tė violonēelit. Mė vonė pas njė konkursi fiton tė drejtėn tė ndjekė shkollėn e lartė tė Muzikės dhe atė tė Deklamacionit. Pas gjashtė viteve studime nė Francė, kthehet nė atdhe nė vitin 1933. Ka filluar aktivitetin e tij artistik nė lėvizjen amatore nė Korēė e nė Tiranė, qė nė vitin 1932. Vjen nė Tiranė nė 1945, ku punon si regjisor. Ka vėnė deri nė vitin 1953 rreth 15 pjesė nė skenė si “Topuzi”, “Deputeti”, “Martesa”, “Tartufi”, “Motori”, etj. Nė vitin 1950 kthehet nė Korēė, ku jep kontrubutin e tij tė ēmuar nė ngritjen dhe konsolidimin e teatrit.

tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi