ILIRIADA PORTAL

Pr/ligji: Komandot shqiptare, tani nė luftime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Pr/ligji: Komandot shqiptare, tani nė luftime




TIRANE- Komandot shqiptare nė Afganistan do tė pėrfshihen drejtpėrdrejt nė luftimet kundėr forcave terroriste. Deri mė tani misioni i trupave tona paqeruajtėse ka qenė kryesisht ruajtja dhe sigurimi i objekteve tė rėndėsisė sė veēantė, si edhe shoqėrimi i personaliteteve afgane dhe nuk ka pasur angazhime direkte nė luftė. Duke filluar nga muaji korrik, ushtarėt shqiptarė do tė jenė pjesė e operacioneve luftarake pėrkrah marinsave amerikanė dhe kolegėve tė vendeve anėtare tė NATO-s.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht pėrmes njė projektligji tė depozituar pėr miratim nė Kuvend, nga qeveria. Drafti propozon njė amendim nė ligjin nr.8290, datė 24.2.1998 “Pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit” qė iu mundėson komandove shqiptare nė Afganistan tė pėrdorin armėt, nė luftimet kundėr terroristėve. Nė relacionin qė shoqėron kėtė projektligj- tė cilės i ėshtė referuar sot Gazeta Shqiptare- sqarohet mes tė tjerash se “nė rrethanat qė gjenden trupat tona, sipas rastit, mund tė lindė nevoja e pėrdorimit tė forcės ndaj subjekteve tė ndryshme... Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes po pėrgatit misione tė tjera pėr nė Afganistan, nė tė cilat trupat tona do tė jenė tė pėrfshira nė luftė, sipas direktivės sė qeverisė pėr shtimin e trupave luftuese. Ky projektligj duhet miratuar me urgjencė duke qenė se kėto trupa janė planifikuar tė dėrgohen me mision brenda muajit korrik 2010.
(s.g/BalkanWeb)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi