ILIRIADA PORTAL

Superaksioni prej nėntė orėsh nė Pogradec pėrfundon me dorėzimin e plakut tė imėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Superaksioni prej nėntė orėsh nė Pogradec pėrfundon me dorėzimin e plakut tė imėt




Njė ushtarak nė pension ka vėnė nė vėshtirėsi serioze Policinė e Shtetit dje nė Pogradec. I armatosur me njė automatik dhe njohės i mirė i taktikave luftarake, 80-vjeēari Rexhep Karaj i ka bėrė rezistencė pėr mė shumė se tetė orė rrethimit policor, duke vėnė nė vėshtirėsi edhe efektivėt mė tė specializuar tė policisė, ata tė RENEA-s dhe FNSH-sė.
Ngjarja e rrallė qė mbajti nė ankth qytetin e Pogradecit kishte pėr protagonist njė 80-vjeēar tė dėrrmuar nga mosha dhe pa dhėmbė nė gojė. Burri, qė pretendon se ėshtė 85 vjeē, por qė sipas policisė ka pesė mė pak, kishte plagosur nė mėngjes bashkėshorten e tij dhe mė pas u mbyll nė banesė dhe rezistoi me armė nė dorė deri sa e lanė fuqitė.
Rexhep Karaj shkaktoi njė gjendje shtetrrethimi nė qendėr tė qytetit bregliqenor dhe bėri tė dėshtonin disa tentativa tė policisė pėr ta neutralizuar. Vetėm lodhja e bindi tė dilte nga shtėpia dhe tė habiste tė gjithė me pamjen e njė njeriu qė dukej se nuk kishte fuqi tė lidhte ushkurėt, por qė sfidoi ajkėn e policisė shqiptare.
Ka qenė ora 08.30 e mėngjesit, kur Rexhep Karaj ka plagosur me armė zjarri gruan e tij 72-vjeēare, Fetie Karaj. Ai ka qėlluar njė herė nė drejtim tė gruas me tė cilėn jetonte, por ajo ka arritur tė dalė nga banesa dhe tė lajmėrojė policinė pėr sulmin. Rexhepi, sipas banorėve tė lagjes nr. 2 tė Pogradecit qė e njihnin, ishte i sėmurė dhe shfaqte shenja tė sklerozės dhe depresionit.
Pasi ka qėlluar me armė gruan, ai ėshtė tėrhequr nė apartamentin e tij, nė katin e dytė tė njė pallati fare pranė qendrės sė qytetit dhe prej aty ka shtėnė disa herė nė drejtim tė forcave tė policisė, qė tentonin ta arrestonin.
Policia mbėrriti nė vendin e ngjarjes rreth orės 09.00 dhe menjėherė rrethoi zonėn. Pas rrethimit, policėt i bėnė thirrje tė moshuarit tė dorėzohej, por ai nuk pėrgjigjej.
Tri orė mė vonė, forcat policore tė Pogradecit kanė kėrkuar ndėrhyrjen e forcave RENEA qė kanė zbarkuar me helikopter pėr tė kryer ndėrhyrjen. Pėr shkak tė pozicionit tė apartamentit dhe faktit se ballkoni ishte i mbyllur me kompensatė dhe kashtė, forcat RENEA nuk kanė pasur mundėsi tė ndėrhynin pėr kapjen e autorit. Pas thirrjeve pa pėrgjigje, njė skuadėr e RENEA-s iu afrua derės sė jashtme tė apartamentit dhe duke lajmėruar se po hynin brenda lėvizėn dorezėn me anė tė njė shkopi, duke qėndruar larg rrezes sė zjarrit qė mund tė vinte nga brenda.
Pėrgjigjja e plakut ishte njė plumb i dėrguar pikėrisht aty ku mund tė shkaktonte dėm, nėse tentativa pėr tė hapur derėn do tė kishte qenė reale.
Prova me dorezėn tregoi se plaku jo vetėm qė ishte i gatshėm tė vriste, por ai ishte shumė i aftė pėr ta bėrė kėtė. Skleroza duket se nuk i kishte dėmtuar atė pjesė tė trurit ku ruante aftėsitė e tij prej ushtaraku. Qė nga ky moment, policia kėrkoi pėrforcime tė reja. Nė vendin e rrethuar u vendosėn edhe tre snajperė, ēka verifikoi se ishte marrė vendimi pėr eliminimin e plakut tė rrezikshėm.
Snajperėt kanė qėndruar nė tarracė pėr tė kryer ekzekutimin e 80-vjeēarit nė rast nevoje dhe policėt e tjerė janė munduar ta tėrhiqnin “shėnjestrėn” nė terren tė hapur. Disa policė, duke qėndruar jashtė rrezes sė zjarrit, goditėn pjesėn anėsore tė ballkonit, duke zhvendosur kompensatat qė mbulonin pamjen. Por reagimi i plakut ishte pėrsėri agresiv. Ai shtiu edhe njė plumb, pikėrisht nė hapėsirėn qė u krijua nga lėvizja e kompensatave.
Edhe njė tentativė tjetėr e forcave tė RENEA-s pėr tė tėrhequr plakun nė ballkon ka marrė si pėrgjigje njė plumb. Pas kėtyre tentativave tė dėshtuara, policia u ėshtė rikthyer pėrsėri negociatave.
Aventura e 80-vjeēarit ėshtė mbyllur me vetėdorėzimin e tij vetėm nė orėn 18.00, rreth nėntė orė pas rrethimit. Pėrpara dorėzimit ai shqiptoi fjalėt e para nga brenda derės sė mbyllur: “Jam gjallė” dhe mė pas doli me armėn e ulur.
I veshur me triko leshi dhe me njė kapuē nė kokė, i moshuari ka ēuditur dhjetėra policėt e pėrfshirė nė operacion dhe qindra kureshtarėt qė ishin mbledhur pranė zonės sė rrethuar.
Plaku ėshtė dėrguar nė pranga drejt Komisariatit tė Pogradecit, ku u ėshtė nėnshtruar seancave tė marrjes nė pyetje, nė praninė e njė psikologu.

gazeta shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi