ILIRIADA PORTAL

Kalvari 6-mujor i njė gruaje qė u diagnostikua pasaktėsisht, trauma dhe reagimi i vakėt i klinikės private

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09062010

Mesazh 

Kalvari 6-mujor i njė gruaje qė u diagnostikua pasaktėsisht, trauma dhe reagimi i vakėt i klinikės private




Engjėjt mbrojtės jo gjithmonė janė si nė pėrralla apo filma multiplikativė, me krahė, tė veshur nė tė bardhė e me sy ngjyrė qiell. Ndonjėherė ata mishėrohen te fytyra e familjarėve tanė, prindėrit, bashkėshortėt, motrat, vėllezėrit apo edhe te mjeku.
Pakkush mund t’i ketė vėnė veshin thėnies sė Stefan Cvajk kur pėrshkruan figurėn e mjekut: “Njė mjek i mirė duhet tė ketė edhe fytyrė tė mirė”. Por kėto fytyra qė na trajtojnė pėr sėmundje apo probleme shėndetėsore, qė qytetarėt i shohin si “zotė” nė tokė, shpeshherė edhe mund tė gabojnė, por teksa pacientėt presin t’u thuhet mė fal, ajo me tė cilėn duhet tė kėnaqen janė justifikimet, respekti i munguar, por ndonjėherė edhe pėrgjigjet ironike, me tone sarkazma apo fyerje. Tejet tė sikletosur, brengosur, nė udhėkryq, mes stresit dhe ankthit kanė qenė pėr rreth 6 muaj edhe ēifti Marika dhe Mentar Sula.
Kjo ėshtė historia e gruas 58 vjeēe, e cila u diagnostikua gabim nė njė nga qendrat shėndetėsore qė ofrojnė shėrbim privat.
Pėr gjashtė muaj me radhė, ajo dhe bashkėshorti i saj, familjarė miq e tė njohur i kanė hyrė kėrkimit shkencor, analizave tė shumta, takimeve, mbajtjes sė njė dosjeje tė rregullt dokumentacionesh deri nė verifikim tė dyshimit se polibi, 1.5 mm, i cilėsuar si malinj e vdekjeprurės, nuk ishte asgjė me rrezikshmėri pėr vazhdimin e jetės. Gazeta “Shqip” duke mos dashur tė prishė tregimin e “engjėllit” mbrojtės, bashkėshortit tė Marikės, pacientes qė u diagnostikua gabim, do tė sjellė rrėfimin e Mentar Sulės, nė vetėn e parė, pėr tė gjithė ndodhinė nga ekzaminimi i parė dhe interpretimi i tij i gabuar e deri te verifikimi nė tri burime, pėr pasaktėsi dhe tė dhėna tė gabuara mjekėsore. Ndėrsa kanė verifikuar se Marika gėzon shėndet tė plotė dhe rezulton me njė organizėm tė pastėr, nė dy klinika tė huaja shėndetėsore, sipas Mentar Sulės zhgėnjim edhe mė i madh ka qenė pėrgjigjja e administratores sė klinikės, qė pas kėsaj historie, i ka vendosur kapak ēėshtjes duke thėnė se: “Ndizni qiri nė ēdo kishė qė tė shkoni”...

Mė datė 23.12.2009 konform tė gjitha rregullave gruaja ime, Marika, pėr shkak tė disa shqetėsime nė stomak kryen njė fibrogastroskopi nė klinikėn ortodokse nė Tiranė.
Gjatė ekzaminimit, mjeku midis tė tjerave konstaton njė polib nė fund tė ezofagut. Sipas rregullit merr material nga polibi dhe po atė ditė dėrgohet pėr analizė nė laborator.
Mė datė 28.12.2009 nė orėn 8.30 mjeku i laboratorit te dera e laboratorit na komunikon mua dhe vajzės time rezultatin e analizės. “Analiza nuk ka dalė mirė. Polibi ka dalė malinj. Mendoj se duhet operuar sa mė shpejt, sepse mund tė ketė lėshuar gjėndra. Mos humbisni kohė nė spitale tė tjera se mjekėt nuk kanė eksperiencė. Ju rekomandoj njė doktor nė spitalin Nėnė Tereza. Ai ėshtė i mirė”.
Datė 29. 12. 2009 nė orėn 8.30 bashkė me mjeken laborante, njė tė njohurėn tonė, shkojmė nė pavijonin kirurgjisė pėr tė takuar doktorin. Laborantja takon dy mjekė tė tjerė, tė cilėt e njoftojnė se kirurgu ndodhet nė operacion dhe ndėrkohė i sugjerojnė qė tė konsultohemi edhe me njė mjek gastrohepatolog.
Gastrohepatologun e takojmė nė hyrje tė pavijonit, i cili pasi sheh fotografitė e fibrogastroskopisė dhe pėrgjigjen e analizės thotė:
“Nga eksperienca qė kam ky polib i vogėl milimetrik me formė tė rregullt mė duket inoēent dhe ēudi si ka dalė me natyrė tė keqe (malinj). Megjithatė, unė mendoj qė para se tė shkojmė te operacioni tė bėjmė njė fibriogastroskopi te njė tjetėr klinikė private “Nora””. Atje takojmė mjekun i cili pasi ekzaminon fotografitė thotė: “Rastin tuaj e kemi diskutuar edhe me mjekun gastrohepatolog. Edhe unė dyshoj nė natyrėn e keqe tė polibit. Mendoj qė fibriogastroskopinė tė mos e bėjmė sot, sepse vendi mund tė jetė dėmtuar nga ekzaminimi i mėparshėm. Ju propozoj ta shtyni ekzaminimin pėr njė muaj dhe ju siguroj qė edhe nėse polibi mund tė ketė natyrė tė keqe, pėr vetė dimension qė ka (1-1.5 mm) nuk do tė ketė evoluim negativ. Kur tė bėjmė fibriogastroskopinė nė fund tė janarit ose fillim tė shkurtit do ta heqim polibin, unė i kam mjetet dhe ta dėrgojmė pėr analizė”.
Datė 30.12.2009 ora 7.30 nė pavijonin e urgjencės sė kirurgjisė takoj njė tjetėr mjek, i njohuri im. Pasi pa fotografitė dhe analizėn mė tha i shqetėsuar: “Mė vjen keq po doktori ka tė drejtė, duhet operuar. Unė do asistoj patjetėr nė operacion”.
Teksa i tregoja pėr opinionet e dy mjekėve tė tjerė, i njohuri im mė tha: “Kjo ēėshtje ėshtė e diskutueshme, por nė tė tilla raste operimi duhet bėrė sa mė parė.
Mė datė 6.01. 2010 nė orėn 7:30 shkoj tek urgjenca pėr tė takuar mjekun, tė njohurin tim. E gjej duke pirė kafe nė klubin e spitalit bashkė me kirurgun qė mė ishte rekomanduar pėr tė operuar bashkėshorten.
I njohuri im u shkėput dhe erdhi nė tavolinėn ku isha ulur. Pyetjes time se si do tė shkojė puna dhe ēfarė pėrfaqėson operacioni ai mė tha duke e skicuar nė letėr:
“Nė rastin mė tė mirė do tė hiqet njė pjesė e ezofagut dhe njė pjesė e stomakut. Do tė bėhen edhe disa seanca kimioterapi. Nė rastin mė tė keq po tė ketė pėrhapje ndėrhyrja do tė jetė mė e zgjeruar. Unė sugjeroj qė tė bėjmė njė skaner nga fillimi i ezofagut e deri nė fund tė barkut”. Po ashtu mjeku mė tha se ēdo tė enjte nė shėrbimin e gastrohepatologjisė bėhet njė konsultė e pėrbashkėt dhe aty do tė diskutohej edhe problemi i Marikės, bashkėshortes.
Datė 07.01. 2010. ora 8:30 realizohet konsulta, e cila zgjati rreth 2.30 orė. Nga grupi i kirurgėve marrin pjesė disa mjekė. Nė pėrfundim takoj kirurgun qė mė kishin sugjeruar pėr operacion. Ai mė tha: “U vendos varianti i propozuar nga gastrologėt. Pėr 2-3 javė nuk besoj se rėndohet gjendja”.
Ndėrkohė qė njė mjek i ri i cili kishte mbaruar studimet jashtė mė tha se: “Mbi 2 orė u morėm me rastin e gruas tuaj. U vendos tė mos operohet tani”. Tė dy mjekėt mė thanė se u vendos se do tė pritet rezultati i fibriogastroskopisė sė dytė, qė do tė bėhet nė fund tė janarit. Tė gjithė ishin dakord qė brenda 2-3 javėve nuk ka agravim tė situatės.
Datė 07. 01. 2010 rreth orės 14:00 bashkė me njė mikeshė familjare shkojmė pėr konsultė te klinika “Alba Turk”. Doktori i cili pasi u njoh me gjendjen na dha ofertat pėr vizitė fibriogastroskopike nė Turqi, si dhe ēmimet e disa analizave tė hollėsishme. Kur po largoheshim doktori mė pyeti nėse mund tė siguroja materialin e polibit tė analizuar nga klinika ortodokse tė cilin do ta dėrgonte pėr analizė biopsie nė laboratorėt e spitaleve tė tyre.
Datė 08. 01. 2010 ora 14:00 shkoj nė klinikėn ortodokse dhe i kėrkoj laborantit lamat e parafinėn e materialit tė polibit dhe pasi e rishikoi edhe njė herė nė mikroskop m’i dha. Po atė ditė i dėrgova nė klinikėn “Alba Turk”.
Datė 08. 01. 2010 shkoj nė klinikėn italiane “Vila Maria” ku takoj doktorin pėrkatės. Pasi u njoh me problemin mė informon pėr mundėsitė e ekzaminimit dhe tė operimit nė spitalet italiane.
Datė 12. 01. 2010 realizohet skaneri nga doktori dhe rezultati doli i mirė. Tė gjitha organet ishin tė pastra.

Datė 12. 01. 2010 ndjeva detyrimin qė pėr rezultatin e analizės tė informoja mjekun qė bėri fibriogastroskopinė e parė. Pas shumė pėrpjekjesh arrita ta takoj te klinika “Ikeda”. Pėr rezultatin e analizės u ndie i ēuditur. “Ju mė garantuat se polibi nuk ka natyrė tė keqe”, i thashė.
Ai ngriti supet dhe mė tha se e zeza ėshtė shkruar mbi tė bardhė.
“Mė kanė thėnė pėr ta operuar a mund tė mė sugjeroni diēka qoftė kėtu apo jashtė shtetit”, i thashė.
Nuk u shpreh kundėr operimit. “Unė kam kryer specializimin nė Romė dhe mund t’ju rekomandoj profesorėt e mi”, mė tha mjeku qė interpretoi analizėn e parė.
Pyetjes time nėse do tė ishte mė mirė tė mos e ngacmonim polibin, iu pėrgjigj duke mė pyetur pėr profesionin. Pasi iu pėrgjigja mė tha: “Mė vjen keq ju nuk vini nga fshati. Kjo ėshtė praktikė mjekėsore”.
E ndjeva veten nė faj pėr pyetjen idiote. U largova pa u sqaruar mirė, sepse ai nuk kishte kohė.
Datė 14. 01. 2010, ora 21:00 marrin nė telefon nga klinika “Alba turk” dhe mė japin njoftimin e doktorit nga Turqia. “Materiali i analizuar lamat dhe blloku i parafinės i marrė nga klinika ortodokse ka dalė i pastėr pa qeliza tė malinjilizuara”.
Datė 18. 01.2010 takoj katėr mjekėt me tė cilėt kisha folur gjatė kėsaj kohe dhe i dhashė pėrgjigjen e klinikės turke.
Mjekėt qė takuam pas ekzaminimit tė parė, pasi u njohėn me fletė-analizėn e shtynė ekzaminimin e lėnė pėr nė fund tė muajit janar, nė fund tė muajit mars.

Gjatė gjithė muajit janar e deri nė mesin e shkurtit tentova tė takoj administratoren e klinikės ortodokse, por ishte e pamundur. Ajo pėr njė kohė tė gjatė ishte nė Greqi. Nė mesin e muajit shkurt shkoj nė administratėn e kishės ortodokse dhe takoj privatisht At Asti. Pasi mė dėgjoi ai lidhet nė telefon me administratoren e klinikės ortodokse. Ajo nuk pranoi qė laboratori i klinikės kishte gabuar. Gjatė muajve shkurt - mars mundohem tė siguroj njė vizė pėr nė Itali. Qėllimi ishte tė bėnim njė fibriogastroskopi tė dytė dhe njė analizė tė saktė biopsie tė materialit, kjo pėr tė shmangur dyshimin.
Datė 08.04. 2010 realizohet vizita nė spitalin “Valduēe” tė qytetit tė Komos. Qė nė njohjen me dokumentacionin qė kisha sjellė nga Shqipėria mjeku italian shprehu mendimin e qartė pėr pasaktėsinė e analizės: “Unė ju jap garanci 100 pėr qind qė polibi nuk ka natyrė tė keqe. Analiza ėshtė e pasaktė. Ky mjek qė me pasaktėsinė e tij ju ka sjellė deri kėtu ose ėshtė i ēmendur ose johuman”.
Mjeku italian realizon fibrogastroskopinė, heq polibin dhe e dėrgon pėr analizė.
Datė 15. 04. 2010 del pėrgjigjja e analizės sė polibit. Nuk ka qeliza tė malinjizuara. Alarmi nga pasaktėsia e klinikės ortodokse i dhėnė mė datė 28.12.2009 qė na shkaktoi kaq vuajtje dhembje e shpenzime, del i pabazuar.
Datė 26.04.2010 takoj mė nė fund administratoren e klinikės ortodokse dhe i shpreha shqetėsimin.
Datė 05.05.2010 bėj denoncim me shkrim nė Drejtorinė e Urdhrit tė Mjekut ndaj klinikės ortodokse dhe mjekut laborant, pėr pasaktėsinė, mashtrimin, me pasoja kriminale pėr shėndetin mendor e fizik tė gruas time dhe gjithė familjes pėr stresin, vuajtjen dhe shpenzimet e rėnda, pėr gjendjen financiare modeste tė familjes.
Datė 05.05 2010 nė orėn 18:00 bėhet ballafaqimi nė klinikėn ortodokse ku morėn pjesė administratorja, mjeku laborant, mjeku me tė cilin u konsultuam pranė kėsaj klinike njė pėrkthyes dhe njė miku im, Edmond Bunguri.
Ėshtė pėr t’u theksuar se kėtė takim e kėrkoi administratorja e klinikės. Mendova se ajo e vlerėsoi problemin dhe se gjykonte drejt e me pėrgjegjėsi. Me kėtė mendim pranova tė marr pjesė.
Nė ballafaqim mjekėt nuk u treguan tė sinqertė e tė pėrgjegjshėm. Me dyshime alibia e justifikime nė kundėrshtim e nė mungesė respekti pėr faktet zyrtare qė iu vunė nė dispozicion ata u munduan t’i shmangen pėrgjegjėsisė me solidaritet tė sėmurė.
Konkluzioni i administratores ishte:
“Ju duhet tė jeni tė lumtur qė nuk doli sėmundja e rėndė pėr tė cilėn u dyshua. Ju kėshilloj tė shkoni nėpėr kisha e tė ndizni qirinj”.
Nuk u kėrkua as ndjesė, nuk u mbajt asnjė pėrgjegjėsi dhe nuk tha asnjė fjalė pėr kompensimin tonė shpirtėror, moral e financiar...
I thashė se ky problem nuk mbyllet me kaq. Unė kėrkoja nga ata tė mbanin pėrgjegjėsi pėr pasaktėsinė e tyre me pasoja tė rėnda.

shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi