ILIRIADA PORTAL

Historia e dashnorėve, tentativat pėr tė zhdukur “pengesėn” nga Shqipėria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12062010

Mesazh 

Historia e dashnorėve, tentativat pėr tė zhdukur “pengesėn” nga Shqipėria




Sonila Mesaraja

Dosja nė gjykatė pėr tė pandehurit Klodeta Metkola dhe Lulzim Meta, tentuan vrasjen e shtetasit Enderin Lezaj

Njė lidhje jashtėmartesore e dy personave, bashkėshorti i njėrit, pengesė pėr funksionimin normal tė kėsaj lidhjeje, tentativa pėr ta eliminuar me ēdo formė dhe mėnyrė kėtė pengesė. Duket si njė histori tipike telenovelash, por qė pėr fat tė keq ėshtė njė realitet i hidhur qė ka ndodhur nė periferi tė kryeqytetit. Metodat e pėrdorura nga ēifti i dashnorėve, Klodeta Metkola e Lulzim Meta, kanė qenė nga mė tė ndryshmet, qė nga vėnia e eksplozivit dy herė nė makinė dhe banesėn e tė dėmtuarit, ashtu dhe kėrcėnimet nė dyert e shtėpisė dhe forma tė tjera tė ngjashme. Policia mundi qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė vėrė nė pranga dy autorėt e kėtyre tentativave pėr tė zhdukur “pengesėn” e lidhjes sė tyre, ndėrkohė qė kėta tė fundit kanė pranuar gjithēka dhe janė shprehur se donin ta zhduknin nga Shqipėria shtetasin Enderim Lezaj, pėr tė vijuar tė qetė lidhjen e tyre intime. Kishte nė fakt njė zgjidhje pėr tė evituar gjithė kėto probleme, si dhe burgun pėr ēiftin, por martesa me shkuesi e Enderinit me Klodetėn duket se e pengonte kėtė tė fundit tė shkėputej nga i shoqi, pavarėsisht mosmarrėveshjeve dhe acarimeve tė lidhjes sė tyre martesore kohėt e fundit. Dosja ka mbėrritur pėr gjykim nė Gjykatėn e Tiranės, ndėrsa akuzat qė rėndojnė mbi dy tė pandehurit Metkola dhe Meta janė “vrasje me paramendim” e kryer nė bashkėpunim e mbetur nė tentativė, “shkatėrrim i pronės me eksploziv” qė ka sjellė pasoja tė rėnda, e kryer nė bashkėpunim, si dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje tė armėve luftarake dhe municioneve”, nėpėrmjet mbajtjes sė lėndėve plasėse, e kryer nė bashkėpunim.

Vendosja e eksplozivit

Tentativa e parė e vrasjes sė bashkėshortit Enderim Lezaj ka ndodhur nė janar tė kėtij viti, ku brenda furgonit me tė cilin punonte linjėn Tiranė-Bulqizė, ky shtetas gjeti njė sasi eksplozivi tė futur brenda kofanos tė makinės dhe e cila pėr fat tė mirė tė drejtuesit tė automjetit nuk mundi tė shpėrthejė. Ishte problem i mosfunksionimit tė frenave qė detyroi tė dėmtuarin t’i drejtohej njė servisi pėr tė rregulluar defektin dhe aty u vėrejt sasia e eksplozivit, e cila nuk shpėrtheu pėr shkak tė mosfuqisė sė energjisė sė pėrcjellė nga makina. Policia dhe akuza nisėn hetimet, pasi nė vendngjarje gjetėn njė pako nė formė cilindrike e mbėshtjellė me natriban tė zi, si dhe njė kapsollė elektro-detonatore, e cila ishte e lidhur nė dy fije teli, njėra me ngjyrė tė kuqe dhe tjetra me ngjyrė jeshile. Kėto fije ishin lidhur nė portollambėn e fenerit tė krahut tė djathtė. Kjo tentativė e dėshtuar do t’i linte vendin njė tė dyte, asaj tė shkurtit tė po kėtij viti, ku protagonist do tė ishte po i njėjti person, Enderim Lezaj. Njė sasi prej 500 gramėsh eksplozivi do tė shpėrthente nė banesėn e kėtij tė fundit, konkretisht nė tualetin e apartamentit, ku pėr fat tė mirė do tė shkaktoheshin vetėm dėme materiale dhe jo nė njerėz. Lidhja ishte bėrė e tillė qė sapo tė ngrihej automati, tė ndodhte shpėrthimi. Pėr fatin e mirė tė Lezajt, i cili nė ato momenti ishte i pashoqėruar nga bashkėjetuesja e tij, Klodeta, nuk pėsoi dėmtime trupore, por vetėm materiale. Dėmi i shkaktuar kėtij shtetasi kapte vlerėn e 210 mijė lekėve tė reja.

Hetimi

Hetimet vijuan edhe pėr zbardhjen e kėtij rasti tė dytė, pėr tė cilin pati dyshime se kishte lidhje me eksplozivin e vendosur nė furgonin e kėtij shtetasi. Menjėherė u vendos nė pėrgjim gruaja me tė cilėn ky shtetas bashkėjetonte dhe u zbardhėn telefonatat qė ajo kishte bėrė pėrgjatė kėtyre dy periudhave kohore. Nga hetimet rezultoi se Klodeta Metkola kishte njė lidhje jashtėmartesore me tė pandehurin Lulzim Meta, ndėrsa nga pėrgjimet telefonike dolėn gjithė bisedat qė bėheshin rreth ecurisė hetimore pėr tentativat e vrasjes sė burrit tė saj. Nė fund tė marsit tė kėtij viti, policia ka shoqėruar nė polici ēiftin e dashnorėve, Klodeta Metkola dhe Lulzim Meta, tė cilėt tė gjendur pėrballė fakteve nuk mundėn dot tė rezistonin dhe rrėfyen e pranuan gjithēka para hetuesve. Sipas tyre, ata donin qė Enderini tė largohej nga Shqipėria dhe nė kėtė mėnyrė Klodeta do ta kishte mė tė lehtė tė vazhdonte lidhjen me Lulzimin, ndėrkohė qė duke pasur tė dėmtuarin kėtu, ajo nuk mund ta bėnte njė gjė tė tillė. Klodeta ishte e martuar me Enderinin me njė dasmė tradicionale dhe tė lidhur me shkuesi, ndėrkohė qė ende nuk kishin pėrfunduar procedurat e martesės mes tyre. Mes tyre gjėrat nuk funksiononin si duhej dhe pas lidhjes jashtėmartesore me Lulzimin, e pandehura tentoi nė tė gjitha mėnyrat pėr ta larguar tė shoqin, qoftė edhe duke pėrdorur metoda vdekjeprurėse. Nuk munguan edhe shėnimet nė derėn e shtėpisė si: “Do tė vras trap” apo dhe “Do tė djegim, e ke nga shoferėt”. Gjatė hetimit rezultoi se Lulzim Meta kishte rolin e ekzekutuesit nė kėtė ngjarje, ndėrsa Klodeta Metkola atė tė ndihmėses.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi