ILIRIADA PORTAL

UAT: Studentėt shqiptarė me diploma britanike duke studiuar nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12062010

Mesazh 

UAT: Studentėt shqiptarė me diploma britanike duke studiuar nė Shqipėri




TIRANĖ- U nėnshkrua sot marrėveshja mes Universitetit Amerikan tė Tiranės dhe Universitetit tė Shefilldit, qė do tė mundėsojė studentėt shqiptarė tė ndjekin programet e Universitetit britanik. Gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes mes universiteteve ishin tė pranishėm edhe ambasadorja e Britanisė sė Madhe, Fiona Mekohan, zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj si dhe pėrfaqėsues tė dy universiteteve.

Sic u theksua edhe gjatė takimit, do tė ofrohen programe studimi 4-vjecare nė degėt Biznes, Shkenca Kompjuterike, Psikologji etj. Studentėt pėr dy vjet do tė kenė mundėsinė tė zhvillojnė mėsimin nė Tiranė, e mė pas do tė zgjedhin vazhdimin e studimeve nė Universitetin e Shefilldit nė Britani, ose nė degėn tjetėr tė kėtij universiteti nė Selanik. Tė gjithė studentėt qė do tė pėrmbushin me sukses ciklin 4-vjecar tė studimit, do tė marrin diplomėn nga Universiteti i Shefilldit.

Gjatė fjalės sė saj ambasadorja britanike vlerėsoi investimin pėr tė rinjtė si njė investim pėr tė ardhmen, ndėrkohė zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj u shpreh se eventi nė fjalė ėshtė i njė rėndėsie tė madhe, pasi e vendos nė njė tjetėr stad arsimin e lartė nė Shqipėri.

Pėrfaqėsuesi i Universitetit Amerikan tė Tiranės, Lulėzim Ndreu dhe ai i Universitetit tė Shefilldit Xhorxh Efstatiadis, nė pėrfundim tė takimit u shprehėn entuziastė pėr bashkėpunimin, pasi pėr herė tė parė vendoset njė partneritet i tillė mes njė universiteti shqiptar dhe njė universiteti prestigjoz britanik, i cili konsiderohet njė nga universitetet mė tė mira tė Europės.
(m.a/News24/BalkanWeb)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi