ILIRIADA PORTAL

Myftaraj kėrkon arrestimin e Selim Muēės dhe Fisnik Krujės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13062010

Mesazh 

Myftaraj kėrkon arrestimin e Selim Muēės dhe Fisnik Krujės




Gazetari Kastriot Myftaraj padit kreun e Komunitetit Musliman dhe Forumit Islamik

Debati mediatik mes gazetarit Kastriot Myftaraj dhe fesė islame, veē terrenit mediatik ėshtė shtrirė “bindshėm” dhe nė dyert e prokurorisė, nga ku tė dyja palėt kėrkojnė hetime dhe arrestime ndaj njėra-tjetrės. Pas kallėzimit penal qė Komuniteti Musliman dhe

Forumi Islamik bėnė ndaj gazetarit Myftaraj, edhe ky i fundit ka ndėrmarrė tė njėjtin veprim, duke kallėzuar penalisht kreun e KMSH, Selim Muēa dhe kreun e Forumit Islamik, Fisnik Kruja. Myftaraj ka ngritur 4 akuza ndaj Muēės dhe Krujės, tė cilėt sipas tij, do tė duhet tė pėrgjigjen para drejtėsisė pėr kryerjen e veprave penale “Provokimi i luftės”, “Thirrjet publike pėr veprime tė dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, “Thirrja pėr urrejtje nacionale”. Myftaraj kėrkon ndalimin e pėrkohshėm tė ushtrimit tė veprimtarive profesionale ose afariste nga Muēa dhe Kruja, si dhe arrestimin e menjėhershėm tė tyre. Gazetari Kastriot Myftaraj dhe pėrfaqėsuesit e fesė islame nė Shqipėri, u pėrfshinė nė kėtė “valė” akuzash dhe kallėzimesh penale, pas njė disa shkrimeve tė Myftarajt nė gazetėn “SOT”, shkrime kėto nėpėrmjet tė cilave ai pėrcillte mendimet e tij pėr ardhjen e fesė islame dhe integrimin e saj nė Shqipėri. Nė kėto shkrime, Myftarajt nuk heziton ta shohė fenė islame si njė potencial tė rrezikshėm pėr vendin tonė, veēanėrisht pėr integrimin nė BE. Por kjo duket se ka acaruar pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėsaj feje, tė cilėt kanė vendosur ta paditin madje tė kėrkojnė arrestimin e tij, por dhe sekuestrimin e gazetės “SOT”, si e vetmja media e cila ka pranuar tė botojė shkrimet e Myftarajt, pavarėsisht se ajo ka kryer vetėm detyrėn e saj profesionale nė njė vend demokratik.
KALLĖZIM PENAL
Kallėzuesi: Kastriot Myftaraj, i datėlindjes 1966, lindur nė Korēė, banues nė qytetin e Tiranės
Tė kallėzuar:
-Selim Muēa, kryetar i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė
-Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman tė Shqipėrisė, Rruga “Sami Frashėri”, Pallati 20i3, Ap 1, Tiranė
Objekti:
Kallėzimi penal konsiston nė kėto vepra penale:
“Provokimi i luftės”, “Thirrjet publike pėr veprime tė dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, “Thirrja pėr urrejtje nacionale”.
Gjithashtu i kėrkoj Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, qė tė bėhet Marrja e masės sė sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Ndalim i pėrkohshėm i ushtrimit tė veprimtarive tė caktuara profesionale ose afariste” ndaj shtetasve Selim Muēa dhe Fisnik Kruja.
Baza ligjore:
Nenet 25, 50, 211, 223, 265, 266 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė
Nenet 280, 283 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė
Drejtuar:
Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė
Pėr dijeni:
Prokurores sė Pėrgjithshme, znj. Ina Rama
Presidentit tė Republikės z. Bamir Topi
Kryeministrit, z. Sali Berisha
Kryetares sė Kuvendit, znj. Jozefina Topalli
Drejtorit tė SHISH, z. Bahri Shaqiri
Ambasadorit tė SHBA-ve, z. John Ėithers II
Shefit tė Delegacionit tė Bashkimit Europian nė Shqipėri, z. Helmut Lohan
Shefit tė Prezencės sė OSCE nė Shqipėri, z. Robert Bosch
Ambasadorit tė Republikės sė Kosovės nė Shqipėri, z. Gazmend Pulaj
Ambasadorit tė Italisė nė Shqipėri, z. Saba D’ Elia
Ambasadorit tė Izraelit, akredituar nė Shqipėri, z. Robert Cohen

Ēėshtja pėr tė cilėn bėhet kallzimi
Shtetasi Selim Muēa ėshtė nė krye tė njė organizate qė mban emrin “Komuniteti Musliman i Shqipėrisė”, ndryshe “Bashkėsia Islame e Shqipėrisė”. Organizata vepron nė Republikėn e Shqipėrisė e regjistruar nė pajtim me ligjet pėrkatėse nė fuqi, dhe madje ka dhe njė marrėveshje tė posaēme me shtetin shqiptar. Por Komuniteti Musliman, i drejtuar nga i kallėzuari Selim Muēa, nė praktikė e ushtron fenė islame sipas modelit fundamentalist islamik, ėehabist. Nga tė gjitha minaret e xhamive tė Shqipėrisė, tė cilat janė pronė e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė dhe qė administrohen prej tij, periodikisht gjatė ditės, megafonė tė fuqishėm, disa nė ēdo minare, shpėrndajnė fjalė nė gjuhėn arabe.
Kjo gjė sjell si pasojė qė Shqipėrisė t’ i jepet imazhi i njė vendi arab, me tė gjitha implikimet e rrezikshme qė vijnė nga kjo. Asnjė dispozitė e legjislacionit shqiptar qė njeh liritė dhe tė drejtat e bashkėsive fetare, asnjė dispozitė e marrėveshjes mes shtetit shqiptar dhe Komunitetit Musliman, nuk i njeh atij tė drejtėn qė ta bėjė kėtė gjė. Komuniteti Musliman i Shqipėrisė, praktikisht e ka identifikuar fenė islame nė Shqipėri me fundamentalizmin islamik, me Ėehabizmin. Nėse Komuniteti Musliman do tė ishte vėrtet pėr njė Islam tė moderuar, atėherė sė paku nga megafonėt e minareve do tė dėgjoheshin fjalė shqip, dhe jo arabisht. Por nga megafonėt e minareve vazhdon tė dėgjohet arabishtja, madje shumė fuqishėm.
Duke konsideruar faktin se Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, i cili gjendet nė njė rajon delikat, me stabilitet tė brishtė, ėshtė e qartė se ky profil i lartė arab qė i jepet vendit pėrbėn kėrcėnim pėr sigurinė e tij. Prandaj unė kėrkoj qė ndaj shtetasit Selim Muēa tė fillojė ēėshtja penale pėr kėto vepra penale.
1) “Provokimi i luftės”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė. Ky nen thotė se:
“Kryerja e veprimeve qė synojnė tė provokojnė luftė apo tė venė Republikėn e Shqipėrisė pėrpara rrezikut tė ndėrhyrjes nga fuqi tė huaja, dėnohet me burgim jo mė pak se 15 vjet”.
Veprimet e mėsipėrme tė shtetasit Selim Muēa, e venė Republikėn e Shqipėrisė para rrezikut tė ndėrhyrjes sė fuqive tė huaja, pėr shkak se dihet qė shtetet e qytetėruara ndėrhyjnė nė vende me profil fundamentalist islamik, tė cilat shndėrrohen nė baza pėr terrorizmin. Shtetasi Selim Muēa nuk mund tė mos jetė i vetėdijshėm pėr kėtė gjė, prandaj mund tė thuhet se ai i bėn kėto veprime me vetėdije dhe me dashje pėr t’ u krijuar situata kriminale e parashikuar nga Neni 211 i Kodit Penal. Nė kėtė pikė tėrheq vėmendjen e Prokurorisė edhe pėr njė praktikė tė saj, nė rastin e ēėshtjes sė tragjedisė sė Gėrdecit, ku ndaj zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes u ngrit akuza pėr vrasje me dashje. Sipas tė njėjtės logjikė penale, unė kėrkoj qė tė shikohen veprimet e shtetasit Selim Muēa, nga pikėpamja e nenit 211 tė Kodit Penal.
Duke konsideruar faktin se ezani i thirrur nė arabisht me megafonė nga minaret e xhamive, ėshtė njė instrument i fundamentalistėve islamikė, i ėehabistėve, pėr tė bėrė agjitacion e mobilizuar njerėzit pėr kauzėn fundamentaliste, unė i kėrkoj Prokurorisė qė t’shohė thirrjet nė arabisht tė ezanit nga megafonėt e xhamive, si “thirrje publike pėr veprime tė dhunshme”, e parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili thotė: “Thirrjet e bėra publikisht pėr tė kryer vepra tė dhunshme kundėr rendit kushtetues, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet”
Gjithashtu, me kėto veprime i kallėzuari Selim Muēa, ka konsumuar edhe njė tjetėr vepėr penale qė ėshtė “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal, e cila thotė:
“Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe pėrgatitja, pėrhapja ose ruajtja me qėllim pėrhapjeje e shkrimeve me pėrmbajtje tė tillė, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė dhjetė vjet”.
Me veprimet e mėsipėrme, shtetasi Selim Muēa, nxit urrejtje dhe grindje nė shoqėrinė shqiptare, ku profilizimi i imponuar arab i vendit, ėshtė i papranueshėm nga shumica absolute e popullsisė me pėrjashtim tė muslimanėve praktikantė, qė pėrbėjnė njė minorancė nė vend. Ezani i thirrur nė arabisht nga megafonėt e xhamive disa herė nė ditė, duke qenė njė mesazh fundamentalist ėshtė praktikisht njė mėnyrė e nxitjes sė urrejtjes fetare.
Pėr tė njėjtat arsye shtetasi Selim Muēa ka konsumuar edhe veprėn penale tė parashikuar nga neni 266 i Kodit Penal dhe qė ėshtė “Thirrja pėr urrejtje nacionale”, e formuluar kėshtu nga ligjvėnėsi: “Vėnia nė rrezik e paqes publike duke bėrė thirrje pėr urrejtje kundėr pjesėve tė popullsisė, duke i fyer ose shpifur pėr to, duke kėrkuar pėrdorimin e dhunės, ose tė veprimeve arbitrare kundėr tyre, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet”.
Ezani i thirrur nė arabisht nga megafonėt e xhamive disa herė nė ditė, duke qenė njė mesazh fundamentalist ėshtė praktikisht njė thirrje pėr urrejtje ndaj gjithė pjesės tjetėr tė popullsisė, e cila nuk ėshtė muslimane praktikante.
Nė konsiderim tė gjithēka sa thashė mė lart, i kėrkoj Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, qė tė marrė tė pandehur shtetasin Selim Muēa, pėr veprat penale tė mėsipėrme. Gjithashtu, kėrkoj qė si masė sigurie tė bėhet ndalimi i veprimtarisė sė Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, ose sė paku ndalimi i thirrjes sė ezanit arabisht nga megafonėt e minareve tė xhamive.
Tė njėjtat vepra penale, nė bashkėpunim me tė kallėzuarin Selim Muēa, i ka kryer edhe shtetasi Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman tė Shqipėrisė, dhe anėtar i forumeve tė larta vendimmarrėse tė Komunitetit Musliman. Prandaj i kėrkoj Prokurorisė qė pėr tė njėjtat vepra penale tė marrė si tė pandehur edhe shtetasin Fisnik Kruja.
Unė do tė doja tė besoja se shqyrtimi i kallėzimit tim nuk do tė influencohet nga ekzistenca evidente nė strukturat e Prokurorisė, deri nė poste tė larta, e njerėzve qė nuk mund t’ i quaj ndryshe veēse ėehabistė, kur shoh se pėr ta si muslimanė praktikantė, ka njė apel shpirtėror mesazhi fundamentalist arabisht qė vjen nga megafonėt e minareve tė xhamive.
Me respekt
Kastriot Myftaraj


SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi