ILIRIADA PORTAL

Vdes ne Serbi ne moshen 74-vjecare aktori Bekim Fehmiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16062010

Mesazh 

Vdes ne Serbi ne moshen 74-vjecare aktori Bekim Fehmiu




F. Shahaj
Eshte gjetur i vdekur ne banesen e tij ne Beograd aktori i njohur shqiptar me fame boterore, Bekim Fehmiu. Sipas mediave lokale, dyshohet qe ai te kete vrare veten ne shtepine e tij ne Zvezdar, rrethine e Beogradit, por policia nuk ka dhene ende detaje per shkaqet e vdekjes. Ministri i Brendshem serb, Ivica Dacic, ne nje prononcim publik deklaroi se dyshohet te behet fjale per vetevrasje, duke qene se eshte gjuajtur me armen, e cila ishte e regjistruar ne emer te Fehmiut. Aktori qe ka lindur ne Sarajeve, per te kryer me pas fakultetin e Arteve Dramatike ne Beograd, mbushi 74 vjec me 1 qershor. Si nje nga aktoret me te mire shqiptare te te gjitha koherave qe ka interpretuar ne mese 50 filma, Fehmiu njihet per rolet e tij ne filmin “Odisea” dhe “Pergjithmone Xhulia”. I lindur ne Sarajeve ne vitin 1936, ai do te behej i famshem me filmin "Une kurre nuk kam pare cigane te lumtur", ne vitin 1966. Deri ne ate kohe, ai kishte studiuar dhe ishte bere i njohur nga shume shtepi filmi neper bote. Ai eshte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses ne filmat dhe skenat e gjithe hapesires se ish-Jugosllavise. Eshte sigurisht nje nga personalitetet qe ka lene gjurme ne kinematografine ballkanase, por mbi te gjitha ai eshte i njohur per kontributin artistik ne kinematografine boterore. Rolet e tij ne "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e ngrohte", "Dezertori", permenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qene "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanasve" dhe "Te kuq dhe te zinj". Ai ka bashkepunuar me John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharlom Aznaveur, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen. etj. Fehmiu ka interpretuar ne shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, ne gjuhen rome, ne spanjisht, anglisht, frengjisht dhe italisht. I martuar me nje artiste serbe, me te cilin lindi dy djem, Hedonin dhe Uliksin, ishte nga ata njerez qe nuk e braktisi ne asnje moment Beogradin dhe nuk iu tremb te qenit shqiptar. Bekim Fehmiu dhe patriotizmi i tij Ne vitin 1987 braktisi ne menyre demonstrative shfaqjen "Madame Kolontine" te Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, ne teatrin jugosllav te drames, duke i dhene lamtumiren aktivitetit artistik ne Jugosllavi, ne shenje proteste te frymes antishqiptare. Pas disa kohesh mori edhe vendimin per t'i dhene fund aktivitetit edhe ne aktivitetet artistike boterore. Ka fituar shume shperblime, mes te tjerash edhe “Arenen e Arte” ne festivalin jugosllav te filmit, ne Pule, per rolin e Halil Begut ne filmin "Roj". Ne Jugosllavi eshte botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkelqim dhe frike", ne te cilin pershkruhet periudha qe nga lindja e tij ne Sarajeve, duke perfshire gjithcka deri ne vitin 1955, kur u pranua ne teatrin e drames se Prishtines. Vetem pak kohe me pare, artiste dhe miq te mirenjohur te aktorit te shquar shqiptar Bekim Fehmiu, denuan botimin e fundit te Enciklopedise filmike, e financuar nga Ministria e Kultures Maqedonase, ne te cilen kolosi i filmit Fehmiu quhet si aktor serb, ndersa injorohen nder te tjera edhe vlerat kinematografike shqiptare. Sipas miqve te ngushte te aktorit shqiptar, Bekimi kurre nuk eshte deklaruar vete si aktor serb, madje ka refuzuar kategorikisht qe ne nje film amerikan te paraqitet me emer tjeter, e jo si Bekim Fehmiu. Shqiperine e ka vizituar ne vitin 1973 dhe nuk e ka fshehur kurre mallin qe kishte per te. I pyetur per deshiren e tij, ai ka thene thjesht: "Do te doja te njihja me mire shqipen". Ne te gjithe hapesiren ballkanase eshte gati ne permasat e nje miti. Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet se perse i biri quhet Uliks. FILMAT: Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snoes of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della veritą (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vechi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarāb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesł (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vdes ne Serbi ne moshen 74-vjecare aktori Bekim Fehmiu :: Komentet

Mesazh prej Wed Jun 16, 2010 1:28 pm nga ADMIN

Me kujtohet filmi i ti i bukur ODISE ,kur isha femi ,ishte nje aktor i mrrekullueshem ,ngushllime familjes te tij dhe gjithe kombit Shqiptar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi