ILIRIADA PORTAL

Bekim Fehmiu i biri Hedoni rrėfen ditėt e fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18062010

Mesazh 

Bekim Fehmiu i biri Hedoni rrėfen ditėt e fundit




BEOGRAD-Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si njė samuraj! Babai im shkoi me stil tė madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Unė jam i trishtuar sepse mė mungon, por jam njėkohėsisht i lumtur pėr shkak tė tij... Kjo ishte dėshira e tij, dhe unė me gjithė zemėr e respektoj dhe e mbėshtes". Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr gazetėn serbe "Alo!", Hedoni, i biri i legjendės sė filmit, Bekim Fehmiu, i cili tė martėn pasdite kreu vetėvrasje. Nė heshtje, gati vjedhurazi ka vendosur pėr kėtė veprim. Ėshtė shtrirė nė shtrat, dhe vendosi qė tė shtjerė me armė vetveten. Iu kishte lėnė njė letėr lamtumire tė afėrmve mė tė dashur, nė tė cilėn pėr herė tė fundit iu thotė se i do, por edhe i luti ta kuptojnė. Djali i vogėl i Fehmiut ka thėnė nė njė intervistė pėr "Alo!" se dėshira e babait tė tij ishte qė Lumbardhi i Prizrenit tė jetė varri i tij. "Gjithmonė i ka thėnė nėnės se kur tė vijė ai moment, hiri i tij tė shpėrndahet nė Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atė qytet, ishte shtėpia e tij e dytė. Ėshtė shpėrngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi tė pėrfundojė kremacioni, ne do tė shkojmė atje pėr ta pėrcjellė nė banesėn e pėrjetshme", tregon dėshirėn e familjes sė tij, Hedoni. Ai ndau kujtimet pėr babain e tij nga ditėt e tij tė fundit. "Ai gjithmonė ka thėnė se nėse nuk ėshtė vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dėshiron tė jetojė. Dhe, nėse diēka e tillė ndodh, do tė shtie me njė plumb nė ballė! Ne gjithmonė nuk e kemi marrė seriozisht, duke menduar se ėshtė tepėr romantik, por ai ka qenė gjithmonė konseguent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, pėr tė cilat ėshtė shqetėsuar. I ka parė se si vyshkeshinn sikur bimėt, tė vetėdijshme se jeta, tė cilėn e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t'i ndihmonte", thotė Hedoni. Dhe, ai mban mend dėshirėn e pashuar tė tė atit pėr jetėn, e cila nė fund tė shkurtit u zhduk pothuajse brenda natės. "Deri para katėr muajsh, nuk ka pasur njeri mė vital se ai. Kur vija nga rruga, m'i merrte ēantat e mia dhe vetė i bartte deri nė katin e nėntė. Ėshtė kėnaqur. Pastaj, pėsoi njė goditje nė tru dhe ēdo gjė ndryshoi. Ai ishte i pafuqishėm, u plak pothuajse brenda natės. Lėvizte dobėt, fliste dobėt, nuk ishte mė i njėjti njeri, dhe kėtė e ndjente. Nuk e ka dashur njė fund tė tillė...", kujton Hedoni. Pasi me nėnėn e tij ka gjetur trupin e pajetė tė babait tė tij mbi krevat, Hedoni thotė se kanė pėrjetuar njė tronditje tė thellė. "Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetėdija se kishte kėrkuar ashtu dhe pėr kėtė shkak nuk duhet tė vuajmė. Mund tė flas njė vit tė tėrė, pėr tė treguar se pėr ēfarė do ta mbaj nė mend. Ka aq shumė! Ai ishte njė njeri i rrallė", thotė Hedoni. Lajmi tragjik e ka gjetur njė trashėgimtar tjetėr tė Bekimit, tė birin Uliksi, nė Amerikė. "Ai ishte nė shok mė tė madh! Nuk ishte pranė tij dhe nuk e dinte se ēfarė po ndodhte", thotė Hedoni, i cili kishte dalė nė aeroport pėr ta pritur tė vėllain
!d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi