ILIRIADA PORTAL

Shqipėria i shpall tė jashtėligjshme Al Kaidėn dhe Xhihadin Islamik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18062010

Mesazh 

Shqipėria i shpall tė jashtėligjshme Al Kaidėn dhe Xhihadin Islamik




Tirana zyrtare shpall tė jashtėligjshme Xhihadin Islamik dhe Al- Kaedėn. Gazeta Shqiptare zbardh sot vendimin e marrė nė mbledhjen e djeshme nga qeveria shqiptare ku futen nė listėn e Al-Kaedės dhe tė talebanėve 62 biznesmenė arabė dhe 9 kompani tregtare. Nė vendimin e djeshėm, Kėshilli i Ministrave ka shpallur listėn e emrave tė personave tė shpallur si financues tė terrorizimit. Listės aktuale, sipas kėtij vendimi i shtohen dhe kėta emra, tė cilėt janė miratuar nga ana e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Kėta emra janė dhe sipas shtesave nė listėn e konsoliduar tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pėr personat dhe kompanitė qė kanė lidhje me talebanėt dhe Al-Kaedėn, si dhe personat, organizatat dhe kompanitė, tė cilat rezultojnė si financuese apo qė ndihmojnė terroristėt dhe organizatat terroriste. Sipas vendimit tė qeverisė, subjektet dhe individėt e vendosur nė listė duhet tė trajtohen sipas rregullave ndėrkombėtare, me konfiskim pasurie nėse zotėrojnė asete nė Republikėn e Shqipėrisė.
Nė listėn e kompanive qė i takojnė ose bashkėpunojnė me organizatėn Al-Kaeda, qeveria shqiptare ka shpallur Xhihadin Islamik, Movimentin pėr Reforma nė Arabi, Lėvizjen Raxhah Solaiman. Al-Kaeda nė Irak, Al-Kaeda nė Peninsula tė Arabisė (AQAP); Meadoėbrook Investments Limited; Ozlam Properties Limited; Sanabel Relief Agency Limited dhe Sara Properties Limited, janė emrat e tjerė tė kompanive tė shpallura tė paligjshme nė Shqipėri. Nė listėn e qeverisė, si bashkėpunėtor i talebanėve ndodhet dhe Sirajuddin Jallaloudine Haqqani. Nė vitin 2008, qeveria amerikane vendosi njė ēmim prej 5 milionė USD pėr personin qė jep informacion pėr vendndodhjen e tij. Nė listėn e 62 personave tė kėrkuar figurojnė njerėz qė bashkėpunojnė me organizatat terroriste qė veprojnė nė Afganistan, Pakistan, por qė kanė ushtruar aktivitetin e tyre dhe nė shtetet e ndryshme tė Evropės.

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi