ILIRIADA PORTAL

Akuza: Me dhunuan Qato dhe Peza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19062010

Mesazh 

Akuza: Me dhunuan Qato dhe Peza




Akuza per ushtrim dhune fizike ndaj kryetarit te Sindikates se Transportit, Gezim Qato dhe nipit te deputetit Dashamir Peza, Alban Peza e personave te tjere, vijne nga nje shtetas qe ka konflikt pronesie per nje truall ne zonen e Dhermiut tek ish-Kampi i Punetoreve. Duke folur per “Koha Jone”, Kledi Zhupa, vellai i Jani Zhupes thote se ky i fundit eshte dhunuar nga disa persona qe i identifikon si Alban Peza, Gezim Qato, kryetar i Sindikates se Transportit e te tjere. Sipas deklarimeve te Zhupes dhe denoncimit te depozituar prane Komisariatit te Policise se Himares, Jani Zhupa eshte demtuar fizikisht nga Gezim Qato e Alban Peza. Madje sipas Zhupes, ai eshte dhunuar edhe nga rreth 15 persona te tjere. Zhupa thote se ka marre demtime te renda ne trup, fytyre dhe koke. Ne vendngjarje kane shkuar forca policore te Komisariatit te Himares. “Forcat e rendit nuk kane nderhyre per te ndaluar keta persona por i kane anashkaluar ata”, - shprehet i zhgenjyer Zhupa duke shtuar se pas kesaj, iu drejtua komisariatit per kallezim penal. Shefi i Krimeve te Komisariatit te Policise se Himares, Blerim Gjini, i pyetur nga “Koha Jone”, deklaroi se “lidhur me ngjarjen e ndodhur, po hetohet mbi akuzen e parashikuar prej nenit 90 te Kodit Penal, “demtime me dashje”. Z.Gjini tha se ngjarja do te hetohet ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Vlore per te sqaruar deri ne fund rrethanat e saj. Shefi i Krimeve pohoi se shoqerime te mundshme te personave te perfshire ne ngjarje do te behen vetem bazuar mbi aktin e ekspertimit mjeko-ligjor qe pritet te dale pas denoncimit qe beri shtetasi Jani Zhupa. Denoncimi: Peza zaptoi 17.000 m2 prone ne Dhermi TIRANE – Ne nje kohe kur Dashamir Peza pretendon per marrjen e prones se tij te trasheguar ne Peze te Tiranes, nipi i tij Alban Gani Peza akuzohet se ka zaptuar 17.000 metra katrore prone me pronar persona te tjere. Nje truall prej 17.000 metra katrore ne zonen e Dhermiut, eshte blere prej Pezes ne vitin 2004 nga Sindikata e Pavarur, ne nje kohe kur sindikatat nuk kane te drejte ligjore shitjen e trojeve. Prona Spiro Zhupa duke folur me “Koha Jone”, thote se i “eshte grabitur nje siperfaqe prej 2318 metra katrore, ndersa pjesa tjeter e grabitur i perket personave te tjere juridike te cilet disponojne tapi te vjetra te ketyre pronave qe i perkasin periudhes perpara vitit 1946, te trasheguara nga gjysherit e stergjysherit e tyre”. Zhupa thote se me 10 shkurt te vitit 1994, Hipoteka e Vlores ka regjistruar truallin prej 800 metra katrore te Kampit te Punetoreve ne Dhermi ne emer te Petro Zhupa, e cila ishte regjistruar ne kadaster dhe ekzistonte ne listen e pronesise numer 120 ne emrin e te te atit te Spiros, Spiro Jani Zhupa, pas Reformes Agrare. Prona madje ishte e skicuar me siperfaqet e saj. “Edhe pse me pronare, toka do te pushtohej nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, e cila do ta regjistroje ne menyre te paligjshme token ne emer te vet”. Zhupa thote se trualli perbehej nga nje godine e re katerkateshe me dyzet e gjashte dhoma, ambientet ndihmese, furre buke, depo karburanti, garazh zdrukthetari, klub, depo uji, si dhe trualli sipas planimetrise. “Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ngre ne kete truall toke te ashtuquajturin Kampi i Ri. Pas zaptimit te tokes, Petro Zhupa e dergon ceshtjen ne Gjykaten e Vlores. Ne vendimin me numer akti 3177, te dates 12 shkurt te vitit 1998 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore shprehej se “gjate gjykimit rezultoi e vertetuar se ne vendimin nr 105 te dates 31.03.1994 te K.K.P-se Vlore, paditesi eshte njohur si pronar mbi nje truall me siperfaqe 800 m2, me kufizime te njohura, mbi te cilen eshte ndertuar kampi i ri i Dhermiut. Kjo ndertese me dekret nr 204 te dates 05. 06. 1992 ka kaluar ne pronesi te sindikates sic rezulton nga vertetimi i prones date 07.03.1994. Ne rrethana te tilla gjendemi para kushteve te parashikuara nga nr 12/2 i ligjit 7698 date 07.03.1993 e si rrjedhoje Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise qe eshte pronari i nderteses te detyrohet te lidhe kontraten e qirase me pronarin e truallit qe eshte paditesi”. Zhupa thekson se sipas vendimit te formes se prere nga Gjykata e Rrethit Vlore, pronarit te truallit Petro Zhupa duhet t’i paguhet shuma prej 256 000 leke ne vit. Shitja Ne kohen kur Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ishte ne proces gjyqesor me pronaret e vertete te truallit, vendos me daten 15 maj te vitit 1997 e perfaqesuar nga Sekretari i Pergjithshem Xhevat Llabani, t’ia dhuroje truallin e saj, Sindikates se Pavarur te Transportit, e perfaqesuar nga kryetari Gezim Qato. Nga dokumentet e siguruara provohet se ne kohen kur Sindikata e Pavarur e Transportit, i eshte dhuruar prona, ajo nuk ka qene e regjistruar me vendim gjykate. Krijimi i sindikates ne Gjykaten e Rrethit Tiranes eshte bere me 7 korrik te vitit 1997, si nje organizate me personalitet me vete. Ne vendimin e dhene nga gjyqtarja Anila Capo thuhet se “gjykata vendosi regjistrimin e organizates “Sindikata e Pavarur e Transportit te Shqiperise” si sindikate qe bashkon punonjesit e transportit per te mbrojtur interesat e te drejtat e tyre ekonomike sociale ne raport me punedhenesit e me organet shteterore e per te ngritur kete lufte ne nje nivel me te larte”. Nderkohe qe prona eshte dhuruar rreth dy muaj me pare. Nuk do te zgjase shume kohe kur ne skene do te shfaqet nje shoqeri e njohur si “Silva” sh.p.k e cila do te kete 60 per qind te aksioneve. Ne vitin 2004, Sindikata e Pavarur e Transportit me 40 per qind te aksioneve dhe shoqeria “Silva” sh.p.k nepermjet nje tenderi do e shesin kete prone Alban Pezes ne vleren 47.296.700 leke, duke u bere ne kete menyre pronar i truallit te familjes Zhupa. “Aktualisht 12 pjesetaret e nje familje do t’i drejtohen serish gjykates se Vlores, ku pale e paditur do te jete Alban Peza dhe Sindikata e Pavarur e Transportit”, - pohon z.Zhupa.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi