ILIRIADA PORTAL

Nėnshtetėsia e emigrantėve nė Greqi, ja kushtet dhe kriteret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19062010

Mesazh 

Nėnshtetėsia e emigrantėve nė Greqi, ja kushtet dhe kriteret




Shpetim Zinxhirija
Nėnshtetėsia e emigrantėve, qeveria greke fillon zbatimi i procedurave Mė nė fund qeveria greke po mban premtimin e dhėnė emigrantėve gjatė fushatės elektorale lidhur me integrimin e tyre, duke ditur se kjo iniciativė e Papandreut do tė kishte edhe kosto politike. Reagimet e para nuk vonuan, ku opozita me nė krye Samara brenda njė kohe tė shkurtėr, kishte mbledhur rreth 2 milionė firma pėr tė bėrė referendum popullor. Po kalimi i ligjit nė Parlamentin vendas pėr shtetėsinė, bėri qė qeveria tė fitoj pėrball ksenofobisė sė opozitės, qė kishte deklaruar se kur tė vinte nė pushtet do tė shfuqizonte kėtė ligj.
Qarkorja
Ministria e brendshme u ka dėrguar qarkoren pėrkatėse zyrave tė shėrbimit tė prefekturave, ku u jep udhėzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, pėr dhėnien e nėnshtetėsisė fėmijėve tė emigrantėve, qė kanė lindur nė Greqi, si edhe pėr ata fėmijė qė kanė krye tė paktėn gjashtė vjet nė shkollat e sistemit e detyruar arsimor shtetėror. Emigrantėt qė mendojnė se plotėsojnė kushtet duhet mė parė tė marrin formularėt nė prefekturė e mė pas duhet ta dorėzojnė atė nė prefekturėn ku banojnė. Dhėnia e shtetėsisė fėmijėve tė emigrantėve ka njė rėndėsi tė madhe pasi fitojnė tė drejta sociale dhe politike qė sot u primohet prindėrve tė tyre. Nėnshtetėsia fėmijėve u jep tė drejta politike qė tė zgjedhin apo tė zgjidhen nė votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjė u jep mė shumė tė drejta nė krahasim me ata qė nuk fitojnė nėnshtetėsinė, por kjo nuk detyron njeri qė ta marrė atė me zor,por gjithashtu jepet nė bazė tė kritereve tė vendosura nga shteti grek. Sipas kėsaj qarkore kushdo qė pėrmbush kriteret mund tė drejtohet nė prefekturė pa humbur pėr tė marrė formularėt pėrkatės kundrejt njė tarifė pagese pėr marrjen e nėnshtetėsisė greke. Lidhur me kėtė qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se ēdo gjė ėshtė gati, me premtimin se do tė respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetėsh qė ka nė dispozicion shteti pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėrkesės sė aplikanti. Nė qarkoren e ministrisė pėrcaktohen qartė edhe dokumentat qė duhet tė paraqesin aplikantėt, ku dhe kjo u theksua edhe njėherė nga vetė ministri i Brendshėm Ragusi nė takimin qė pati mė 16 qershor me pėrfaqėsues tė komuniteteve tė emigrantėve.
Kushti
Por njė kusht i domosdoshėm ėshtė qė prindėrit e kėtyre fėmijėve duhet qė tė kenė tė paktėn mbi pesė vjet qėndrim tė ligjshėm nė Greqi.

Dokumentat qė duhen tė paraqesin
- Kėrkesė dhe deklaratė regjistrimi nė regjistrin (dhimotologjio) e banorėve tė bashkisė tė vendbanimit ku qėndron nė mėnyrė tė pėrhershme familja.
- Certifikatė lindjeje e fėmijės
- Certifikatė martese e prindėrve, nė qoftė se e kanė
- Fotokopje e legalizuar e totullit tė vlefshėm tė qėndrimit tė prindėrve
- Vėrtetim pėr kohėn e qėndrimit tė ligjshėm tė prindėrve nė Greqi, ku tė vėrtetojė se kanė tė paktėn pesė vjet qėndrim tė ligjshėm
- Fotokopje e legalizuar e pasaportės sė prindėrve
- Vėrtetim pėr banesėn e prindėrve
- Taksė (paravolo) 100 euro qė paguhet nė shėrbimin financiar tė bashkisė sė vendbanimit.
- Vėrtetim pėr kohėn e ndjekjes sė shkollės nga drejtoria rajonale arsimore, pėr rastet ku aplikimi pėr marrjen e nėnshtetėsisė bėhet mbi bazėn e dispozitės qė pėrcakton se fėmija duhet tė ketė kryer me sukses tė paktėn gjashtė klasė tė shkollės greke.
Fėmijėt qė kanė lindur nė Greqi nga prindėr qė jetojnė mbi 5 vjet tė ligjshėm mund ta marrin nėnshtetėsinė mbas lindjes sė tyre, pasi prindėrit tė bėjnė kėrkesėn brenda tre vjetėve tė lindjes sė fėmijės. Nėnshtetėsia greke do tė merret atė ditė ku prindėrit tė kenė bėrė kėrkesėn pas tre vjetėsh sė lindjes sė fėmijės. Ndėrsa ata prindėr tė cilėt nuk kanė mbi pesė vjetė leje qėndrimi tė ligjshėm nė Greqi mund tė bėjnė kėrkesė kur fėmija tė ketė mbushur moshėn 18 vjeē.

Kushtet pėr tė bėrė aplikimet
a) Kur fėmija mbush moshėn 18 vjeē
Ndėrsa ata prindėr tė cilėt nuk kanė mbi pesė vjet leje qėndrimi tė ligjshėm nė Greqi mund tė bėjnė kėrkesė kur fėmija tė ketė mbushur moshėn 18 vjeē.

- Certifikata e lindjes (dhėnė nga bashkia)
- Fotokopje tė vend banimit dhe lejes sė qėndrimit
- Fotokopje tė pasaportės, apo dokument udhėtimi tė njohur nga organet e vendit
- Fotokopje tė lejes sė qėndrimit tė prindėrve tė dhėnė nga Prefektura , OAED, apo policia.
- Fotokopje tė dokumentit tė shtėpisė ku banon
- Faturėn e pagesės 100 euro nga bashkia
-
b) Kur fėmijėt nuk kanė lindur nė Greqi

Fėmijėt qė nuk kanė lindur nė Greqi por qė kanė mbaruar arsimin gjashtė vjeēar me prindėr me qėndrim tė ligjshėm nė kėtė vend marrin nėnshtetėsinė nė kohėn qė mbarojnė arsimin gjashtė vjeēar, nė qoftė se kanė bėrė kėrkesė prindėrit e tyre.
Kushtet pėr tė aplikim
- Kėrkesė e prindėrve nė bashkinė ku banojnė
- Certifikatė e lindjes
- Certifikatė martesė e prindėrve nė qoftė se e kanė
- Dėshmia ku vėrteton se ka ndjekur tė paktėn gjashtė vite shkollė nė Greqi
- Fotokopje tė lejes sė qėndrimit tė prindėrve
- Fotokopje tė pasaportės tė prindėrve sė bashku me origjinalin
- Fotokopje tė shtėpisė ku banon
- Fatura e pagesės sė taksės (paravolės) prej 100 euro

Nga Athina korrespondenti
Shpėtim Zinxhirija

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi