ILIRIADA PORTAL

Shqiperia ne zi kombetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20072010

Mesazh 

Shqiperia ne zi kombetare




Flamuri kombetar eshte ulur ne gjysme shtize ne te gjitha institucionet shteterore te vendit. Tirana dhe gjithe qytetet e vendit ne oren 12:00 kane ndalur per nje minute ne kujtim te viktimave qe humben jeten aksidentin e dy diteve me pare ne fshatin Gjegjan te Fuzhe Arrezi, ku humben jeten 14 persona dhe u plagosen 15 te tjere. Aksidenti me bilancin me tragjik te kohe te fundit ka shokuar jo vetem familjet e viktimave, por gjithe opinionin. Aktivitet normale te institucioneve shteterore, politikes, dhe jetes publike jane pezulluar per te nderuar kujtimin e viktimave qe humben jeten dy dite me pare. Por dhimbja ka qene me e madhe ne familjet e viktimave qe humben njerezit e tyre te dashur. Familjet ne Puke dhe ne Fuzhe Arrez jane vizituar ne shenje solidariteti njerezor dhe nga kryeministri i vendit Sali Berisha dhe zyrtare te tjere te shtetit. Kreu i kabinetit qeveritar eshte ndalur dje ne kater familjet e viktimave te aksidentit rrugor, ku ka shprehur ngushellime per tragjedine e rene. Fillimisht kreu i qeverise eshte ndalur ne familjen me te prekur nga tragjedia, familja Mustafa, e cila humbi tre prestare te saj. Kreu i qeverise ka theksuar se tragjedia eshte shume e rende per familjen, por sot gjithe kombi ndodhet ne nje dite zie. “Jemi te gjithe se bashku per ta perballuar kete gjeme. Uroj qe te gjeni forcen dhe kurajon per te perballuar kete dhimbje te madhe” eshte shprehur Berisha. Kreu i qeverise ka vizituar dhe familjen Gjini dhe Marku. Ne viziten ne familjen Marku, Berisha ka ngushelluar te afermit per humbjen e madhe. “Per ju si vella per nenat, motrat, burrat, kjo eshte dita me e zeze e jetes. Dita me e rende me e veshtire. Cfaredo qe te shprehin fjalet ato nuk mund te shprehin pikellimin e madh per humbjen e nenes, djalit, per humbjen e te dashurve tuaj. Por kete drame e fatkeqesi e ndani sot me te gjithe shqiptaret, te cilet qajne e luten per ju”, ka thene ai. Kreu i qeverise ka uruar qe te plagosurit ne spitalin ushtarak te sherohen sa me shpejte dhe ka garantuar gatishmerine e institucioneve per t’u ardhur ne ndihme. “Ne do bejme gjithcka per ti ndihmuar. Te gjithe shqiptaret do donin te ishin ketu me ju, per te marre copeza dhimbje nga dhimbja juaj. Ne cdo vater shqiptare, sot zija juaj eshte dhimbja e vertete”, u shpreh Beriha ne familjen Marku. Kreu i qeverise ne ngushellimet qe ka bere ne familjet e viktimave eshte shprehur se ngjarja e ndodhur dy dite me pare eshte shume e rende dhe nuk pershkruhet me fjale. Ne familjen Gjini e cila humbi djalin e saj, kreu i qeverise u shpreh se asgje nuk e kompenson dot humbjen e te afermit te tyre, por ne keto momente te veshtira gjithe Shqiperia eshte prane tyre. Kreu i qeverise vizitoi dhe familjen shoferit te autobusit, i cili humbi jeten pasi mberriti ne Spitalin Ushtarak, ku shprehur ngushellimet per humbjen tragjike. Presidenti i PE: Jemi afer Shqiperise ne kete dite zie Aksidenti qe u mori jeten 14 personave ka sjelle dhe reagimet dhe solidaritetin e drejtuesve te institucioneve nderkombetare. Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, ka ngushelluar dje familjet e viktimave qe humben njerezit e afert dhe gjithe popullin shqiptare. Ne nje telegram ngushellimin, Buzek shprehet se ne kete dite te veshtire te gjithe ndodhen prane familjeve te viktimave. “Une do te doja te dergoja ngushellimet e mia per familjet dhe miqte e shqiptareve qe humben jeten ne aksidentin me autobus. Ne jemi afer popullit shqiptar ne kete dite zie kombetare”, ka thene Buzek. Presidenti i Parlamentit Europian ka shprehu dhe urimin qe te plagosurit te sherohen ne nje kohe sa me te shpejt. “Une shpresoj qe te plagosurit do te arrijne te sherohen plotesisht dhe shpejt”, ka thene ai. Nga ana tjeter Presidenti i Parlamentit Euriopian vlereson dhe punen e bere nga ekipet e shpetimit dhe mjeket qe dhane ndihmen e pare. “Une, gjithashtu, do te doja te shprehja mirenjohjen time per shpetimtaret te cilet kane arritur te kufizojne numrin e te vdekurve ne kete fatkeqesi”, perfundon mesazhi i ngushellimit i Presidentit te Parlamentit Europian, Jerzy Buzek. Meta: Qeveria do te ndihmoje te gjitha familjet Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta ka shprehur dje solidaritetin me familjet e viktimave te aksidentit rrugor ne Fushe Arrez, duke garantuar dhe mbeshtetjen e qeverise ndaj tyre. Deklarata e ministrit te Jashtem u be pas vizites qe zhvilloi dje ne Spitalin Ushtarak, ku pa nga afer gjendjen e te plagosurve. “Mendoje se tashme jemi ende ne fillimet e kesaj tragjedie. Mendoj se reagimi i saj ka qene i menjehershem, por sigurisht qe jam i bindur se ky moment solidariteti nuk do te ndalet deri ketu”, u shpreh ministri i Jashtem Meta. Ai u ndal dhe ne gjendjen shendetesore te te plagosurve duke u shprehur se ndihma ndaj familjeve te tyre nga ana e qeverise nuk do te jete vetem kapercimi i situates se pare emergjente, por do te vijoje dhe me tej. “Shpresojme qe gjendja e te plagosurve te vije duke u permiresuar. Jam i bindur qe ngjarja e rende, me perkrahjen qe po tregon i gjithe opinioni, do te kaloje dhe do te gjendet menyra per t’i ndihmuar te gjitha familjet”, u shpreh Meta. Topalli: Pilotet dhe mjeket kane bere pune heroike Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputete te mazhorances kane vizituar dje familjet e viktimave te aksidentit tragjik ne Fushe Arrez dhe te plagosurit qe jane shtruar ne Spitalin Ushtarak. Ne viziten ne spital, Topalli vleresoi punen qe kane bere mjeket dhe pilotet e helikoptereve qe bene transportimin e te plagosurve. Ajo u shpreh se ata kane bere nje pune heroike. “Ne emer te deputeteve te Kuvendit shpreh solidaritetin me familjet qe kane humbur njerezit e tyre te dashur, por dua gjithashtu te shpreh edhe mirenjohjen ndaj mjekeve dhe piloteve, te cilet kane bere pune heroike duke bere te mundur qe te shpetohen shume jete per shkak te shpejtesise me te cilen gjithe shteti ka vepruar”, u shpreh Topalli. Kryetarja e Kuvendit dy dite me pare ishte nisur per nje vizite zyrtare ne Zvicer. Pas marrjes se lajmit per aksidentin ne Fushe Arrez, kryeparlamentarja anuloi vizite e nisur dhe pas mberritjes ne Tirane udhetoi per ne Puke, dhe ne fshatrat ku ndodhen familjet e viktimave te aksidentit. Deputetet e PS ngushellojne familjet e viktimave Perfaqesues te opozites kane vizituar dje familjet e viktimave qe humben jeten ne aksidentin e ndodhur ne Fushe Arrez. Deputete te Partise Socialiste dhe te zgjedhur vendore te opozites ne kete zone kane qene ne familjet qe pesuan humbjet me te medha ne aksidentin e ndodhur dy dite me pare. Ilir Beqja, Astrit Beci, Ndue Kola, dhe Gjok Jaku kane qene deputetet qe kane ngushelluar familjet. Nderkohe qe ata shoqeroheshin dhe nga kryetari Bashkise se Pukes, Rustem Strugaj. Ata kane qene te pranishem gjate ceremonise mortore te familjes Mustafa ne Fushe Arrez. Kjo familje ka pesuar edhe humbjen me te madhe nga aksidenti tragjik i dites se djeshme. Gjate aksidentit automobilistik nga kjo familje humben jeten tre persona, Lavdie Mustafa, 41 vjec; Edona Mustafa, 12 vjec dhe Adem Mustafa, 52 vjec. Nderkohe qe dhe nje tjeter pjesetare e kesaj familje ndodhet ne gjendje te rene ne spital si pasoje e plageve te marra. Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Gjoni u shpreh se ngjarja ishte shume e rende dhe deputetet e opozites ishin aty per te kryer nje detyrim qytetare dhe bene ate qe cdo qytetar do te kishte dashur qe ta bente. Beqja u shpreh se shpresonte qe bilanci tragjik i viktimave te mos rendohej me teper dhe te plagosurit qe ishin shtruar ne spital te sheroheshin sa me shpejt. Ai theksoi se gjithe Shqiperia ka jetuar keto dite me kete dhimbje nga humbja e jetes se 14 viktimave te shkaktuara nga aksidenti. Gjate bisedes me te aferm te viktimave deputetet e Partise Socialiste deklaruar se do te mbeshtesin cdo kerkese per ndihme per familjet te cilat jane pjese e tragjedise. “Ne do te jemi afer familjeve te viktimave per t’i ndihmuar ne perballimin e kesaj situate”, u shpreh deputeti i Partise Socialiste Gjok Jaku. Deputetet socialiste jane ndalur ne disa prej familjeve qe humben te afrimit e tyre ne aksidentin e dy diteve me pare. DEKLARATA Dy dite me pare kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vizitoi te plagosurit e aksidentit automobilistik te ndodhur ne Gjegjan te Fushe Arrezit. Kreu i PS-se u njoh nga afer me gjendjen e tyre shendetesore she shprehur solidaritetin per te afermit e viktimave. “Shpresojme qe vdekja nuk do te marre te tjere. Urojme qe te demtuarit te kthehen ne familjet e tyre”, ka thene Rama. Aksidenti fatal, zbardhen shkaqet Nente familje ne zonen e Pukes percollen dje ne banesen e fundit, 14 viktimat e tragjedise rrugore. Dhimbjes i bashkohen kreu i qeverise, kryeparlamentarja dhe deputete te PS. Deshmite e te mbijetuarve, hetimet e plota per ngjarjen dhe apeli i Topit: Policin rrugor mos e shihni si gjobevenes Faqet 2-7 Sejdiu ngushellon familjet e viktimave Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka shprehur dje ngushellimet per familjet e viktimave qe humben njerezit e tyre te afert ne aksidentin e ndodhur ne Fushe Arrez. “Ky lajmi i kobshem eshte perjetuar me pikellim te thelle kudo ne Kosove. Prandaj, ne kete dite zie per te gjithe ne, ritheksoj solidaritetin e plote te popullit te Kosoves me te gjithe te prekurit nga kjo fatkeqesi e madhe, thuhet ne mesazhin e Presidentit Sejdiu. Krasniqi mesazh Topallit Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, ne nje mesazhe ngushellimit derguar homologes se tij Jozefina Topali shpreh dhimbjen per viktimat qe humben jeten ne aksident. “Duke marre pjese ne kete dhembje, ju lutem shkelqesi, te pranoni ngushellimet tona te sinqerta per Ju, per familjet qe humben familjaret dhe me te dashurit e tyre dhe per popullin e Shqiperise”, thuhet ne mesazhin e kreut te Kuvendit te Kosoves.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi