ILIRIADA PORTAL

Besim Dybeli: Para ngjarjes populli sulmoi komisariatin, kam takuar edhe tė plagosurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21072010

Mesazh 

Besim Dybeli: Para ngjarjes populli sulmoi komisariatin, kam takuar edhe tė plagosurit




Dėshmia
Procesi gjyqėsor pėr zbardhjen e masakrės sė Cėrrikut nė vitin 1997 ka vijuar dje me pyetjen e gazetarit Besim Dybeli, i cili ka shpjeguar pėr plot njė orė tė gjithė informacionin qė ka servirur pėr publikun nė atė kohė. Dybeli ėshtė pyetur nga prokurori Anton Martini pėr ngjarjen e majit tė vitit 1997 dhe, nga ana tjetėr, Dybeli tha se nė atė kohė jetonte nė Cėrrik, ndėrsa ditėn qė ka ndodhur ngjarja ka qenė nė qytetin e Elbasanit, pasi atje ishte qendra e punės. “Atė ditė si zakonisht isha duke shkuar pėr nė punė. Kur mėsova pėr ngjarjen u nisa direkt pėr nė Cėrrik dhe vajta nė shtėpi. Mė pas kam dalė nė qytet pėr tė parė se ēfarė ishte bėrė. Pasi zbrita nga furgoni nė Cėrrik gjatė rrugės pėr nė shtėpi kam parė njė tank, nga i cili po dilte tym. Mė vonė dola sėrish nga shtėpia dhe shkova nė shesh pėr tė parė ngjarjen dhe kam takuar qytetarė pėr tė marrė vesh ndonjė informacion. Mėsova se kishte pasur njė pėrplasje dhe kishte tė vrarė e tė plagosur”, tha Dybeli, duke shtuar se njė ditė para se tė ndodhte ngjarja ėshtė tentuar qė tė digjej posta e policisė dhe ai bashkė me disa persona tė tjerė kanė tentuar qė tė bllokonin dhe tė mbanin turmėn qė tė mos prishej posta e policisė. “Pėr sa i pėrket ngjarjes, mė pas kam mėsuar se kishte ndodhur njė pėrplasje mes forcave tė Policisė sė Shtetit dhe popullit. Nė shkrimin tim qė kam bėrė nė atė kohė, kam pėrfshirė edhe numrin e personave tė vrarė dhe tė plagosur, por tani nuk mė kujtohet sesa ka qenė numri i tyre. Kam arritur qė pas kėsaj ngjarje tė marr nė pyetje dy tė plagosur, me njėrin prej tyre jam takuar nė ambulancėn e Cėrrikut. Kam takuar edhe njė person tjetėr nė njė banesė pallati. Nė momentin e intervistės kishte edhe dy persona tė tjerė, tė cilėt ishin nė mbrojtje tė tė plagosurve. Mė vonė mėsova se te pallati pėrballė Kinoklubit kishte armė dhe njė antitank. Mendoj se kjo ngjarje ka ndodhur pėr shkak tė mentalitetit kolektiv pėr pėrfaqėsuesit politik, por mund tė jetė edhe armatosja e njerėzve me precedentė penal, tė cilėt shfrytėzuan njė moment dobėsie tė shtetit”, vijoi Dybeli, duke shtuar se shtetasin Fatos Suvarria e njihte para se tė vendosej nė krye tė Policisė sė Elbasanit dhe mbase ndryshimi i tij mund tė ketė qenė edhe njė ndėr shkaqet qė ēuan nė kėtė ngjarje. “Nga tė pandehurit njoh Llazar Bicen, Meti Bozin dhe Skėnder Canin si bashkėqytetarė. Ditėn para se tė ndodhte ngjarja, kur u tentua tė digjej posta e policisė, mbaj mend qė sė bashku me mua pėr tė mbrojtur policinė kanė qenė edhe Llazar Bicja me Meti Bozin. Luan Prenga ka qenė ish-punonjės i Policisė sė Shtetit, herėn e dytė qė e kam takuar ka qenė nė njė miting tė PD-sė qė po bėhej nė Elbasan. Unė isha nė rolin e gazetarit, ndėrsa ai mė tha se kishte ardhur aty thjesht pėr kureshtje. Ditėn qė kam intervistuar Luan Prengėn, ai ishte i plagosur nė njė banesė pallati dhe atė ditė persona tė armatosur kanė tentuar qė tė futeshin brenda dhe unė i pengova, nuk i lashė qė tė godisnin Luan Prengėn. Pėr sa u pėrket shkrimeve tė mia nė gazetė, informacionet janė siguruar nga personat qė kam pyetur”, pėrfundoi Dybeli. Mė pas kanė dėshmuar Behar Gjevori mjek anestezist nė spitalin e Elbasanit, i cili ka treguar se punonin me dy brigada me turne prej 24 orėsh. Pėr sa i pėrket ditės sė ngjarjes ka qenė mjaft e ngarkuar dhe ka pasur shumė tė plagosur dhe tė djegur. Plagėt e kėtyre personave ishin tė shkaktuara nga armėt. Ai tha se detyra e tij ishte qė tė shoqėronte pėr nė spitalin e Tiranės ata persona qė ishin nė gjendje mė tė rėndė. Ka dėshmuar edhe mjeku kirurg Bujar Turxhėri, i cili pohoi tė njėjtat fakte. Nė seancė ka dėshmuar edhe Bashkim Dulja. Ai tha se ditėn e ngjarjes ka qenė nė Tiranė nė spital. Mė tej shtoi se pasi ka ndodhur kjo ngjarje e kanė marrė nė orėn 10 tė natės dhe e kanė ēuar nė polici. Aty e kanė rrahur dhe ka nėnshkruar njė deklaratė.

SHQIP

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi