ILIRIADA PORTAL

Vetėm nė Tiranė:Shifrat alarmante, tre divorce pėr ēdo ditė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21072010

Mesazh 

Vetėm nė Tiranė:Shifrat alarmante, tre divorce pėr ēdo ditė




Sajmira Dhoska

Gjykata e Tiranės publikon shifrat alarmante pėr 3 mujorin e parė tė 2010

Ēdo ditė e mė shumė, Gjykata e Tiranės, regjistron emra tė cilat janė pretendentė pėr tė zgjidhur martesėn e tyre, duke bėrė kėshtu qė divorcet nė Shqipėri tė arrijnė shifra alarmante. Sipas statistikave, vetėm pėr 3 mujorin e parė tė vitit 2010 numėrohen rreth 276 divorce. Ndėrkohė qė ēėshtje tė mbartura po pėr tė njėjtėn periudhė, janė respektivisht 416 raste. Gjykata e rrethit gjyqėsor tė Tiranės ka pėrballuar njė fluks tė konsiderueshėm tė ēėshtjeve civile dhe penale. Njė krahasim i shifrave pėrkatėse pėr dy tre mujorėt e parė tė vitit 2009 dhe 2010, tregon trendin nė rritje tė ēėshtjeve tė gjykuara. Ato janė rrjedhojė, sa e rritjes sė numrit tė banorėve tė cilėt i kap juridiskioni i kėsaj gjykate, po aq edhe i rritjes sė numrit tė kėtyre ēėshtjeve qė gjykohen. Sipas statistikave,rezulton se ēėshtje tė mbyllura me pajtim janė zero. Ēka tregon se tė gjithė ēiftet qė kanė arritur nė dyert e gjykatės, nuk kanė pranuar tė kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre.

Divorci
Divorci, njė ngjarje njėherėsh publike dhe personale ėshtė pėrgjithėsisht i dhimbshėm madje shkaktar krizash pėr shumicėn e atyre qė e pėrjetojnė atė. Divorci pėrfaqėson njė tranzicion tė madh nė jetėn e njeriut me probleme e pasoja sociale, psikologjike, ligjore, ekonomike. Pėr kėtė arsye studiuesit janė tė mendimit se divorci ėshtė njė tranzicion nė jetėn e njeriut, ėshtė njė akt civil aq edhe juridiko- ligjor.

Shkaqet
Shkaqet e divorcit janė tė shumta, duke filluar qė nga dhuna nė familja, mos respektimi i tė drejtave tė partnerėve, etj. Nė kėtė rast shumė psikologė mendojnė se divorci nuk ėshtė opsion i keq, pasi ėshtė mė mirė tė kėtė divorc, se sa te kemi vrasje ne familje, pėrdhunime, etj. Pėr ta ėshtė mė mirė qė njė marrėdhėnie qė nuk funksionon tė pėrfundojė. Shumė gra, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė vendit, pavarėsisht keqtrajtimit te tyre nga bashkėshorti, pėrpiqen ti shmangen aktit tė divorcit pėr arsye tė ndryshme. Kėto divorce nė shumicėn e rasteve vijnė si pasojė e dhunės qė ushtrojnė burrat tek gratė e tyre, shkaqeve sociale e ekonomike, por dhe tė disnivelit nė angazhimet mes bashkėshortėve. Nė tė dyja rastet viktima tė kėtyre marrėdhėnieve janė fėmijėt. Sipas shifrave tė marra nė Gjykatėn e Lartė tė Tiranės pėr vitin fundit, shohim njė rritje tė numrit tė divorceve.

Pasojat qė shkakton divorci tek fėmijėt
Ata qė shfaqin hapur ndjenja tė fuqishme dėshpėrimi, agresiviteti, zemėrimi dhe frikės pas njė divorci tė prindėrve janė fėmijėt. Shpesh herė ata ndjehen fajtorė dhe tė pafuqishėm pėr ndarjen e prindėrve. Nė disa raste ata fajėsojnė veten pėr ndarjen e tyre. Vlen pėr t'u theksuar se nė ato momente qė ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fėmijės injorohen totalisht, pa tentuar qė tė shpjegohen shkaqet e kėtij divorci, kėta fėmijė do tė shfaqin probleme tė dukshme nė shkollė dhe shoqėri tė reflektuar nė sjellje, komunikim, bashkėpunim me bashkėmoshatarėt si edhe do tė pėrfshihen nė vetėvlerėsime dhe imazhe tė ulėta mbi veten e tyre. Njė nga problemet mė tė dukshme tek ta ėshtė se nė tė ardhmen shfaqin vėshtirėsi nė komunikim me prindėrit e tyre. Mungesa e njė modeli prindėror sjell tek fėmijėt gjendje konfuzioni psikologjik, duke sjellė mė pas pengesa nė komunikimin e tij me tė tjerėt. Ndėr tė tjera kėta fėmijė duke jetuar nėn stres tė vazhdueshėm pėr shkaqe tė ndryshme, qė mund tė jenė, psikologjike, sociale dhe ekonomike mbyten nga presionet dhe konfliktet e vazhdueshme qė hasin brenda familjeve tė tyre. Si rrjedhojė, ata rriten dhe zhvillohen nėn ndikimin e vėshtirėsive tė mėdha duke humbur besimin dhe kurajėn mbi veten e shoqėrinė.

Vėrehet njė rritje tė lehtė nė numrin e divorceve.

Nė 3 mujorin e I tė 2009
Numri i familjeve, nė tė cilat bashkėshortėt kėrkojnė ndėrprerjen e marrėdhėnies, shkon nga 271 tė tilla
Nė 3 mujorin e I tė 2010
Numri i familjeve, nė tė cilat bashkėshortėt kėrkojnė ndėrprerjen e marrėdhėnies,nė 276 divorce
Ndėrkohė qė ēėshtje tė mbartura pėr tė njėjtat periudha janė respektivisht:
pėr 3 mujorin e I tė 2009 rreth 359 ēėshtje dhe rreth 416 ēėshtje pėr 3 mujorin e I tė 2010.
Nė tė dy periudhat qė konsultohet, e pėrbashkėt ėshtė qė kėrkesat pėr zgjidhjen e martesės janė bėrė mė sė shumti nga bashkėshortet;
Pėr 3 mujorin e parė tė 2009 kėto kėrkesa janė respektivisht 168 tė bėra nga burrat dhe 157 nga gratė
Pėr 3 mujorin e parė tė 2010 kėto kėrkesa janė respektivisht 123 tė bėra nga gratė dhe 126 kėrkesė padi tė bėra nga burrat.



tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi