ILIRIADA PORTAL

Njė 21-vjeēar nga Kavaja u rrėmbye dhe keqtrajtua pėr disa orė nga bashkėmoshatari xheloz

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08082010

Mesazh 

Njė 21-vjeēar nga Kavaja u rrėmbye dhe keqtrajtua pėr disa orė nga bashkėmoshatari xheloz




Marrja peng e njė tė riu dhe vajzės qė e shoqėronte pėr pak sa nuk ėshtė shndėrruar nė tragjedi dy ditė mė parė nė qytetin e Kavajės. Policia ka arrestuar dy nga bashkėpunėtorėt e grabitėsve, ndėrsa ka nė kėrkim dy tė tjerė qė dyshohet se janė ideatorė tė rrėmbimit. Vėnia menjėherė nė lėvizje e uniformave blu tė komisariatit tė policisė atje duket se i ka detyruar autorėt e dyshuar tė pengmarrjes ta pėrfundojnė hakmarrjen e tyre pa ndonjė viktimė, por vetėm me plagosjen e rėndė tė njė tė riu, identifikuar si Ermal Matraxhiu. Policia ka zbardhur ngjarjen duke deklaruar zyrtarisht se ideatorė dhe realizues tė dyshuar tė kėsaj pengmarrjeje janė vėllezėrit Haxhi dhe Marjus Xhihani, pėrkatėsisht 22 dhe 21 vjeē, tė shpallur nė kėrkim, dhe shkak duket se ka qenė xhelozia pėr njė femėr. Po sipas policisė sė Kavajės, nė ndihmė tė Xhihanėve kanė shkuar edhe vėllezėrit Ervin dhe Halit Kola, tė cilėt janė vėnė nė pranga, si bashkėpunėtorė tė tyre.
Ngjarja


Ora shėnonte rreth 01:00, kur 21-vjeēari Ermal Matraxhiu kthehej nga jeta e natės nė qytetin e Durrėsit e nė Golem nėn shoqėrinė e njė vajze dhe shokut tė tij. Nė afėrsi tė kishės, vėllezėrit Xhihani dhe dy shokėt e tyre, kanė ndaluar makinėn me traga greke, qė drejtohej nga njė shok i Ermal Matraxhiut, dhe kanė marrė me forcė nga aty kėtė tė fundit, si dhe vajzėn qė e shoqėronte. Policia dyshon se personat kanė qenė nė ndjekje tė Matraxhiut dhe aty kanė shfrytėzuar rastin pėr tė ndaluar mjetin me tė cilin udhėtonte ai. Rrėmbyesit i kanė futur djalin dhe vajzėn nė makinėn e tyre dhe i kanė nxjerrė 5-6 kilometėr jashtė qytetit nė njė ullishte. Aty mendohet se kanė ushtruar dhunė ndaj Matraxhiut duke i shkaktuar atij dėmtime tė rėnda nė trup. Sipas policisė, 21-vjeēari dhe shoqja e tij, janė mbajtur pėr disa orė nė ullishte dhe mė pas janė marrė dhe janė dėrguar nė banesat e tyre. Ermal Matraxhiu ėshtė hedhur nė oborrin e shtėpisė sė tij, nė gjendje kritike pėr jetėn, ndėrsa vajza ēohet nė banesėn e saj. Po sipas policisė, vajza nuk kishte pėsuar dėmtime fizike, asaj i ishin shkulur flokėt, por nuk ėshtė dhunuar. Dėmtime serioze kishte pėsuar 21-vjeēari, pasi mbi tė ishte ushtruar dhunė.
Hetimet


Kanė qenė familjarėt e Matraxhiut ata qė e kanė ēuar atė nė spitalin e qytetit. I riu ka marrė ndihmėn mjekėsore, por bluzat e bardha e kanė dėrguar atė nė spitalin rajonal, pasi kishin konstatuar dėmtime serioze tė dyshuara se i ishin shkaktuar nga dhuna fizike. Fillimisht i riu nuk ka dashur t’i tregojė asgjė policisė, por kjo e fundit ka pasur informacion tė saktė pėr atė ēka kishte ndodhur dhe kishte zbardhur madje edhe detaje tė ngjarjes. Atyre u duhej vetėm denoncimi i tė riut. Pas disa orėsh Ermali ka vendosur tė flasė duke treguar atė qė i kishte ndodhur. Ai ka thėnė emrat e personave qė kanė qenė me tė, si dhe situatėn nė tė cilėn ėshtė rrėmbyer dhe keqtrajtuar. Thėniet e tė riut u vėrtetuan edhe nga dėshmia e mėpasshme e vajzės, e cila nuk ka ngurruar tė thotė tmerrin qė kishte parė pėr disa orė tek keqtrajtohej shoku i saj dhe i bėhej presion i vazhdueshėm tė tregonte se deri ku kishin arritur marrėdhėniet mes tyre. Vajza u tregoi hetuesve se asaj i ishin shkulur vazhdimisht flokėt, por nuk ishte ushtruar dhunė fizike as seksuale mbi tė. Kaq ka mjaftuar qė policia t’i kėrkonte prokurorit fletėn e arrestit pėr tė katėr personat e dyshuar tė pengmarrjes. Ata kanė shkuar nė banesat e personave tė dyshuar, por mundėn tė kapin vetėm vėllezėrit Ervin dhe Halit Kola, ndėrsa shpallėn kėrkimin pėr Haxhi dhe Marjus Xhihanin nėn akuzėn “se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin i kanė hequr nė mėnyrė tė padrejtė lirinė duke pėrdorur dhunė ndaj 21-vjeēarit Ermal Matraxhi”.

Shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi