ILIRIADA PORTAL

Himarė/ Vritet 35 vjeēari, banorėt bllokojnė rrugėn Vlorė-Sarandė pėr 13 orė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14082010

Mesazh 

Himarė/ Vritet 35 vjeēari, banorėt bllokojnė rrugėn Vlorė-Sarandė pėr 13 orė




Policia: Aristidh Guma u godit nga njė makinė, vijojnė hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes
Nė shenjė proteste pėr vrasjen e njė 35 vjeēarit banorėt e Himarės kanė vendosur qė tė bllokojnė aksin kryesor kombėtar Vlorė-Sarandė, duke bllokuar qarkullimin rrugor. Pėr rreth 13 orė banorėt nuk kanė pranuar qė tė lėvizin nga rruga, madje pėr tė bllokuar qarkullimin ata kanė vendosur edhe gurė. Protesta e banorėve ka nisur qė prej orės 22:00 tė natės tė sė enjtes dhe ka vijuar
deri nė orėt e drekės sė ditės sė djeshme. Ēdo gjė ka filluar vetėm njė orė pasi u gjet trupi i pajetė i njė bashkėqytetari nė dalje tė Himarės pėr nė drejtim tė Vlorės. Viktima ėshtė identifikuar dhe emri i tij ėshtė Aristidh Guma 35 vjeē, i cili nė momentin e vrasjes ka qenė duke udhėtuar me motor kur ėshtė pėrplasur nga njė makinė tip Audi 3 me ngjyrė gri dhe pa targa. Aksi u lirua vetėm dje paradite nė orėn 11:00, pas negociatave mes policisė sė shtetit me banorėt. Banorėt kanė bllokuar me gurė rrugėn qė prej orės 22:00 tė mbrėmjes sė tė enjtes duke mos lejuar lėvizjet e automjeteve nė kėtė aks qė lidh gjithė zonėn e bregdetit jugor. Afėr vendit ku ėshtė gjetur motori banorėt kanė vendosur njė parullė me germa nė greqisht ku kėrkojnė drejtėsi, pasi sipas tyre vrasja e 35 vjeēarit ka qenė e qėllimshme.Ata thonė se nuk do tė lejojnė tė kalojė asnjė makinė deri nė pėrfundim tė varrimit tė tė riut. Ceremonia u caktuar pėr nė orėn 12:00. Bllokimi i aksit ka shkaktuar radhė tė makinave deri nė 3 km dhe irritimin e turistėve tė cilėt u detyruan tė kalojnė natėn jashtė, tė kthehen mbrapsht ose tė lėnė makinat dhe tė vazhdojnė rrugėn nė kėmbė. Nė orėn 13:00 tė ditės sė djeshme u bė e ditur nga ana e policisė dhe pėr njė tentativė tjetėr tė mbylljes sė aksit rrugor nga banorėt, por pas negociatave aksi ėshtė liruar. Nga burime tė policisė u njoftua pėr njė situatė tė tensionuar mes turistėve qė janė tė bllokuar prej disa orėsh nė kėtė aks, banorėve. Flitet dhe pėr situata tė tensionuara mes banorėve dhe policisė, teksa kjo e fundit po tregohet e kujdesshme pėr tė mos nxitur incidente mė tė rėnda.



Ngjarja
Nga dėshmitė mėsohet vrasja ka zanafillėn paraditen e sė enjtes kur viktima ėshtė konfliktuar me autorėt, nga qyteti i Vlorės, pasi 35 vjeēari kishte folur greqisht. Sherri ka vazhduar gjatė pasdites, pėr tė degjenuar mė pas, gjithnjė sipas banorėve nė vrasjen e tė riut. Sipas dėshmitarėve makina ka pėrplasur 35 vjeēarin qė po udhėtonte me njė motor ndaj njė shtylle dhe mė pas e ka marrė zvarrė motorin disa metra mė tutje. Autorėt janė larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanė hyrė nė njė rrugė dytėsore, ku dhe janė ndaluar nga policia. Policia thotė se ka ndaluar 7 persona, nga qyteti i Vlorės si tė pėrfshirė nė vdekjen e 35 vjeēarit, ndėrsa nuk ka dhėnė ende njė version tė saktė tė ngjarjes, por shton se vazhdojnė hetimet. Emrat e personave tė ndaluar janė Aleksandėr Lavdosh Gjokaj 21 vjeē banues nė Vlorė i padėnuar mė parė. Bledar Engjėll Meminaj 22 vjeē banues banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Andi Petrit Kotorri 25 vjeē banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Juxhin Mentor Mustafaraj 23 vjeē banues nė Tiranė, i padėnuar mė parė. Dijon Gjolek Bushi 19 vjeē banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Fabjon Fatosh Jahaj 21 vjeē banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Endrit Zeqir Salataj 22 vjeē banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Si dhe ėshtė shpallur nė kėrkim policor shtetasi Ilir Muka.
Banorėt kanė kėrkuar drejtėsi dhe thonė se nėse nuk plotėsohen kėrkesat e tyre kėrcėnojnė me bllokim sėrish tė aksit rrugor. Ende nuk dihen detajet e kėrkesave tė banorėve.

Vrasja nė Himarė, policia prangos 7 persona, Ilir Muka nė kėrkim
Pas njė sherri pėr motive etnike dhe vrasjes me dashje tė shtetasit nga Himara Aristidh Guma nė Himarė, ngjarje pėr tė cilėn banorėt bllokuan rrugėn me orė tė tėra gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij dje, policia e Vlorės ka arrestuar ditėn e djeshme 7 persona dhe nė kėrkim ėshtė njė i tetė. Burime nga policia e Vlorės konfirmuan se tė arrestuarit janė 21 vjeēari nga Vlora Aleksander Lavdosh Gjokaj, 22 vjeēari nga Vlora Bledar Engjėll Meminaj, 25 vjeēari Andi Petrit Kotorri, 23 vjeēari Juxhin Mentor Mustafaraj banues nė Tiranė, 19 vjeēari Dijon Gjolek Bushi nga Vlora, 21 vjeēari Fabjon Fatosh Jahaj, 22 vjeēari Endrit Zeqir Salataj edhe kėta tė fundit banues nė Vlorė. Ndėrsa nė kėrkim ėshtė shpallur Ilir Muka. Arrestimi i shtatė personave dhe shpallja nė kėrkim e Ilir Mukės, u bė pasi ata akuzohen si autorė tė vrasjes me dashje dhe pėrkrahjes sė autorit tė krimit, qė i solli vdekjen mbrėmė, himarjotit Aristidh Gumas. Ngjarja ku gjeti vdekjen Aristotel Guma ndodhi ditėn e enjte rreth 22:00, kur Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhėtonin me njė mjet tip Audi, me ngjyrė gri, me targa angleze, njė makinė e drejtuar nga Ilir Muka, nė aksin rrugor tė Himarės, pas njė debati etnik me shtetasin Aristisdh Guma banor i fshatit Himarė i cili po udhėtonte me motoēikletė nė tė njėjtėn rrugė nė vendin e quajtur “Avli”, e kanė pėrplasur fort atė me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinėn dhe ėshtė larguar nga vendngjarja. Ndėrkohė, viktima Aristidh Guma ėshtė marrė pėr t’u transportuar nė spitalin mė tė afėrt, por ka vdekur rrugės pėr shkak tė plagėve serioze. Sikundėr bėri tė ditur policia menjėherė pas kėsaj ngjarjeje ata janė larguar dhe janė fshehur nė vendin “Pėrroi i Vishės”, ku i kanė telefonuar tre shokėve tė tyre, shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, tė cilėt udhėtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, nė momentin e ngjarjes. Tre shtetasit, tashmė tė arrestuar, Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj kanė marrė shtetasin Ilir Mukaj dhe janė larguar pėr nė drejtim tė Jalit, me qėllim fshehjen e tij. Nga informacionet e policisė, mėsohet se dje ka qenė pikėrisht Ilir Muka qė rreth orės 13:00, ėshtė konfliktuar pėr motive etnike, me disa banorė tė Himarės. Strukturat e Policisė sė Shtetit vazhdojnė punėn nė mėnyrė intensive pėr kapjen e shtetasit tė shpallur nė kėrkim, Ilir Muka. Ndėrkohė, po punohet nė bashkėpunim me Prokurorinė e Vlorės, pėr sqarimin e rrethanave tė ngjarjes dhe dokumentimin e plotė ligjor tė saj.


Policia negocion me protestuesit, fillon sėrish lėvizja nė rrugė
Aksi rrugor Vlorė-Sarandė u bllokuar sėrish nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, duke bėrė qė makinat e udhėtarėve tė cilėt e frekuentojnė atė gjatė sezonit veror, tė krijojnė radhė tė gjata kilometrike. Rruga pėr nė Himarė numėron deri nė 3 kilometra makina tė ndaluara nė vend, tė pamundura pėr tė lėvizur dot, duke bėrė qė udhėtarėt tė flenė brenda tyre, pa patur mundėsi tė zhvendosen dot. Njė bllokim i tillė i aksit mė tė rėndėsishėm rrugor, nė pikun e sezonit tė verės, ndodhi edhe gjatė javės sė kaluar, pikėrisht gjatė periudhės kur ai kthehet nė njė nga mė tė frekuentuarit pėr pushuesit e rivierės shqiptare.
Gjithēka ka ndodhur pėr shkak tė njė aksidenti i cili i ka marrė jetėn njė tė riu nė rrugėn e Himarės, Aristidh Guma, 35 vjeē. Ky i fundit mėsohet se ėshtė gjendur i vdekur nė orėt e para tė mėngjeist dhe njė orė mė pas, banorėt menjėherė kanė bllokuar rrugėn.
Banorėt kėrkojnė menjėherė zbardhjen e ngjarjes, e cila sipas tyre ka qenė e qėllimshme
Policia e Shtetit bėn me dije se nė Himarė, rruga ėshtė hapur dhe se tani nuk ka asnjė bllokim qarkullimi pėrgjatė saj. Lajmi konfirmohet prej tyre nė mėnyrė paraprake nga policia duke pohuar se ėshtė negociuar me protestuesit dhe se tani rruga rezulton tė jetė e hapur. Aksi rrugor Vlorė-Sarandė u bllokua qė nė orėt e mbrėmjes sė tė enjtes duke krijuar radhė deri nė 3 kilometra makina tė ndaluara nė vend tė pamundura pėr tė lėvizur dot. Gjithēka ka ndodhur pėr shkak tė njė aksidenti i cili i ka marrė jetėn njė tė riu nė rrugėn e Himarės, Aristidh Guma, 35 vjeē. Ky i fundit mėsohet se ėshtė gjendur i vdekur nė orėt e natės dhe njė orė mė pas, banorėt menjėherė kanė bllokuar rrugėn. Nga hetimet paraprake bėhet e ditur se Guma gjendej duke ecur me njė motor mbrėmjen duke hyrė e Premtja, rreth orės 22:30 nė Himarė kur u godit nga pas nga njė automjet qė drejtohej nga njė shtetas kosovar.


Dėshmitari: Nxorėm trupin e 35 vjeēarit, e dėrguam nė spital
Vrasja e shtetasit Aristidh Guma ka sjellė reagimin e menjėhershėm tė banorėve, tė cilėt nė shenjė proteste mbajtėn tė bllokuar rrugėn kryesore pėr gati 13 orė. Por nė saj tė ndėrhyrjes sė forcave tė policisė u bė e mundur zhbllokimi i aksit rrugor, si dhe qetėsimi i banorėve. Ndėrkohė qė nga ana e togave blu u bė e mundur vėnia nė pranga e shtatė personave, si dhe shpallja nė kėrkim e Ilir Mukas. Pėr kėtė ngjarje nuk kanė munguar as reagimet e personave qė kanė qenė prezent ėn vendngjarje. Njėri prej tyre ėshtė edhe njė banor i zonės. “Rreth orės 21:00 mėsuam se njė i ri ėshtė aksidentuar. Me njė banor tjetėr e nxorėm nga motori pėr ta dėrguar nė spital. Rrugės pėr nė spital 35 vjeēari kishte vdekur. Kur u kthyem, rreth orės 22:00 gjetėm rrugėn tė bllokuar nga banorėt. Nė rrugė ishin dhe gra e fėmijė”, tregon njė banor. I pyetur nė lidhje me protestėn e banorėve dėshmitari sqaron se banorėt protestuan pasi policia nuk mori masa pėr ti siguruar jetėn. Ai tregon se mes turistėve qė kanė kaluar natėn nė rrugė ishin dhe gra dhe fėmijė si dhe njė familje nga Maqedonia. Banorėt thanė se nuk do tė lironin rrugėn deri nė orėn 12:00 kur tė bėhet varrimi i tė riut, thotė dėshmitari.



SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi