ILIRIADA PORTAL

Zonat e pėrcaktuara pėr tė lėnė makinėn, kundrejt 100 lekėve pėr ēdo orė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14082010

Mesazh 

Zonat e pėrcaktuara pėr tė lėnė makinėn, kundrejt 100 lekėve pėr ēdo orė




Pėr herė tė parė nė kryeqytet do tė nisė zbatimi i njė projekti pilot pėr parkimin e automjeteve. Tė gjithė kryeqytetasit tė cilėt kanė njė automjet dhe do ta parkojnė atė nė njė nga zonat pilot, duke nisur nga dita e hėnė u duhet tė paguajnė. Tarifa e vendosur me vendim tė kėshillit bashkiak ėshtė 100 lekė ora dhe pėr tė verifikuar qė qytetari nuk e ka shkelur rregullin, i duhet tė blejė njė biletė, ta vendosė atė nė xhamin e makinės dhe mė pas tė rikthehet pėr tė marrė automjetin para skadimit tė afatit. Nė tė kundėrt, nėse rezultojnė shkelje, policia bashkiake do tė marrė me karrotrec automjetin ose do tė vendosė penalizime tė tjera.
Projekti pilot


Sipas Bashkisė sė Tiranės, projekti do tė ndihmojė shumė nė mirėmenaxhimin e trafikut rrotull qendrės sė kryeqytetit dhe nė reduktimin e ndotjeve urbane. Projekti synon tė promovojė zbatimin e politikave tė reduktimit tė lėvizjes me mjete private, duke i dhėnė prioritet lėvizjes me mjetet e transportit publik, biēikleta dhe kėmbėsorėve. Projekti ka si qėllim t’u japė pėrparėsi zonave kėmbėsore nė kryeqytet, si sheshi “Skėnderbej”, ndėrkohė qė synon tė reduktojė nė mėnyrė tė ndjeshme lėvizjet me mjete private motorike. Pak ditė para fillimit tė vėnies nė zbatim tė projektit pilot, pėr administrimin e ri tė sistemit tė parkimit me pagesė, Bashkia e Tiranės ka informuar qytetarėt, lidhur me detajet e kėtij projekti tė rėndėsishėm, i cili synon tė lehtėsojė gjithashtu situatėn e trafikut nė kryeqytet.
Drejtori i Transportit dhe Lėvizshmėrisė nė Bashkinė e Tiranės, Enton Punavija, sqaroi dje se si do tė zbatohet projekti, duke konkretizuar nė njė prej zonave pilot, detajet dhe rėndėsinė e njė nisme tė tillė.
Zbatimi i iniciativės


“Jemi kėtu pėr tė risensibilizuar opinionin publik, se duke filluar nga dita e hėnė, pra pas datės 15, do tė fillojė aplikimi i sistemit tė ri tė parkimit publik me pagesė, njė sistem i ri administrimi, tė cilin ne e kemi lanēuar edhe dy javė mė parė, dhe qė konsiston nė ndarjen e shitjes sė biletės nga kontrolli i parkimit me pagesė”, sqaroi Punavia. Sipas tij, janė vendosur pikat tė cilat do tė bėjnė tė mundur shitjen e biletave tė parkimit. Bileta konsiston nė gėrvishtjen e vitit, muajit, datės dhe orės sė fillimit tė vendqėndrimit me pagesė. Bileta ėshtė njėorėshe, dyorėshe dhe triorėshe.
Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm pėr Bashkinė e Tiranės, lidhur me menaxhimin e trafikut dhe lehtėsimin e tij nė qytetin e Tiranės, nė dhėnien prioritet tė transportit publik dhe tė zonave kėmbėsore. Projekti do tė fillojė tė zbatohet pas datės 15 gusht, nė dy zona kryesore tė Tiranės: bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, e disa akse rrugore rrotull tij, sheshi “Italia”, pranė stadiumit “Qemal Stafa”. “Qėllimi ėshtė ngritja e njė sistemi tė ri administrimi tė parkimit, ku tė ndahet sistemi i shitjes sė biletės nga sistemi i kontrollit”, theksoi Punavia.
Kontrolli


Strukturat e policisė bashkiake do tė bėjnė kontrollin dhe do tė marrin masat pėrkatėse administrative. Pėr kundėrvajtėsit e sistemit do tė aplikohen sanksionet e parashikuara nė Kodin Rrugor, tė cilat arrijnė deri nė heqjen e mjetit me karrotrec. Disa pika shitjeje do tė vendosen nė afėrsi tė vendparkimeve publike me pagesė, tė parashikuara nė projektin pilot, nė distanca tė afėrta, duke u mundėsuar qytetarėve lehtėsinė e pajisjes me biletė, nė ēdo moment qė ata do tė vendosin tė parkojnė mjetet nė zonat e mėsipėrme. Sipas bashkisė zonat do tė jenė tė pajisura me sinjalistikėn e nevojshme rrugore. Projekti parashikon fillimin e aplikimit tė pagesės sė tarifės sė parkimit, njėqind lekė ora, miratuar nga kėshilli bashkiak i qytetit.

Shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi