ILIRIADA PORTAL

Katėr variante pėr ēmimin e kasave fiskale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25092010

Mesazh 

Katėr variante pėr ēmimin e kasave fiskale




Tiranė – Administrata tatimore prej dy ditėsh po shqyrton disa variante pėr zbutjen e ēmimit tė kasės fiskale vetėm pėr bizneset qė operojnė nė tregjet e hapura.
Dje u zhvillua njė mbledhje nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve, ku pas diskutimeve u arrit nė disa variante pėr sistemin e ri tė kasės dhe ēmimet e ndryshuara.

Njė variant ėshtė krijimi i njė lloj kase tė vetme pėr bizneset e vogla, duke u qėndruar kushteve kryesore tė transmetimit tė tė dhėnave nė rrjet. Kjo lloj kase do t’u pėrshtatet vetėm tregtarėve tė lirė dhe do tė shitet me njė ēmim mė tė ulėt se aktuali.

Alternativa e dytė janė kasat e shitura para njė viti, tė cilat dolėn jashtė pėrdorimit dhe nuk i pėrputheshin me vendimet e qeverisė pėr transmetimin e tė dhėnave. Kėto lloj kasash janė blerė nga shumė tregtarė, dhe nė mėnyrė qė tė mos ketė kosto shtesė, propozohet qė tė negociohet me shoqėritė e autorizuara pėr adaptimin e kasės sipas modelit tė ri.

Varianti i tretė lidhet me shpenzimin e kryer pėr pajisjen fiskale, i cili do t’i njihet subjektit nė bilancin vjetor, duke reduktuar nė njė farė mėnyre normėn e detyrimit tatimor.

Njė tjetėr variant lidhet me mundėsinė e rishikimit tė TVSH-sė, norma e tė cilit ėshtė 20 pėr qind. Njė pėrjashtim i kėsaj takse te pajisja fiskale e ul automatikisht ēmimin. Kėtė propozim e ka mbėshtetur edhe vetė kryeministri Sali Berisha, duke e bėrė variantin mė tė mundshėm pėr tu realizuar.

Megjithatė, tatimet sqarojnė se opsioni mė i mundshėm ėshtė krijimi i njė kase tė posaēme vetėm pėr subjektet e vogla qė shesin nė tregjet e hapura, ndėrsa pėr tė tjerėt do tė vijohet tė aplikohet sistemi i gjobave.
start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi