ILIRIADA PORTAL

Krimi nė familje, burri vret gruan dhe mė pas qėllon veten nė kokė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25092010

Mesazh 

Krimi nė familje, burri vret gruan dhe mė pas qėllon veten nė kokė




TIRANĖ- Njė burrė vrau gruan e tij me pistoletė dhe mė pas ekzekutoi veten dje pasdite rreth orės 17:00, nė rrugėn "Lidhja e Prizrenit", nė njė bllok pallatesh tė njohur si tė Gardės sė Republikės, nė katin e katėrt tė pallatit me numėr 17. Ngjarja u njoftua dje nė mbrėmje rreth ores 19:30, por dyshohet tė ketė ndodhur dy orė para se trupat e tyre tė gjendeshin nga njėri prej djemve tė ēiftit. Panajot Profka, 48 vjeē, dhe bashkėshortja e tij Merita Profka, 52 vjeēe, u gjetėn nė dhomėn e tyre tė gjumit nė katin e katėrt, tė mbytur nė gjak, ndėrsa ishin qėlluar me armė nė kokė. Dyshimet e para tė policisė nė lidhje me ngjarjen janė se Panajoti, ka qėlluar me pistoletė bashkėshorten Merita dhe mė pas ka shtėnė mbi veten. Gruaja mėsohet se ka marrė njė plagė nė pjesėn anėsore tė kokės dhe dyshimet e policisė janė plaga me drejtim hyrės nga krahu i majtė dhe dalės nė krahun e djathtė. Pėr bashkėshortin, burimet thanė se ka pasur njė plagė qė mendohet tė jetė hyrėse nga krahu i djathtė dhe dalėse nė tė majtė tė kokės. Gjithsesi ekzaminimet mjeko- ligjore pritet tė konfirmojnė saktėsisht mekanizmin e vrasjes sė dyfishtė qė shkaktoi njė tragjedi.


Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por burimet e policisė thanė dje nė mbrėmje se ēifti prej kohėsh jetonte i ndarė dhe takoheshin shumė rrallė, pėr shkak tė fėmijėve.
Kohėt e fundit, mėsohet se ēifti kishte tentuar tė rilidhej, pėr shkak tė dy djemve tė tyre, ndėrsa mė parė ata kishin jetuar nė rrugėn "Lef Sallata" tė qytetit tė Vlorės, dhe prej dy vitesh ata kishin ardhur tė jetonin nė kryeqytet nė njė apartament pranė Gardės sė Republikės. Mėsohet se para ngjarjes bashkėshortėt kanė pasur njė debat mes tyre nė banesė dhe mė pas Panajoti, ka qėlluar me pistoletė gruan e tij duke e lėnė tė vdekur nė vend, dhe mė pas e ka drejtuar armėn drejt vetes, duke shkaktuar kėshtu vdekje tė menjėhershme. Trupat e pajetė tė ēiftit me origjinė nga Vlora janė gjetur nė dhomėn e gjumit. Policia sqaron se ishin prindėr tė dy fėmijėve. Merita ėshtė gjetur nga policia e shtrirė nė shtrat, ndėrsa bashkėshorti ėshtė gjetur i mbėshtetur pas murit mes njė pellgu gjaku, pėrballė shtrati ku dergjej e shoqja. Trupat e tyre mėsohet se janė gjetur nga njė prej djemve tė ēiftit Profka, ndėrsa mė pas fqinjėt kanė njoftuar policinė.
Menjėherė nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur forcat e shumta tė policisė, hetues dhe eksperte tė cilėt morėn nė pyetje tė afėrm tė ēiftit si dhe banorė tė zonės pėr tė mėsuar mbi marrėdhėniet e tyre dhe shkaqet qė ēuan nė kėtė fund tragjik pėr ēiftin Profka.


Nė vendin e ngjarjes ekspertėt kanė administruar armėn me tė cilėn dyshohet tė jetė kryer krimi, njė pistoletė e markės "TT",dy gėzhoja plumbash, si dhe objekte tė tjera qė pėr hetuesit janė vlerėsuar si prova pėr hetimin. Specialistėt e hetimit, kanė kėrkuar ndonjė shėnim apo letėr tė mundshme qė mund tė ishte lėnė, por asnjė gjė e tillė nuk ėshtė gjendur. Pas kėqyrjes sė kryer nga ekspertėt dhe pjesėtarė tė grupit hetimor, policia ka marrė deklarimet e personave dėshmitarė nė vendin e ngjarjes, fėmijėt e ēiftit, si dhe persona tė tjerė qė mund tė kishin dijeni mbi ngjarjen. Nga hetimet paraprake tė kryera nga policia mėsohet se Profka ka mbėrritur dje nga Vlora nė kryeqytet. Shkak pėr ngjarjen, dyshohet marrėdhėnia e ēfitit e cila nuk ishte mundur tė rindėrtohej pas divorcit tyre.

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi