ILIRIADA PORTAL

I shoqi vret organizatoren e 100-vjetorit tė Nėnė Terezės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26092010

Mesazh 

I shoqi vret organizatoren e 100-vjetorit tė Nėnė Terezės




Ngjarja ndodhi rreth orės 19:20, nė apartamentin e katit tė katėrt tė njė pallati pranė Gardės sė Republikės. Viktimė e ngjarjes sė rėndė ėshtė Merita Profka (Agalliu), kryetare e Fondacionit “Rruga e Paqes”, e cila kėtė vit organizoi aktivitetin nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė Nėnė Terezės. Autori i vrasjes sė gruas, e njėkohėsisht edhe viktima tjetėr e krimit nė familje, ėshtė bashkėshorti i saj, Panajot Profka, njė ish-ushtarak, i cili sė fundmi kishte filluar tė luante bixhoz, duke u zhytur nė borxhe. Sipas policisė sė Tiranės, borxhet dhe gjendja e vėshtirė e ish-ushtarakut dyshohet se kanė qenė edhe motivi i krimit tė rėndė qė ndodhi mbrėmjen e djeshme. Bashkėshortėt Profka, me origjinė nga Vlora, prej rreth njė viti nuk jetonin mė bashkė, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė vazhdueshme qė kishin pikėnisje debatet pėr borxhet e shumta tė 50-vjeēarit. Kryetarja e Fonacionit “Rruga e Paqes”, 48-vjeēarja, Merita Profka, jetonte me dy djemtė e saj, tė dy studentė, nė apartamentin me qira qė kishin marrė prej rreth 3 vitesh nė Tiranė, ku edhe u qėllua pėr vdekje nga bashkėshorti. Ndėrkohė, ish-ushtaraku 50-vjeēar, Panajot Profka, jetonte nė njė shtėpi nė Vlorė, ku kishte jetuar me familjen para se tė transferoheshin nė kryeqytet. Ēifti ende nuk e kishte shpallur zyrtarisht divorcin, por sipas tė afėrmve, nė rrugė jo zyrtare ata ishin tė ndarė.
NGJARJA
Burime nga policia e Tiranės, e cila filloi hetimin e ngjarjes, janė shprehur se Panajot Profka kishte rreth njė javė qė ishte kthyer nga Vlora nė Tiranė, pėr t’i kėrkuar para bashkėshortes sė tij, Meritės. Dyshohet se ai kishte krijuar borxhe, tė cilat nuk ka arritur t’i kthente. Pėr kėtė arsye ata kishin konflikte tė herėpashershme, pasi bashkėshortja i jepte para, ndėrsa ai i harxhonte tė gjitha nė bixhoz. Debati i fundit pėr kėtė temė ka ndodhur mbrėmjen e djeshme. Policia tha se 48-vjeēarja ia kishte bėrė gjėrat e qarta tė shoqit qė nuk do i jepte mė asnjė qindarkė, nėse ai nuk do largohej nga bixhozi. Mbrėmjen e djeshme Panajot Profka ka shkuar nė apartamentin ku banonte bashkėshortja e tij, e cila nė atė moment ishte shtrirė pėr tė pushuar nė dhomėn e gjumit. Nė shtėpi nuk ndodhej asnjėri prej djemve tė tyre, pasi i madhi ndodhej nė Vlorė, ndėrsa djali i vogėl kishte dalė me shoqėrinė. Debati mes bashkėshortėve ka nisur menjėherė sapo 50-vjeēari ėshtė futur nė dhomėn e fjetjes. Ai i ka folur viktimės pa pritur qė ajo tė ngrihej nga krevati duke shkaktuar njė debat tė fortė, i cili pėrfundoi me vdekjen e dy protagonistėve. Grupi hetimor sqaroi mbrėmė se ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, madje dyshohet tė ketė qenė e paramenduar nga autori. Pas debatit me tė shoqen, ai ka nxjerrė nga brezi njė pistoletė qė e mbante pa leje dhe pasi ia ka vėnė nė kokė tė shoqes, e ka shkrepur. Gruaja ka vdekur nė vend, ndėrsa i shoqi qėlloi menjėherė edhe veten. Policia u njoftua pėr ngjarjen nga djali i vogėl i ēiftit, i cili kur ėshtė kthyer nė shtėpi, ka parė tė gjakosur dy prindėrit.

ETLEVA DELIA

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi